𝐍𝐣𝐞̈ 𝐠𝐫𝐮𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐥𝐮𝐛 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐦𝐞 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢
/𝙉𝙟𝙤𝙝𝙚̈𝙨 𝙞 𝙨𝙝𝙠𝙚𝙣𝙘𝙖𝙫𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙢𝙚𝙙𝙞𝙖𝙫𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙧𝙚𝙩𝙤𝙧𝙞𝙠𝙚̈𝙨/
Flutra Kusari, “juristja e mediave” me njëanshmëri ballkanike, e sheh mizën në oborrin e huaj por jo bullicën në të sajën.
AGK dhe gruaja në fjalë e ka një detyrë të moçme: të sulmojnë primitivisht çdo gjë që vjen nga qeveria Kurti, ndërkohë që heshtin me një “profesionalizëm” kur propaganda e oligarkëve mediatikë terrorizon këtë popull me manipulime, panikë lufte, dezinformata dhe fabrikime të paskrupullta të lajmit dhe analizave.
Kur gazetarët kapen duke fabrikuar lajme, duke censuruar të vërtetën ose duke shërbyer si zgjatime të partive të vjetra, kjo grua dhe AGK heshtin. Nuk ka problem! Kur gazetarët sulmohen nga ata që kjo grua dhe grupet e saj të interesit i mbrojnë; heshtin si pacovat laramana të zhytur n’miell.
Por sapo qeveria e pakorruptuar Kurti guxon të kritikojë fabrikat e propagandës dhe manipuluesit e informacionit, ajo dhe AGK piskasin pak dhe thonë se “liria e shtypit është në rrezik!”
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Po kush po e rrezikon gazetarinë e pavarur? Qeveria, që denoncon krimin dhe dezinformatat, apo njerëz si Flutura Kusari dhe klubi AGK, që me standarde të shtatëfishta po e shkatërrojnë besimin në gazetari dhe në median e lirë? Sepse nëse një gazetare/gazetar i ndershëm ka frikë të dalë kundër një rrjeti të kapur, atëherë nuk kemi më gazetari, por propagandë.
AGK dhe kjo grua nuk ka asnjë besim tek gazetarët e ndershëm, tek ata që duan të raportojnë të vërtetën, pa marrë urdhra nga padrinot e mediave.
Kjo grua dhe AGK mbrojnë ata që i shërbejnë agjendave të caktuara dhe godasin ata që guxojnë të thonë ndryshe. Kjo nuk është mbrojtje e lirisë së shtypit; ncuk, ky është shkatërrim i gazetarisë dhe i lirisë së shprehjes.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!