“𝗘̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗯𝘂𝗱𝗮𝗹𝗹𝗮𝗹𝗹𝗲̈𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗼𝘀𝗵 𝗺𝗲 𝗮𝘁𝗮 𝗾𝗲̈ 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗻”!

27
Jan
2025
Shkruan: Gëzim Mekuli


“𝗘̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗯𝘂𝗱𝗮𝗹𝗹𝗮𝗹𝗹𝗲̈𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗼𝘀𝗵 𝗺𝗲 𝗮𝘁𝗮 𝗾𝗲̈ 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗻”. 𝗣𝘀𝗲 𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗲𝘁, 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐏𝐥𝐚𝐭𝐨𝐧𝐢𝐭, 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝘂𝗱𝗮𝗹𝗹𝗮𝗹𝗹𝗲̈𝗸 𝗱𝗵𝗲 𝐭𝐞̈ 𝗿𝗿𝗲𝘇𝗶𝗸𝐬𝐡𝐦𝐞. 𝗩𝗲̈𝗿𝗲𝗷𝘁𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 “𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗲𝘁” 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈
Kur përballemi me mendime të kundërta, ne i kthehemi debatit, apo jo? Por ka një dallim të thellë midis “dialektikës”, që kërkon të vërtetën përmes diskutimit-kuvendimit, dhe “debatit”, që është vetëm një sport i egos, me fitues dhe humbës.
Platoni, filozofi i lashtë grek, e përçmonte artin e debatit sepse, sipas tij, shumica e njerëzve nuk e kërkojnë të vërtetën, por thjeshtë duan të fitojnë. Ky recept vlenë edhe për shumicën e “debateve” tona, ku shpesh përplasjet janë të mbushura me sulme personale dhe retorikë boshe, jo argumente të mirëfillta.
Në kohën e Platonit, sofistët ishin mjeshtër të fjalës, të cilët i mësonin njerëzit si të bindnin turmat dhe të fitonin debate; pavarësisht nëse kishin të drejtë, apo jo?
Platoni i kritikoi ashpër sofistët, duke i quajtur mashtrues që ushqenin kotësinë e njerëzve dhe shtrëmbëronin të vërtetën.
Në Prishtinë dhe Tiranë, politikanët dhe debatuesit televizivë ndjekin të njëjtën rrugë:
1. Sulme personale (ad hominem): Për shembull, në vend që të diskutohet një projektligj apo si të mbrohemi nga Beogradi, debati zhvendoset në jetën private të politikanëve.
2. Dilema të rreme: Në diskursin publik shpesh dëgjojmë fraza si: “Ose mbështes këtë parti, ose je kundër zhvillimit të vendit.” “Albini punon për Serbi”, “”Donika është spijune”, “Qeveria Kurti ka vjedhë”…etj.
3. Devijime nga tema: Politikanët tanë shmangin pyetjet konkrete, duke folur për “arritje” të tjera pa lidhje, pa peshë e pa argumente.
Pyes, a janë debatet tona sall humbje kohe, të nderuar lexues?
Një problem madhor në Kosovë dhe Shqipëri është shndërrimi i debateve publike në cirkus dhe spektakle boshe, ku përqendrimi nuk është tek zgjidhja e problemeve, por tek përplasja për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Në vend që të trajtohen çështje jetike si arsimi, politika (Serbia) apo ekonomia, shumë debate televizive mbesin në sulme personale, britma, piskama, pështymë dhe retorikë boshe.
Platoni do të argumentonte se angazhimi në këto debate është “𝐡𝐮𝐦𝐛𝐣𝐞 𝐤𝐨𝐡𝐞”, sepse, siç thoshte ai, “𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐮𝐝𝐚𝐥𝐥𝐚𝐥𝐥𝐞̈𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭𝐨𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐧”. Përkundrazi, energjia duhet të përqendrohet në dialog të mirëfilltë, ku palët kërkojnë zgjidhje dhe mirëkuptim.
Të dashur lexues,
Debatet në Kosovë nuk sjellin përfitime për të përgjithshmen; për popullin. E them këtë sepse, nëse dikush ka argumente të zbrazëta, sulmon personalisht ose i shmanget temës, atëherë debati me këta njerëz është i kotë. Në vend që të shpenzohet kohë për të fituar një “sport” fjalësh, duhet ndjekur qasja dialektike, që kërkon zgjidhje, mirëkuptim dhe të vërtetën.
Dikush mund të thotë: “Në një vend ku të gjithë duan të fitojnë, kush do të kërkojë të vërtetën?” Kjo është pyetja që çdo qytetar dhe politikan, në Kosovë dhe Shqipëri, duhet ta mendojë sinqerisht dhe seriozisht.
𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐟𝐬𝐡𝐦𝐞; 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬 𝐞 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐛𝐮𝐝𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞̈!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/01/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk