Shumica e moderatorëve të TV-ve të Kosovës me analistët e njejtë janë bërë avokatë të “opozitës”, kurse u bënë “prokurorë” pa fakte të qeverisë Kurti
Kurrë këta moderatorë me analistë nuk i kritikojnë liderët-krerët opozitarë edhe kur i kanë prezent në studiot e tyre.
Ashtu nuk i kritikojnë as prokurorët dhe gjyqtarët që janë vegla të opozitës që e dëmtuan dhe e gjymtuan Kosovën. Shumica e këtyre TV-ve në debatet me “analistët” e tyre nuk meritojnë as t’i shikojmë as t’i dëgjojmë si: “TV 7”,”TV Kanal 10”, “TV Dukagjini”, “ATV”, “TV Klan Kosova”, etj.
I ndjeri Ramiz Alia ish president i Shqipërisë në KTV pas lufte, i pati thënë Adriatik Kelmendit : “Ti bre djalë qenke provokator dhe as pyetje nuk di të bësh”.
Në LPB dhe LDB janë vrarë së paku 8 milionë e 500 mijë dhe 19 milionë ushtarë ( Zbigniev Brzhezhinski). Ushtarë të vrarë më shumë se dy herë se sa civil. Kurse në Kosovë 1998 – 12 qershor 1999 janë vrarë 8.214 civilë dhe 1.950 pjesëtarë të UÇK-së ( Ferdane Beqiri). Më shumë se 4 herë janë vrarë civil shqiptarë se sa ushtarë shqiptarë. Berisha mbeti vendi i vetëm i pashkelur nga forcat serbe. Burime nga UNHCR-ja nga Kosova janë dëbuar 910.379 shqiptarë (Qemal Aliu, Kosova Press Agjencia e flakëve të luftës Prishtinë, 2004). Masakrat , vrasjet dhe dëbimet e mbi 900 mijë shqiptarëve e sollën NATO-n në Kosovë.
NATO-ja e çliroi Kosovën nga ajri dhe nga toka.
Lavdi u qoftë të gjithë atyre që derdhën gjakun për Kosovën.
Pas luftës nga 13.458 ushtarë u bënë rreth 65 mijë veteranë (51.542 veteranë të rrejshëm për vota). Kasta ushtarako-politike e Kosovës e refuzoi Këshillen e mikut James Rubin : “Ju krahu i luftës është mirë që të lëshoni pushtetin dhe të shkoni në shtëpi nëse dëshironi të merrni me veti pak nder që ju ka mbetur akoma”.
Shpërngulja e shqiptarëve ka filluar që në kohën e opozitës e sdm. në vitet 2014-2015. Ashtu njohjet ndërkombëtare kanë ngecur në kohën e qeverisjes së opozitës. Moderatorët dhe analistët asnjëherë nuk i kritikuan krerët opozitarë që çdo vit janë humbur me ndërtime rreth 2 mijë ha tokë bujqësore. Një banori në vitin 1991 i takonte 56 ari tokë…, kurse në vitin 2014 një banori i takonin rreth 28 ari tokë bujqësore… Në vitin 2050 me këtë ritëm të ndërtimeve një banor do t’i ketë 0,04 ha tokë bujqësore. ( Qerim Kastrati, Shefqet Sh. Pllana).
Nga pushtetarët opozitarë u privatizuan( u uzurpuan) 178.853 ha tokë bujqësore publike (Asllan Pushka).
Nga AKP-ja, deri më tani (2018) janë privatizuar 1.300 ndërmarrje shoqërore, me një vlerë prej 760 milionë euro… vetëm Kombinati i duhanit të Nishit në Serbi, është shitur… mbi 520 milionë euro (Musa Limani). … Ju as për këtë nuk i kritikuat krerët opozitarë.
Moderatorët me analistë kurrë nuk i kritikuan krerët opozitarë që e copëtuan Kosovën.
2500-8000 ha ia dhanë Maqedonisë në parlament më 2008.
Nga viti 2008-2014 u formuan 7 komuna me shumicë serbe (6 komuna s. i kishte krijuar Millosheviqi u bënë 13 komuna me shumicë serbe).
Më 27 qershor 2013 Kuvendi i Kosovës ratifikon autonomi të veçantë – Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Më 21 mars 2018 me 80 vota pro, Kuvendi i Kosovës ia dhuroi Malit të Zi 8.230 ha.
Votat ia dha parlamentit R.Haradinaj me AAK-në.
Këta moderatorë me analistë nuk i kritikuan krerët opozitarë që e bënë Kosovën multietnike me 38 komuna.
U bënë në Kosovë 58 minishtete serbe
(13 komuna serbe dhe 45 kisha-manastire Zona të mbrojtura me status të veçantë special).
Prishtinë
14.06.2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!