Ishim ne që i dham botës lirinë e besimit
Në faqet e pavdekshme të historisë, pak figura ndriçojnë me aq madhështi sa Konstandini i Madh – biri i Ilirisë së lashtë, i lindur në Naisus (sot Nish) më 272 pas Krishtit, në një kohë kur këto troje i takonin vetëm Ilirisë, shumë kohë përpara se valët sllave të shfaqeshin në këto anë. Konstandini, me prejardhje të pastër iliro-dardane, lindi dhe u rrit në zemër të Gadishullit Ilirik, mbi një tokë që kishte njohur vetëm fiset më të lashta, më krenare dhe më të pathyeshme të lashtësisë.
Nga gjaku i fuqishëm ilir dhe nga shpirti i patrembur i kësaj toke të bekuar, Konstandini u ngrit jo vetëm si perandor i Romës, por si ndriçues i botës, si përmbushës i një amaneti të shenjtë të kohërave. Në një epokë të përgjakshme, ku besimi i krishterë përndiqej me shpatë e zjarr, ai u bë mburojë e shpresës dhe shenjë e lirisë.
Me shpalljen e Ediktit të Milanos në vitin 313, ai legalizoi Krishterimin dhe hapi një epokë të re të dinjitetit njerëzor.
Në betejën e Urës së Milvianit, udhëhequr nga vizioni i shenjtë “Në këtë shenjë do të fitosh”, Konstandini kuptoi se fitorja e vërtetë nuk qëndron në pushtetin tokësor, por në triumfin e së vërtetës hyjnore.
Nuk duhet ta harrojmë kurrë: Ishte gjaku ynë ilir – dheu ynë i lashtë – që i dha botës lirinë e besimit!
Është një detyrë e shenjtë që ne, pasardhësit e Ilirisë dhe Dardanisë, ta mbajmë Krishterimin në gjirin e zemrës, si amanetin më të çmuar që na lanë të parët. Sot, rikthimi i shqiptarëve drejt Katolicizmit nuk është një rrjedhë e rastësishme.
Është zgjimi i kujtesës sonë të thellë, është përmbushja e një amaneti të lashtë.
Është thirrja e tokës dhe e gjakut, që kërkon të rijetësojë dritën që dikur u ndez prej nesh për mbarë njerëzimin.
Dhe kështu nga shpatet e Ilirisë, nga gurët e lashtë të Gadishullit Ilirik që ruajnë ende jehonën e hapave të tij, Konstandini i Madh i fali botës një dritë që kurrë më nuk u shua. Nga gjaku i tij, nga dheu ynë, lindi një besëlidhje e re ndërmjet Qiellit dhe Tokës, një urë e shenjtë mbi lumin e vuajtjeve njerëzore. Sot, jehona e atij amaneti kumbon fuqishëm në zemrat tona: të mbajmë gjallë besimin që mbolli gjaku ynë, të mbrojmë dritën që ndezën duart tona, të ngremë kryqin që ngritën shpatullat tona! Ne nuk jemi thjesht dëshmitarë të historisë – ne jemi mishërimi i saj. Në çdo kthim te Altari i Zotit, ne përmbushim një premtim të lashtë; ne e lidhim veten me pavdekësinë.
Iliria lindi Perandorin e Besimit – Arbëria sot rindez flakën e tij!
Erdhi koha të mos i fshehim më rrënjët tona,
të mos harrojmë më kush jemi: bij të dheut të bekuar, bij të amanetit të shenjtë, bij që nuk përkulen, por rilindin, bij që nuk tradhtojnë, por përmbushin!
Lavdi Konstandinit të Madh!
Lavdi Ilirisë dhe Dardanisë së pavdekshme!
Lavdi Krishtit Zot – dritës që na bëri komb të lirë dhe të amshuar!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!