PRAPAKTHIMET NË BËRJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PAS PRANIMIT TË “PAKETËS SË AHTISARIT”?!

03
Nov
2023
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në të ashtuquajturën, “Paketë e Ahtisarit”, si mos më keq, mori tatëpjetën liria dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe në veçanti liria e shqiptarëve.

Reaksioni i politikave dhe diplomacive dinake “demokratike”, ndërkombëtar dhe reaksioni “kombëtar”, i etur për pushtet, e, -jo për sovranitet, politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht dhe kombëtarisht e futën në rrugë pakrye të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen e atdheut shqiptar.
Të gjitha prapakthimet historike u vulosën në rrugë të mashtrimeve, nën maskat e ndihmave miqësore të zgjidhjes së drejt të çështjes së Kosovës, duke bërë lëshime katastrofale të pafalshme, në raportet me Serbinë Fashiste.
-U devijuan funksionet normale të levave institucionale, të një shteti të ri, me gjithë ato ë projekte të prapësive-prapakthyese, nga më të rrezikshmet:
1.
Në këtë “Paketë Raketë”, (nënvizimi im), padrejtësisht është sanksionuar që: me Kushtetutën e Kosovës (simotër e kësaj Pakete)-sipas Nenit 3: ndalohet bashkimi i Kosovës me ndonjë shtet tjetër, duke e penguar ribashkimin me shtetin amë Shqipërinë.
2.
Nga institucionet e Republikës së Kosovës, pa e pyetur popullin shqiptar në Kosovë, e larguan Flamurin Kuqezi.
3.
U bë eksterritorialiteti i Kishave serbe, me ç’rast nga Kishat “të tëra serbe”, u futën në geto, u enklavizuan duke fituar krejt pa meritueshëm pushtetin e tyre “autonom” me ç’ rast, Kosovës iu morën qindra ha fusha dhe male duke ua dhuruar nga shteti, si peshqeshe Kishave, “krejtësisht serbe”?!!! …
4.
Kosova, me 94% banorë autoktonë shqiptarë, quhet dhe trajtohet si shtet multietnik?!!!
Ndërsa, shqiptarët quhen “kosovarë”?!!!
5.
Gjuha Shqipe, padrejtësisht është barazuar me gjuhët e ardhacakëve serbë minoritarë që, as sot e sot, shumica prej tyre nuk e njohin shtetin e Kosovës, duke krijuar “pushtet paralel”, në bashkëpunim me Serbinë dhe nuk i respektojnë ligjet e shtetit “të tyre” në Republikën e Kosovës?!!!
6.
Serbëve ardhacakë minoritarë, u janë falur 10 vende në Kuvendin e Republikës së Kosovës?!!!
-Ndërsa, 10 vende të tjera, janë rezervuara për minoritetet tjera?!!!
7.
Pastaj, nga xhirizet politike të projekteve kundër-shqiptare, shpërtheu pisllëku që mori dhenë me konflikte të brendshme dhe të jashtme që nga viti 2013 i ASOCIACIONIT NJËETNIK. (“Zajednicës”-serb).
-Janë bërë dhe pranuar lëshime dhe gabime të tjera të rënda nga klasa politike “kosovare” dhe ajo “shqiptare” që vërtet janë hendeqe të mëdha, goxha të zorshme për t’ i kapërcyer!…
Klasa politike “kosovare” e LPAN-it, nuk bëri as më të voglën rezistencë politike dhe diplomatike për t’i evituar këto rreziqe, ndërsa klasa politike “shqiptare” e partive simotra “demokratike” PDSH-PSSH dhe patericat e tyre, u nuk e bën as më të voglën përpjekje për të mbrojtur të drejtat dhe vlerat tona kombëtare politike, kulturore, historike e të tjera…
Turp!
Tani, këto dy vite e ca muaj, Albin Kurti dhe qeveria “Kurti 2”, ndonëse kushtinisht, politikisht është dashur që, t’i pranojë këto vendime të këqija në këtë kundër-shqiptare, në këtë Paketë, për faktin që, qarqet ndërkombëtare anglo-amerikane dhe shtetet tjera evropiane nuk lejuan që dialogu për këto çështje të pazgjidhura,
“Albin-i tha, ambasadori amerikan në Kosovë, Kosnet, ne nuk duam që dialogu Kosovë – Serbi të fillojë nga zeroja”.
Pavarësisht, gjithë këtyre bllokadave të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, Albini dhe qeveria “Kurti 2”, po përpiqen që t’i riparojnë për aq sa do të dijnë e të munden, këto gabime të faktorëve ndërkombëtarë dhe të paraardhësve të tij, opozitarë.
Hajde, na priftë e na përcjelltë e mbara!
(Adem Demaçi)
Lavdi!
3 nëntor, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk