Mesazhet e drejtorit të CIA-s, William Burns, gjatë vizitës së papritur në rajon, duket se kanë dhënë efekt të menjëhershëm. Kjo vizitë ndodhi pikërisht tani, kur dështimi i diplomacisë perendimore për ndaljen e ekspansionit serb dukej evident. Dhe, kur dështon diplomacia – radha ju vie shefave të Intelegjencies; gjeneralët janë instanca e tretë për veprim.
Ndryshimi i tatimit për të ardhurat personale, ministri Murati: Po përmbushim premtimet…Kryeminstri Kurti për subvencionimin e izolimit të shtëpive: Aplikimi do të zgjasë dy j…Në qendër veri të Mitrovicës, hapen degët e Postës dhe Telekomit të Republikës së KosovësKryeministri Kurti: Vizita e Burnsit, dëshmi e përkushtimit të SHBA-së për sigurinë e K…Presidenti Bajram Begaj dhe rektori i Universiteti të Tiranës Artan Hoxha akuzohen për …
Nga Sadri Ramabaja
Riaktualizimi i shfrytëzimit të minierës së litiumit në Serbi ka ringjallur djajtë e të gjitha ngjyrave: ajo ka provokuar zemërim mes banorëve të zonës dhe jo vetëm asaj, aktivistëve mjedisorë dhe qytetarëve të thjeshtë, por ndërkohë po kthehet në një lloj kasus belli në duart e Putinit. Rikthimi I saj si temë politike me konatacione të theksuara gjeostrategjike që shpërfaqë përpjekjet e Perëndimit për të tërhequr Serbinë nga orbitat e Rusisë, ka rindezur gjakrat gjithandej.
Sundimtari i Serbisë përmes këtij “rikthimi” të ndikimit të Serbisë në gjeopolitikën rajonale, e qartë, pretendon ta ulë peshën e dy republikave tona dhe të Kombit shqiptar si tërësi. Sidoqoftë ai mbetet për Ballkanin gjithnjë e më shumë si një rrezik permanent.
Vuçiqi, dyshojnë vëzhgues kredibil, po luan për kohë. Ai shpreson se komuniteti ndërkombëtar, para së gjithash Perednimi, pas rikthimit të gjakuar të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, edhe prej një lagje autoritarësh tjerë europian, do t’ia falin sjelljen e tj në raport me Putinin dhe përgjithësisht qëndrimin dubioz të Serbisë mes Lindjes dhe Perendimit.
Shtypja që ai ndërkohë i bën opozitës, para së gjithash organizatorëve të protestave që ndërlidhen me Litiumin – organizatat e të drejtave të njeriut flasin për terror shtetëror – ka një objektiv: të zhdukë opozitën dhe do të shtypë çdo farë rezistence, me idenë se vetëm kështu mund ta hedhë hapin e radhës për realizimin e projektit ambicioz serb – Botës serbe.
Për realizimin e këtij objektivi në rrugë sa më të lehtë, ai ka nevojë për partner tjerë në Kosovë.
Këtu duhet kërkuar arsyet themelore të diskursit të çoroditur të opozitës sonë në këtë fillim të parafushatës dhe akuzat banale të ndonjërit prej liderëve të saj në raport me kryeministrin dhe figurën e tij.
Sipas ekspertëve, kreu i shtetit rus, Vladimir Putin, është i shqetësuar për lëvizjet e reja të lidershipit serb në raport me Perendimin. Zëdhënsia e diplomacisë ruse, Maria zaharova, kohë më parë deklaroi se “Perednimi po përgaditë destabilizimin e Serbisë” me qëllim për të ndikuar në jetën politike të brendshme në Serbi, duke përfunduar se protestat në Serbi po nxiten nga Perednimi kundër lidershipit aktual serb! Kjo deklaratë erdhi pas arritjes së marrëveshjes që Serbia realizoi me Bashkimin Europian dhe kompanin multinacionale Rio Tinto për eksploatimin e litiumit.
Lexo më shumë Kryeministri Kurti: Me renovimet në Klinikën Emergjente, mjekët s’do të përballen më me vështirësi
Ndërkohë drejtori i CIA-s, William Burns, bëri një vizitë të papritur në rajon, duke filluar me atë në Sarajevë [më 20 gusht], e cila shkaktoi shumë vëmendje publike në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe më gjerë. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër, Bërns u takua me udhëheqës politikë dhe zyrtarë kryesorë të inteligjencës, duke përfshirë tre anëtarë të Presidencës së BeH, drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së BeH (OSA), Almir Džuva dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Elmedin Konakoviç.
Megjithëse detajet e bisedimeve nuk u publikuan zyrtarisht, mediat lokale, duke cituar burime të paidentifikuara, raportojnë se temat e takimeve përfshinin kërcënimet e sigurisë në BëH dhe situatën më të gjerë në vend. Konakoviqi tha se kanë biseduar për tema të rëndësishme si për aderim në të ardhmen e afërt në NATO dhe për integrimet evropiane, duke theksuar se vizita e Burns-it konfirmon seriozitetin me të cilin administrata amerikane merret me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. [geopolitika.news]
Denis Bećirović, një anëtar i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, vuri në dukje në profilin e tij në Facebook se në bisedën e tij me Burns-in, ai argumentoi rrezikun e paraqitur nga “politika anti-Dayton e udhëheqjes së entitetit të Bosnjë-Hercegovinës RS”, e cila sipas tij kërcënon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe në rajon.
Më tutje, drejtori i CIA-s, William Burns, vazhdoi të mërkurën vizitën në Beograd, ku takoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit një ditë më pas, më 22 gusht, shkoi në “audiencë” tek “Papa”, alias ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, me të cilin, siç tha, bisedoi për situatën në Kosovë dhe mundësinë “e hapjes me forcë” të urës mbi lumin Ibër.
Lexo më shumë Rihapet Klinika Emergjente në QKUK, marrin pjesë kryeministri Kurti e ministri Vitia
Ndërkaq të enjten dhe të premten [më 22 e 23 gusht] drejtori i CIA-s, William Burns, ishte në Prishitnë, me ç’rast takoi fillimisht Presidenten e Republikës, Dr Vjosa Osmanin tok me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ndërkaq të premtën, pati një takim për gadi një orë me kryeminsitrin e Republikës, Albin Kurti.
Le të kujtojmë se kryeministri Kurti gjatë kësaj jave ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik, përcolli nga afër Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan në rajon, pasoi në këtë kohë, kur dështimi i diplomacisë perendimore për ndaljen e ekspansionit serb u bë evident. Dhe, kur dështon diplomacia, dihet, radha ju vie shefave të Intelegjencies; gjeneralët janë instanca e tretë për veprim.
A do t’mund ta ndalë kjo vizitë e drejtorit të CIA-s, William Burns, shpërthimin e luftës së paralajmruar në Bosnjë dhe mundësinë e përhapjes së flakëve të saj edhe në veriun e Kosoëvs në vjeshtën e vonë, mbetet të shihet.
Por një gjë është më se e sigurtë, në rast se do të detyrohen të ndërhyjnë gjeneralët, atëherë harta politike e Ballkanit do të pësojë ndryshime të ndjeshme.
Xhokeri gjeopolitik me emrin Vuçiq, si edhe levat e tij në Banjalluk e Podgoricë, duket se përmes kësaj vizite blic, do ta kenë përvetësuar mirë, madje për pak minuta, teorinë e njohjes dhe përceptimit të realitetit, për të cilën Platoni kishte ligjëruar në librin e VII-të të “Republikës” së tij.
Nëse nuk e kanë përvetësuar si duhet me idenë që atë ta konceptojnë më qartë në vjeshtë, në fushbetej, atëherë do të ishte e pritshme që përballja mes xhokerit gjeopolitik – Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, respektivisht përballja mes dy kombeve tona – atij shqiptar dhe serb, do të marrë një epilog krejt tjetër nga ai i vitit 1999. Vetëm atëherë #xhokeri gjeopolitik” Vuçiq do ta kuptojë se Platforma për krijimin e “Botës serbe” ishte produkt i Kishës Serbe që për kohë të gjatë ka selitur grgjn e saj me iluzine.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!