79 vjet kryeqytet i çliruar.

18
Nov
2023
Shkruan: Zeni Bilimani

17 Nëntor, 1944-
-17 Nëntor, 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Çlirimi i kryeqytetit Tirana, qëllimi final i Shtabit të Përgjithshëm të LANÇ-re dhe Qeverisë Demokratike.
Pas Kongresit të Përmetit më 24 Maj 1944, Qeveria Demokratike e dalë nga vendimet historike të Kongresit pasi u kthye në Beratin e çliruar me urdhër të Komandantit të përgjithshëm, Enver Hoxha, korparmata e parë filloi luftën për çlirimin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranën.
Pas 19 ditësh luftimesh të përgjakshme rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi, beteja për çlirimin e Tiranës u kurorëzua me sukses.
Dy ditë para çlirimit të vendit më 27 Nëntor 1944, Qeveria Demokratike e Shqipërisë e kryesuar nga Enver Hoxha, niset nga Berati për në Tiranë.
Pas dy ditësh udhëtimi nëpër rrugë të shkatërruara nga pushtuesit dhe tradhtarët vendas, Qeveria Demokratike hyri fitimtare në Tiranën e çliruar.
Ja, si do shkruante Enver Hoxha: “Po ktheheshim në Tiranën tonë të dashur dhe për herë të parë pas kaq vjetësh, hynim atje, jo si ilegalë, me emra e dokumente falëse, por lirisht e për më tepër fitimtare”.
Më 28 Nëntor 1944, në 32 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë Shqipërisë, populli i kryeqytetit, që kishte mbajtur dhe mbrojtur komunistët që themeluan Partinë, që kishte njohur Enver Hoxhën në ballë të demonstratave dhe kishte strehuar ilegalët e guerilasit, që kishte ndjerë në shpinë mizoritë dhe shkatërrimet e pushtuesve e të tradhtarëve vendas dhe kishte luftuar kundër tyre me heroizëm, e priti krahëhapur, të parën Qeveri Demokratike dhe komuniste.
Në fjalimin, me rastin e ditës se Pavarësisë dhe ardhjes së Qeverisë Demokratike në Tiranë, Enver Hoxha nga tribuna e thjeshtë në bulevardin e kryeqytetit i beri thirrje popullit shqiptar, që me luftë ishte bërë zot i fateve të veta, të shtrëngonte radhët rreth pushtetit popullor, rreth Frontit dhe Qeverisë Demokratike për të ruajtur fitoret e arritura e për te realizuar perspektivat që ia hapte marrja e pushtetit .
Tiranë,17 Nëntor, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk