𝗞𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗶 𝗠𝗲𝗸𝘂𝗹𝗶𝗣𝗿𝗲𝘀𝘀: 𝗘𝗱𝗶 𝗥𝗮𝗺𝗮, 𝗺𝗷𝗲𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶 𝗶 𝗺𝗮𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗮𝗴𝗮𝗻𝗱𝗲̈𝘀

04
Feb
2025
Shkruan: Gëzim Mekuli


𝗞𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗶 𝗠𝗲𝗸𝘂𝗹𝗶𝗣𝗿𝗲𝘀𝘀: 𝗘𝗱𝗶 𝗥𝗮𝗺𝗮, 𝗺𝗷𝗲𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶 𝗶 𝗺𝗮𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗮𝗴𝗮𝗻𝗱𝗲̈𝘀
Edi Rama, mjeshtri i populizmit, përsëri u kthye me një fjalim pompoz për zgjedhjet, duke përdorur retorikën e tij të zakonshme, ku përzien histori, patriotizëm të rremë dhe një dozë të mirë frikësimi ndaj opozitës.
Le ta analizojmë këtë fjalim retorik ashtu siç e meriton. Ja po e citojmë fjalimin e tijë fjalë për fjalë:
𝟭. “𝗩𝗼𝘁𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝘁𝗲̈ 𝗲 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗮 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗴𝘂𝗿 𝗶 𝗵𝗲𝗱𝗵𝘂𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝗻𝗲𝘁𝗲̈”
Po mirë, zoti Rama, ku është kënetë dhe ku është mali? Shqipëria është sot një vend nga ku të rinjtë largohen me dhjetëra mijëra, ekonomia është e kapur nga oligarkët, korrupsioni ka arritur majat, dhe ti thua se vota për këdo tjetër përveç teje është “e hedhur në kënetë”? E qartë, kënetën e ke ndërtuar vetë, duke zhytur vendin në borxhe dhe klientelizëm.
𝟮. “𝗡𝗲 𝗽𝗿𝗲𝗺𝘁𝗼𝗷𝗺𝗲̈ 𝗮𝘁𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗲𝗺𝗶 𝗻𝗲̈ 𝗱𝗼𝗿𝗲̈”
Saktë, por çfarë keni në dorë? Keni tenderat e fryrë, paratë publike të shpërndara për klientët tuaj, mediat e kapura që të japin lajmet siç të duhen ty, dhe policinë e korruptuar që bën sikur lufton krimin, por në fakt u shërben kriminelëve. Nëse ky është suksesi që ke në dorë, atëherë është e qartë pse shqiptarët nuk e duan më këtë model qeverisjeje.
3. “𝑫𝒐 𝒕𝒂 𝒄̧𝒐𝒋𝒎𝒆̈ 𝒂𝒎𝒂𝒏𝒆𝒕𝒊𝒏 𝒆 𝑮𝒋𝒆𝒓𝒈𝒋 𝑲𝒂𝒔𝒕𝒓𝒊𝒐𝒕𝒊𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝑰𝒔𝒎𝒂𝒊𝒍 𝑸𝒆𝒎𝒂𝒍𝒊𝒕 𝒏𝒆̈ 𝑩𝑬”
Nuk dihet nëse Skënderbeu ka kërkuar ndonjëherë të futej në BE, por një gjë është e sigurt: po të shihte se si Shqipëria është kthyer në një vend me papunësi masive, varfëri dhe korrupsion galopant, me siguri do të kishte dalë përsëri në luftë, këtë herë kundër qeverisë tënde. Patriotizmi yt është thjesht një kartë elektorale e konsumuar që askush nuk e beson më.
𝗧𝗮𝗻𝗶 𝗽𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶 𝗽𝘆𝗲𝘁: “𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶 𝗶 𝗛𝗮𝗽𝘂𝗿” 𝘀𝗲𝗿𝗯 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁 𝗶 𝗦𝗸𝗲̈𝗻𝗱𝗲𝗿𝗯𝗲𝘂𝘁? Thikat pas shpine ngulë Kosovës, dhe Kryeministrit Kurti, në kohë zjarri dhe sulmit terrorist serb ndaj Kosovës, ishin frymëzim i Ismail Qemalit?
Aleanca me Serbinë dhe bllokada që i bëtë bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës, pra me Qeverinë e pakorruptuar Kurti, (për hatër të Serbisë) ishin në frymën e Gjergj Kastriotit dhe të Ismail Qemalit? Ncuk! Ti ishe e kundërta e politikës së Kastriotit dhe Qemalit; ti ishe dhe je rrënuesi, përbuzësi dhe poshtëruesi i idealeve të tyre.
𝟰. “𝗦𝗵𝘂𝗺𝗶𝗰𝗮 𝗲 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗲𝗻𝘁𝗲̈𝘃𝗲 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗶𝗻 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗮 𝘃𝗼𝘁𝗼𝗷𝗻𝗲̈”
Po cilët studentë bre? Ata që largohen çdo vit me mijëra për të mos u kthyer më? Ata që paguajnë tarifa të larta për universitete ku cilësia e arsimit është në rënie të lirë? Apo ata që nuk kanë mundësi punësimi sepse tregu i punës dominohet nga klientët e qeverisë tënde? E vetmja mënyrë që një student të mbështesë qeverinë tënde është ose të ketë përfitime të drejtpërdrejta prej saj, ose të ketë mbaruar “Akademinë e Propagandës Rama”. Ncuk, këto përralla nuk kalojnë Edi dRama.
𝟱. “𝗡𝗲̈𝘀𝗲 𝘃𝗼𝘁𝗮 𝗲 𝗱𝗶𝗮𝘀𝗽𝗼𝗿𝗲̈𝘀 𝗻𝗮 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗵𝗲𝘁, 𝘁𝗿𝗲𝗴𝗼𝗻 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗲𝗺𝗶 𝗱𝘂𝗿𝘂𝗮𝗿, 𝗽𝘂𝗻𝘂𝗮𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗳𝗶𝘁𝘂𝗮𝗿”
Diaspora? Po ata që janë larguar sepse nuk gjejnë punë dhe siguri në vendin e tyre? Po ata që kur vijnë në Shqipëri dhe tmerrohen me të njëjtat probleme si 20 vjet më parë? Ata e dinë shumë mirë se kush është fajtori kryesor për largimin/dëbimin e tyre masiv.
𝟲. “𝗡𝗲 𝗻𝗮 𝗰̧𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁 𝗺𝗮𝗷𝗲̈𝘀, 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗲̈𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝗻𝗲𝘁𝗲̈”
Ky është një nga ato pohimet më qesharake të Ramës. Cila majë? Majat e korrupsionit? Majat e borxhit publik? Apo majat e hipokrizisë, ku një kryeministër flet për BE-në ndërsa mban nën kontroll çdo institucion demokratik? Po si ka mundësi që gjithë të tjerët qenkan zhytur në kënetë, por vetëm ti dhe oborri yt jeni në “majat” e suksesit? Ncuk, shqiptarët nuk i përbijnë këto manipulime dhe këtë propagandë.
𝙏𝙚̈ 𝙙𝙖𝙨𝙝𝙪𝙧 𝙡𝙚𝙭𝙪𝙚𝙨,
Retorika e dRamës është një përzierje e frikës, manipulimit dhe një dashurie të pashpjegueshme për veten e tij. Ky oligarku politik përdor terma bombastikë për të bindur shqiptarët e shkretë se vetëm ai është shpëtimi i vendit, ndërsa realiteti tregon të kundërtën.
Ncuk! Shqipëria nuk është më vendi i shpresës që ai premton, por një vend ku të rinjtë vetëm largohen dhe ku korrupsioni është kthyer në një sistem qeverisës. Prandaj, ky fjalim nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të mbajtur pushtetin me të njëjtat premtime boshe që tashmë askush nuk i beson më.
As gruaja e tijë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk