𝑲𝒖𝒓 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒅𝒂𝒍𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒈𝒂𝒛𝒆𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒕 𝒔𝒆̈ 𝒍𝒆̈𝒑𝒊𝒓𝒖𝒓𝒊 𝒑𝒓𝒂𝒑𝒂𝒏𝒊𝒄𝒆̈𝒏 𝒆 𝑽𝒖𝒄̧𝒊𝒒𝒊𝒕?
Presidenti i Ukrainës, Zelenski, ka shpërthyer ndaj gazetarit amerikan Tucker Carlson për përhapjen e tregimeve proruse dhe manipulimin e opinionit publik.
Në një intervistë të fundit, Zelenski e akuzoi hapur Carlsonin se është në shërbim të Putinit dhe se përhap gënjeshtrat dhe propagandën e Kremlinit.
“𝐊𝐣𝐨 𝐥𝐥𝐨𝐣 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐬𝐠𝐣𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐯𝐞𝐜̧𝐬𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐢 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭,” deklaroi ai, duke e akuzuar Carlsonin për mbështetje të hapur ndaj propagandës ruse. “𝐀𝐢 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐣𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐥𝐞̈𝐩𝐢𝐫𝐮𝐫𝐢 𝐩𝐫𝐚𝐩𝐚𝐧𝐢𝐜𝐞̈𝐧 𝐞 𝐏𝐮𝐭𝐢𝐧𝐢𝐭,” tha Zelenski.
Duke parë këtë reagim të qëlluar dhe të ashpër, është e pamundur të mos bëjmë një krahasim me disa gazetarë në Kosovë, të cilët vazhdimisht mbajnë qëndrim të butë ndaj Serbisë së Vuçiqit. Këta gazetarë, me qasje kinse “neutrale”, shmangin kritikën e drejtpërdrejtë ndaj Beogradit dhe bëhen edhe zëdhënës të qëndrimeve serbe duke ju gjujtë Albin Kurtit sipas recetës së Beogradit.
Sikurse Carlson, edhe analistë përhapin propagandë që relativizojnë agresionin serb, përsërisin fjalët e Vuçiqit dhe heshtin për krimet e Serbisë. Këta “gazetarë” nuk e kanë problem të shërbejnë si zbutës të imazhit të Beogradit që refuzon të pranojë Pavarësinë e Kosovës.
Të dashur lexues,
kur Zelenski kërkon nga gazetarët të ndalojnë shërbimin ndaj Putinit, edhe në Kosovë duhet të shtrohet pyetja: 𝑲𝒖𝒓 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒅𝒂𝒍𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒈𝒂𝒛𝒆𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒕 𝒔𝒆̈ 𝒍𝒆̈𝒑𝒊𝒓𝒖𝒓𝒊 𝒑𝒓𝒂𝒑𝒂𝒏𝒊𝒄𝒆̈𝒏 𝒆 𝑽𝒖𝒄̧𝒊𝒒𝒊𝒕?
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!