Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime
Studiuesit e historisë së qytetit të lashtë me emrin Buzau në Rumaninë e sotme, në lidhje me prejardhjen e këtij emri kanë thënë: “Qyteti është emëruar sipas lumit aty pranë” (The city is named after the nearby river).
Këtë fakt e përmendim për ta ripërsëritur tezën tonë se, emri i qytetit të lashtë Buzanë (Bizanti, Konstandinia, Stambolli i sotëm) nuk është e saktë se e ka prejardhjen nga një figurë historike me emrin Byzos* dhe nga gjuha e lashtë greke, por nga fjala shqipe Buzë-a, sipas pozitës gjeografike të qytetit, që shtrihet në dy anët, brigjet e ngushticës së Bosforit.
Këtë e dëshmon edhe vendbanimi i periudhës antike me emrin Buzana, në afërsi të qytetit të sotëm të Tetovës, në Pollog të Maqedonisë, me vendndodhje në brigjet e lumit Pena (Penesta) apo Artat, si dhe pozita e katundit shqiptar (me mbi 1.456 banorë, 2002) në rrethinën e qytetit të Quprilisë (Velesi i sotëm) në Maqedoninë Veriore, vendbanimi në Bullgarinë e sotme me emrin Buzëluxha, si dhe vendbanime të tjera me këtë emër ose me emër të ngjashëm.
* Sipas kësaj logjike edhe emri i qytetit të lashtë Nishi (Nisus) i Dardanisë dhe vendbanimet tjera me rrënjë të njëjtë, do të duhej ta kishin prejardhjen e emrave të tyre nga mbreti i Megarës, sipas mitologjisë (In Greek mythology, Nisos or Nisus (Ancient Greek: Νῖσος) was a King of Megara). Në fakt, është e kundërta e kësaj teze, mbreti Nisus e ka marrë emrin nga vendi i lindjes së tij, vendbanimi me emrin Nis-i, si edhe Byzas nga vendbanimi i lashtë -Buzana, në dialektin e greqishtes së lashtë: Byzantios dhe nga latinët: Byzantium.
(28 maj 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!