25 Vite nga Masakra në Mitrovicën e Veriut

03
Feb
2025
Shkruan: Vudi Xhymshiti


Sot shënohen 25 vjet nga masakra në Mitrovicën e veriut, ku 10 shqiptarë të Kosovës u vranë brutalisht dhe shumë të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre nën vëzhgimin e trupave paqeruajtëse të NATO-s të udhëhequra nga 🇫🇷 Franca. Kjo mizori mbetet një kujtesë e dhunës së përjetuar gjatë Luftës së Kosovës.
Më 3 shkurt 2000, grupe të armatosura serbe sulmuan civilët shqiptarë në një akt të koordinuar terrori, duke lënë plagë të thella në komunitet. Familjet e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, ndërsa ky kapitull i errët qëndron si simbol i qëndresës dhe luftës për llogaridhënie.
Që nga marrja e mandatit të plotë në zgjedhjet e vitit 2021, udhëheqësit Kosovës kanë zbatuar politika të qarta në përpjekjet për ç’montimin e grupeve kriminale serbe të mbështetura nga Beogradi si dhe nga disa prej politikanëve tanë në Kosovë. Qeveria e një mandati të plotë e vitit 2021 e udhëhequr nga Kryeministri reformist Kosovar Albin Kurti është përballur me kundërshtime të ashpra nga Serbia, e cila duke bashkërenduar politikat e saj të jashtme me Moskën, vazhdon përpjekjet e saj për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin. Përderisa elitat politike vendore që qeverisën dhe plaçkitën vendin për 20 vjet, shpesh kanë bashkëpunuar me kriminelë si Milan Radoicic për t’jua lehtësuar atyre veprimtarinë në Kosovë. Në shtator të vitit 2023, Radoicic udhëhoqi një përpjekje të dështuar paramilitare për të aneksuar veriun e Kosovës, duke vrarë një polic të Kosovës. Kosova reagoi me vendosmëri, duke i shpartalluar ata dhe duke i ç’montuar strukturat ilegale serbe, konfiskuar armatim, ndaluar dinarin serb dhe arrestuar operativët e Beogradit.
Ndërkohë, media në Kosovë, e udhëhequr nga figura si Berat Buzhala, ka përcjellë narrativat e linjës mbështetëse ndaj Serbisë, duke sulmuar përpjekjet e qeverisë në Prishtinë për të forcuar sovranitetin territorial: https://www.revistaspot.net/…/a-eshte-berat-buzhala…
Derisa Kosova ka rikthyer integritetin e saj territorial, zgjedhjet e 9 shkurtit do të përcaktojnë nëse qytetarët do të zgjedhin një udhëheqje të përkushtuar ndaj reformës, drejtësisë dhe integritetit të vendit apo do t’i kthehen një klase politike të zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, pa kërkuar llogari për krimet e luftës ndaj Serbisë.
Ne nderojmë viktimat dhe qëndrojmë pranë familjeve të tyre në kërkimin e drejtësisë.
Të dashur lexues, le ta kujtojmë natën e tmerrit 25 vite më parë në veriun e Kosovës. 25 vjet më pas, veriu u çlirua. Por natën e tmerrit nuk duhet ta harrojmë kurrë.
Shpërndajeni këtë postim që gjeneratat e reja të mësojnë për tragjeditë tona.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk