Me 07.07.2023 Zvicërr
Nuk ka asgjë më të poshter, më të ulet dhe më anti-shqiptare sesa të mbjellesh urrejtje midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Poashtu është e ulët dhe mizore kur vëllau hidherohet me vëllaun për shkak të një armiku që në fakt është i përbashkët.
Kosova është Shqipëri dhe Shqipëria është Kosovë: do të thot se këto të dyja janë të pandashme si dy gjymtyrë ose si mishi me ashtin.
Edi Rama në njërën anë siç duket është shitur tek agjenturat anti-shqiptare dhe po vepron kundër Kosovës. Rrjedhimisht po e keqperdor pozicionin e tij si Kryeminister Shqiptar, poashtu është duke e shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë kur vepron kundër interesave të popullit Shqiptar që ka mbetur jashtë Shqipërisë.
Albin Kurti është inagjor i ligë, i cili inatin e tij nuk e kontrollon dot edhe në raport me Shqipërinë. Dikur ky i fundit e mbante “Bajrakun” e Bashkimit Kombëtar, ndërsa sot valvitë flamurin e Ahtisarit të një ideje miltietnike të një vendi siç është Kosova me 95% të popullit që janë Shqiptar.
Edi Rama herë paraçitet si përparimtar dhe herë si njeri primitiv. Përdor teza te Kanunit që është libri/ligji më primitiv në botë kur krahason veten me Hasmin. Sigurisht që e krahason veten me Hasmin sepse ka bërë faj dhe faji i tij e ka rënduar Kosovën. Edi Rama dikur e shante Sali Berishen që kishte vepruar kundër Kosovës, dhe sot i njejti vepron njejtë, veçse me metoda të tjera.
Shqipëria kurrë nuk ka patur Kryeminister më patriot se Enver Hoxhën. Prandaj te gjithë këta të tjerët, madje duke e përfshier edhe Albin Kurtin, shpesh mundohen ta kopjojnë Enverin, por në tjetren anë nuk i afrohen as deri të themra e Enverit.
Është turp i madh kur në këto kohë të vështira kur gjeostrategjia në raport me Serbinë ka ndryshuar, Shqipëria dhe Kosova janë të përçara politikisht nga dy idiot Kryeministra që me shumë e duan pushtetin sesa idealin e kombit tonë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!