INTELEKTUAL I PROFILIT FILOZOFIK Vështrim për librin “… Jo vetëm -filozofi e fuqisë zëqiriane”, të autorit Zeqir Durakut

13
Mar
2023

VËSHTRIM

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!


Shkruan:Afrim MORINA

Këto ditë, nga Shtëpia Botuese Artistike “Drenishta”, doli nga shtypi libri “… Jo vetëm -filozofi e fuqisë zëqiriane”, redaktuar nga botuesi Tafil Duraku, që e ka bërë ndarjen në 23 kapituj, të renditura në tri fusha “aforizma, sugjerime dhe maksima”, në mënyrë që lexuesi ta këtë më të lehtë ta kuptojë këtë filozofi.
Zeqir Duraku, tashmë emër i njohur në letrat shqipe, me një stil të veçantë filozofik, në letërsi e publicistikë, dallohet për nga gjuha, figurshmëria dhe trajtesa që bën. Kjo veçanti e dhunti filozofike shihet, ku fjalët, në kuadër të mendimit, që kanë peshë, i shkruan me shkronja të mëdha. Pra, edhe në këtë përmbledhje, redaktuar prej Tafilit, ruhet origjinaliteti dhe filozofia e Tij (autorit). Për të mos e lodhur lexuesin, po fillojmë me analizën, në të cilën do të mundohem ta zbërthejë filozofinë e Zeqës, përmes shembujve të përzgjedhur, të aforizmave, sugjerimeve e maksimave.
(Fq. 8) 11. Vetëm DITURIA e lartë, e thellë dhe e MIRËFILLTË, e bën njeriun dashamirë dhe mik të vërtetë …jo vetëm të njerëzimit, në këte botë!
Ky mendim, sa i thellë dhe kuptimplotë, që, në forma të ndryeshme, është thënë edhe në fjalët e urta shqipe, këtu merr kuptimin e vlerës që duhet ta ketë njeriu, për t’u përballë me situata të papritura, që i sjell jeta. Përmes këtij mendimi, sugjeron njeriun, që, gjatë gjithë jetës, duhet mësuar, duke mos e gënjyer veten, se ka mjaft dituri dhe nuk do të ketë problem kurrë në jetë.
(Fq. 9) 16. VETMIA në vend të HUAJ është -kushedi sa herë ma shumë “VETMI” sesa VETMIA në vendin tënd !
Mendimtarë dhe mërgimtarë, në forma të ndryshme, flasin për vetminë jashtë trojeve kombëtare. Kjo, ndoshta, e ka bërë Zeqën, të jap një mendim pak më të thukët, ngase, vetë e ka përjetuar dhe e përjeton vetminë e mërgimtarit. Thellë në shpirt e ndjen këtë dhe ka shumë mendime rreth kësaj, por, unë e zgjodha këtë, si ilustrim i mendimit për mërgimin. Është një porosi, shumë domethënëse, për të gjithë ata që lakmojnë të dalin jashtë, për shtatë qejfe, se, nevojtarët e dinë, por, i nënshtrohen fatit të jetës, për ta përjetuar vetminë.
(Fq. 24) 13 Mjerë AI i mjeri që MËSON më të pësuar, sepse P Ë S I M I gjithherë kushton, dhe mund të kushtojë shumë …e, tepër SHUMË!
A nuk na ka ndodhur neve në jetë dhe kombit tonë të mësojmë nga gabimet? Ky pësim që na ka ndodhur, nuk kemi mundur ta rregullojmë pa derdhur shumë mund, dije, djersë dhe gjak. Po, gjak, madje shumë, kur ka qenë në pyetje fati i kombit. Apo, na ndodh edhe në ditët e sotme? Ndoshta do të mbushemi mend, të mos mësojmë nga pësimet, për të paguar edhe më shtrenjtë, seç kemi paguar! Një porosi shumë e thuktë, për ata që marrin vesh!
(Fq. 40) 7. LUFTA është e domosdoshme për të pafuqishmit dhe për të dobëtit, sepse të pafuqishmëve dhe të dobëtëve kurrkush nuk iua dëgjon FJALËT, pa iua dëgjuar së pari A R M Ë T!
Mendim i qëllur dhe i bazuar në fatin tragjik të kombit tonë. Gjithë ato përpjekje për ta zhbërë robërinë, me vrasje, burgopsje dhe syrgjynosje, nuk na dëgjonte askush, madje, edhe shtetet që thirren në demokraci, si parim i lirisë dhe i të drejtave të njeriut! Ata na dëgjuan dhe u trazuan kur krisën armët e luftëtarëve të lirisë, nga djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dhanë alarmin, se pas pesëdhjetë vite torturash, vrasjesh, burgosjesh, syrgjynosjesh, shkrimeve dhe fjalëve u ka ardhur fundi.
Që kur njeriu ka filluar të mendojë dhe të jap mendime për polarizimin e të djathtës me të majtën, gjejmë mendime të ndryshme, çka e karakterizon njërën dhe çka e karakterizon tjetrën, cili është qëllimi i njërës dhe cili është qëllimi i tjetrës. Për këtë polarizim mendimesh, Zeqiri ka një mendim shumë të thuktë dhe interesant, siç është shembulli që po e marrim për ilustrim. Ky shembull tregon mëse miri, se cilën kah duhet të merr njerëzimi.
(Fq. 59) 20. Të “MAJTËT” E VËRTËTË” i kanë zemrat në gjokse dhe në koka; kurse, “TË DJATHTËT” i kanë në plëndësa dhe në BYTHA!
Jo çfarëdo mendimesh, janë mendime që të shtynë të veprosh, apo, që duhet përfillur. Zeqiri, këtu, bën një prerje cezariane, dhe, e thotë shumë qartë:
(Fq. 69) 23. Vetëm ATO MENDIME që të nxisin VEPRIME dhe, që të shkaktojnë VEPRIME, janë m e n d i m e për PËRFILLJE!
Për tradhtinë kanë folur shumë, edhe njerëz të ditur dhe më përvoja të nduardurta. Si temë që është trajtuar, ndër më të shumtat, sepse, ajo është prezente në të gjitha kohët dhe në të gjitha fushat e jëtës. Por, te ne, ka qenë dhe është më e theksuar tradhëtia kombëtare, se jetën e kemi pasur luftë dhe lufta prodhon edhe tradhëtinë. Në këtë kontekst, Zeqir Duraku, e ka mendimin e vet, që përkon me kohët, edhe pse ka ndodhur shumë rrallë ky fenomen, por e ka peshën shumë të rëndë, më të rëndë, se:
(Fq. 75) 11. Nëse të TRADHËTON VËLLAU; në fakt, AI të është -kushedi sa herë ”MË SHKJA” sesa …edhe më SHKJAU, dhe, edhe sesa tërë shkijët !
Zeqiri ka edhe një mendim të veçantë, që, në këtë formë, nuk e kam hasur askund, kur bëhet fjalë për të kuptuarit e vdekjes, edhe pse kjo i ndodh gjithëkujt në jetë, të paktën, një herë. Edhe ky mendim, ndoshta, ka burimin e jetës në mërgatë dhe nga atje përjetohen shumë rëndë vdekjet e të dashurve të tu. I gjalli, për ta kuptuar vdekjen, edhe të vetën, më lehtë e ka kur humbë dikë që e ka dashur shumë:
(Fq. 85) 14. Njeriu, për së gjalli, më së miri e kupton se Ç’ËSHTË VDEKJA E NJËMENDTË apo VDEKJA TAMAM -vetëm kur të qëllon të i vdes NDONJË NJERI të cilin e ka dashur, vërtetë, SHUMË
Jeta e njeriut e preokupon Zeqirin, në të gjitha dimensionet e mendimit të tij, në të gjitha kohët e tij, nëpër të gjitha ecejaket e tij. Prandaj, nuk ka mundur ta kalojë edhe fenomenin e krijimit të Zotit, nga mendja e tij. Ka filozof të ndryeshëm që e trajtojnë këtë temë, madje edhe Migjeni ynë i madh, por, në formën që na e zbërthen autori i këtyre mendimeve, është krejt më ndryshe, sepse, Zoti krijohet nga frika e njeriut ndaj njeriut. Citojmë:
(Fq. 98) 23. Njeriu e ka shpikur (trilluar) ZOTIN p a t j e t ë r vetëm atëherë kur është bindur plotësisht se ARMIKU MË I MADH I TIJ është VETË NJERIU e, jo ndokush tjetër !?!
Është edhe një mendim shumë interesant i Zeqirit, për ata që mund të jetojnë shumë mirë. Ajo kategori, është kategori më vete, të cilëve nuk u intereson se çfarë ndodh rreth tyre, nga çfarë rrethohen, se si zhvillohet bota e shoqëria njerëzore, sepse, më shumë i gjasojnë botës shtazore, por, jo asaj të urtës, të butës, jolakmitares, sepse:
(Fq. 109) 30. Në këtë BOTË e JETË j e t o j n ë sa s’ka më mirë vetëm ata njerëz që jetojnë INSTINKTIVISHT ngaqë, kanë aq pak MEND sa, vetëm që nuk janë SHTAZË plotësisht !?!
Bukuria është e shumëllojshme, dhe, për këtë, ka shumë mendime. Këto mendime jepen, kryesisht, për moshën rinore, sidomos, për bukurinë fizike. Kemi mendime të shumta edhe për këtë dukuri, edhe të poetëve të mëdhenjë, e, te ne, është Filip Shiroka. Ky autor dallon në këtë drejtim, ku, me një fjali, jep gjithë teorinë e vet, për bukurinë e rinisë:
(Fq. 137) 25. BUKURIA RINORE do jetë jetëshkurtë nëse do i mungojë BUKURIA MENDORE !
Kur thamë që në fillim, se ky autor merret edhe me publicistikë, e cila ngërthen në vete analiza, mendime, sugjerime, për tema të caktuara dhe kohë të caktuar, lexuesi mund të ma jap të drejtën, dhe, edhe vetë mund të vjen në këtë përfundim, edhe pa e njohur autorin në këtë fushë, përmes mendimit për politikën. Përmes këtij mendimi, të cilin e ka parim në trajtim temash, na jep për të kuptuar, se nuk është lehtë të merresh me këtë temë dhe mu në këtë fushë kemi rrëshqitjet më të mëdha të përsonaliteteve politike, në humnerat më tragjike, siç janë tradhtitë që mund t’i bëhen një kombi apo shteti. Këto ndodhin për shkak të krijimit të vetëkënaqësisë personale, pa u bazuar në domosdoshmërinë e trajtimit të temës dhe arsyen se si duhet trajtuar ajo. Shembulli që flet për këtë, jep shumë më shumë për të kuptuar.
(Fq. 154) 12. Kur ARTI dhe POLITIKA këmbehen dhe shërbehen ARSYESHËM mesvete, krijohen KRYEVEPRA të papërsëritshme !?!
Për të bërë veprime të fuqishme, që nuk do të rrënohen nga kohët dhe rrethanat politike, e, ushtarake, njeriu duhet të ketë veçori përsonale, që e dallojnë nga kolektivi. E para, duhet të jetë i ngritur intelektualisht, e dyta, duhet ta dijë e ta njohë kohën kur jeton, e treta, duhet ta dijë kë dhe cilin e ka përballë, e katërta, t’i dijë dhe t’i njohë mundësitë e veprimit të kundërshtarit, në situatën në të cilën gjenden të dyja palët. Ky e shkoqit bukur, dhe, ja mendimi i Tij:
(Fq. 197) 34. Vetëm trimëria dhe guximi nga ARSYEJA dhe ME MEND është trimëri dhe guxim i vërtetë !
Politikës kudërenveriste, me sukses po ia dalin shqiptarët-“shqiptarë”, në gjithë hapësirën kombëtare dhe në mërgatë, sepse, kjo kundërvënie bazohet vetëm në mendimet e kuluareve dhe kurrën e kurrës në të vërtetën. Kjo politikë kundër Enverizmit e ka bazën në trojet e Shqipërisë së robëruar, e mbjellur nga Titizmi, përmes shqipfolësve shqiptarë, që, përmasat e kësaj urrejtjeje marrin hov pas viteve të nëntëdhjeta. Në Shqipërinë e robëruar, të gjithë luftëtarët e lirisë trajtohen si Enveristë, dhe, në Shqipërinë londineze, të gjithë “demokratet” janë kundër Enverizmit (Të dy palët janë bërë bashkë në luftën kundër Shqipërisë së shqiptarëve). Kjo politikë gjallon edhe sot e kësaj dite, sa, në një debat për UÇK-në dhe FARK-un, një farkist thotë, se, nuk iu kemi bashkangjitë Enverizmit, se, me UÇK-në kemi bashkëvepruar! Por, Zeqiri, me një fjali na e shpjegon se kush janë në taborrin kundër Enveristëve:
(Fq. 212) 12. Shqipfolësve kundërEnveristë -më se shumti iua kanë lakmi dhe i dojnë …më grekët kunërshqiptar dhe më kundërshqiptar-shkijët !
Përmes këtyre shembujve, për ilustrimin e filozofisë zëqiriane, jam munduar t’ia ofrojë lexuesit katër filozofi politike që ngërthen në vete kjo vepër.
E para, filozofia platoniane, që, me kujdes të veçantë, e trajton dhe e vë në pah origjinalitetin e vet;
E dyta, filozofinë aristoteliane, që, poashtu, e shohim në shumë mendime që trajtohen brenda kopertinave të librit;
E treta, filozofinë enveriste, që është trajtuar me shumë kujdes, pothuaj, në të gjitha fushat;
E katërta, filozofinë popullore, të shndërruar në filozofi artistike, me një veçori të theksuar.
Që të gjitha këto na i vënë në pah njohuritë e autorit, për jetën, gëzimet e hidhërimet që e ngërthejnë, për thellimin e njohurive në tabanin kombëtar, për guxmin dhe arsyen e kundërvënies të së keqes, që mundohen t’ia sjellin kombit titizmi i bartur te rugovizmi e berishizmi, dy shtyllat më luftarake kundërkombëtare, dhe, pra, gjithçka që ishte kundërkombëtare, që luftohej me mund, djersë e gjak, këto dy shtylla mundohen t’i trajtojnë si kombëtare, njerëzore e të domosdoshme për kombin dhe me fanatizëm mbrojnë ndarjen tonë në gjashtë shtete. Zeqiri, me kujdes dhe guxim i kundërvihet kësaj filozofie vrastare për kombin dhe nuk llogaritë do të pësojë fizikisht apo jo, se, filozofikisht ka ngdhënjyer mbi të keqen e kombit. Nga e gjithë kjo që u tha këtu, del në pah filozofia e personalitetit të krijuar me përkushtim për etje diturie, të guximshëm në trajtesë, ballëhapur në të tashmen, që gjurmët e Tij nuk do të fshihen për shumë e shumë vite.
Autorit i uroj shëndet dhe botime të reja, jo për vete, po, për gjeneratat që do të vijnë!

Prishtinë, 12. 3. 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk