PROFILIN E TRADHTARËVE ME AMBALAZH TË RREJSHËM ATDHETARIE

14
Feb
2023

Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

/ Ribotim/
Disa thënie për
* * *
JA ÇFARË SORTE SHQIPTARËSH KA MES NESH
(Ndarje shqetësimi me një mik nga Kosova)
I nderuar mik, veprimtar i palodhshëm, në këtë vend nuk janë problem vetëm joshqiptarët për mosrealizimin e të drejtave, të lirisë dhe barazisë së shqiptarëve, por:
1.
Ky soj i shqiptarëve bërtasin ditë e natë se duan komb, atdhe e bashkim kombëtar, ndërsa pandalur bëjnë pazare, tregti e biznese edhe me armiqtë, vetëm që të nxjerrin përfitime për vete dhe të afërmit e tyre.
2.
Natën merren me kontrabandë, drogë, prostitucion e krime, ndërsa ditën bëjnë propagandë partiake e fetare sipas armiqve të kombit të tyre.
3.
Votojnë pa kritere çdo vendim e kandidat që u ofrojnë partitë politike të kontrolluara nga agjenturat e hauja dhe çirren se cili më tepër t’i përçajë shqiptarët mbi baza ideologjike, fetare, politike dhe partiake.
4.
Nuk ndjehen krenarë në tokën e vet, por kënaqen kur u shërbejnë të tjerëve, për pak privilegje e para, për një post ose armë në brez.
5.
I lartësojnë mercenarët, hajnat, spiunët, kriminelët, ndërsa i shajnë dijetarët, veprimtarët dhe patriotët e vërtetë, të gjallë e të vdekur, sipas porosive të shërbimeve të huaja që i kullosin si bagëtinë.
6.
Humbjen e vlerësojnë si fitore, ndërsa fitoren si humbje, kur ata vetë nuk janë pjesë e saj.
7.
Nuk përpiqen për krijimin e institucioneve të veta, por lakmojnë të bëhen pjesë e institucioneve të huaja, edhe kur ato janë dëshmuar si armiqësore ndaj shqiptarëve, siç është akademia e “Enciklopedisë maqedonase”, tërësisht antishqiptare.
8.
Shtiren për patriotë të mëdhenj dhe trumbetojnë për bashkim kombëtar, ndërsa nuk shqetësohen kur para hundëve u shkelen të drejtat dhe liritë elementare, edhe kur shohin se vdesin njerëz nga uria në rrethin ku jetojnë.
9.
Kënaqen kur sa më shumë shqiptarë largohen nga vendlindja, që t’u duken më të lira rrugët për t’u krekosur me makina të shtrenjta, pallate luksoze, bjerin kohën nëpër ahengje dhe kanë dëshirë të vishen sipas modës së fundit.
10.
Përditë u zvogëlohet hapësira e jetesës, u tkurren trojet etnike, populli i vet e braktis vendlindjen, u pakohen djepat në vatra, u përdhosen varret e të parëve, u shiten interesat kombëtare, u përgjaken të afërmit nga ekspeditat e huaja policore, u kalben vëllezërit e tyre nëpër burgje pa asnjë faj, ndërsa këta shtiren se nuk shohin e dëgjojnë, sepse shërbimet që i paguajnë i kanë dresuar të jenë memecë dhe të verbër edhe kur nuk duhet.
11.
Këta tregtarë flamujsh, shërbëtorë të djallit dhe njerëz me shpirt mercenari, më lehtë vdesin në beteja të huaja se për lirinë e atdheut.
Këto rriqra që ushqehen nga gjaku ynë duhet të shqiten sa më parë nga trupi i shoqërisë sonë sa nuk e kanë helmuar gjithë trupin e kombit!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk