𝐏𝐬𝐞 𝐗𝐡𝐚 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐨𝐭 𝐭𝐮𝐚𝐣𝐚: 𝐒𝐡𝐩𝐢𝐟𝐣𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐬𝐡𝐭𝐲𝐦𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢
Nga Gëzim Mekuli
Janë nervozë pse Albin Kurti refuzon të jetë i pranishëm në televizionet që vetëm shpifin, propagandojnë dhe helmojnë opinionin publik. Arsyeja është e thjeshtë bre: debati kërkon argumente, arsyetime dhe fakte, ndërsa ju po ofroni vetëm zhurmë, grimasa, pshtymë dhe baltë.
Gazetaria është mision, e për ju nervozana gazetaria është një fabrikë shpifjesh dhe lajmesh të porositura. Në vend që të informoni, ju dezinformoni. E ju po hallakateni pse spo ju vjen xha Kurti në kolibat e juaja!
Në vend që të kërkoni të vërtetën, ju prodhoni narrativën serbe të 1878-ës. Dhe këtë e bëni me një arrogancë të turpshme, duke shpresuar që zhurma juaj të mbulojë mungesën e fakteve.
Xha Kurti nuk ka pse të jetë pjesë e pokerit të juaj. Lideri i vërtetë nuk përulet përpara mediave që u shërbejnë interesave të errëta.
A ju kujtohet Thomas Jefferson? Ja çka thoshte ai: “Një media që nuk thotë të vërtetën është më e rrezikshme se një ushtri e armatosur.”
𝐁𝐨𝐬𝐬𝐚 𝐞 𝐠𝐚𝐳𝐝𝐚𝐫𝐢𝐜𝐚,
Ju nuk jeni zëri i popullit; ju jeni faqja e zezë! Ju jeni zëri i atyre që e kanë blerë mikrofonin tuaj dhe juve komplet me tesha veshë.
Nuk kërkoni llogaridhënie; ju kërkoni spektakël; doni BIGBROTHER.
Ju nuk dini të bëni pyetje për të ndriçuar, bëni pyetje për të zhurmuar. Dhe kur nuk merrni përgjigjen që dëshironi, shpikni, gënjeni, gënjeni dhe shpifni; Manipuloni, shtrëmbëroni.
𝐐𝐲𝐪𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐪𝐲𝐪𝐞𝐣𝐤𝐚,
Xha Kurti nuk vjen tek ju, ncuk. Sepse Kurti nuk u shërben spin doctorëve të manipulimit. Ai flet përballë popullit, jo përballë megafonëve të klaneve të korruptuara.
Dhe e dini çfarë? Populli e kupton këtë. Kjo është arsyeja pse ju vetëm bërtisni e hallakateni, por askush nuk ju dëgjon.
Me budallenjtë nuk bëhet debat, por vetëm zhurmë. E pra, kjo është arsyeja pse Xha Albin Kurti refuzon të jetë mysafir në kolibat që shpifin, gënjejnë dhe ofendojnë pa asnjë fakt apo argument.
Mos u bëni nervoz sot, më mirë priteni 9 shkurtin.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!