Albini – VV-ja i humbë votuesit nëse pranon zgjedhje të parakohshme

26
May
2024

Simpatizuesit e VV-së po dyshojnë mos Albini do të bëjë koalicion paszgjedhor me PDK-në siç po flitet, pastaj ta pranojnë Asociacionin. Ashtu përkrahësit e VV-së po çuditen sesi Albini i’u nënshtrua opozitës për zgjedhje të parakohshme. Kjo opozitë çdo gjë ka pranuar në dëm të Kosovës sdm. pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugovës. 21 mars 2006. I ndjeri Ibrahim Rugova ka qenë kundër Decentralizimit – Asociacionit, i pranuar nga Lutfi Haziri. Ish kryetari i ndjerë i Kosovës dr. Ibrahim Rugova kishte ndërhyrë, duke kërkuar që decentralizimi të mbetej çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Më 17 tetor 2009 Parlamenti i Kosovës e ratifikoi Marrëveshjen e përcaktimit të kufirit me Maqedoninë. 2500-8000 ha i ipen Maqedonisë.

Nga viti 2008-2014 u formuan 7 komuna me shumicë serbe. Më 19 prill 2013 Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Daçiq nënshkruan në Bruksel Decentralizimin …

Më 27 qershor 2013 Kuvendi i Kosovës ratifikon autonomi të veçantë për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Në qershor 2015 nëshkruajnë në Vjenë Demarkacionin Hashim Thaçi, Skender Hyseni dhe Isa Mustafa me qeveritarët malazez.

Më 21 mars 2018 me 80 vota pro … Kuvendi i Kosovës miratoi Demarkacionin me Malin e Zi. Votat i dha Ramush Haradinaj me AAK-në.

Malit të Zi i’u dhuruan 8230 ha tokë Rugove për liberalizim të vizave.

Prapë Evropa-Amerika Asociacionin e opozitës po e kërkon si kusht për pranim në Këshillin e Evropës. Asnjë shtet në botë nuk ep territor për viza apo për Këshill të Evropës.

Asociacionin e opozitës po e kërkon Vuçiqi-Serbia.

Ashtu Evropa-Amerika po kërkojnë Asociacion.

Poashtu Albinin po e kritikon opozita me analistët, pse nuk po pranon çka thotë Evropa-Amerika, po na prish me ndërkombëtarët. VV-ja duhet të bëjë koalicion prapë vetëm me Listën Guxo e cila është trashigimtare- besnike e LDK-së së I.Rugovës.

Sipas sondazheve të RTV dhe mediave tjera, Albini-VV-ja duhet vazhduar mandatin deri në fund (shkurt 2025).

Prishtinë

26.05.2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk