Muret perqafonin njera-tjetren.Të jipnin një ngushtim në kraharor.Kishte një dritare të vogël me hekurat e sapo lyer në të zezë.Gardianëve, drejtori burgut ju ishte drejtuar,në atë dhomë ndodhet njeriu më i rrezikshëm i shtetit Shqiptar.U shtri në krevat.Kishte vetëm një batanije.Çtë bënte me të,ta përdorte si dyshek sipër hekurave të krevatit,apo të vriste të ftohtin e natës në dhomën me lagështirë të qelisë.Më në fund gjumi po vinte të rehatohej në krevatin e tij.Me ditë e netë të tëra njerëz të çuditshëm me gjuhë nga më të ndryshmet I kishin kërkuar llogari.Sundonte ajo gjuha atyre të cilën e kishte përjetuar kur vrisnin fëmijët,përdhunonin nënat Shqiptare të Kosovës.Si mund të harrohej ajo gjuhë,
klithmat e barbarizmit ndaj popullit të tij,lëshoheshin nga kjo gjuhë.Dritanit i binin të fikët pa ndjenja.72 orë pa gjumë,nën torturat psikollogjike.Gjuha Nënës tij i fliste në shpirt,mos u dorëzo bir.
Gjumit i kishin ardhur vizitor të dikurshëm,ëndërrat e rinisë.Dritani sapo kishte mbaruar shkollën e akademisë ushtarake.Ishte viti 1998,i ishte ngjitur Babajit tij,i cili po shkonte në luftë për lirinë e krahinës Shqiptare të Kosovës nga okupimi gati 85 vjeçar Serb.
Ishte ëndërra çdo Shqiptari me shpirt Atdhetar.Babaj kishte pranuar ta merte.Babë e bir ishin nisur në rrugëtimin e lirisë.Një ditë trojet Shqiptare do të bashkohen Baba,I kishte folur Dritani,si ata fëmijët mbushur plot mall për të takuar Nënën e tyre.Dritani ishte rritur me historitë e luftës për liri.Gjyshja tij nga Golëmi Gjirokastrës i tregonte pér Gjyshin e tij,I cili kishte pritur Grekërit me grykën e pushkës më 1914tën.Golëmi ishte djegur disa herë për trimërinë dhe rezistencën e saj ndaj andartëve Grekë.
Gjumin ja prishi thirrja emrit tij nga gardiani burgut.
Disa vizitorë kishin ardhur nga Prishtina.Dritani për një moment mori frymë lehtë dhe buzëqeshja e pushton.
Do jenë shokët e luftës,kanë ardhur për të më liruar.
Dy shqipfolësa futen në dhomë me disa letra në dorë.
Nuk i njohu.Një shije e hidhur po i vinte nga fyti.Ju afrua dritares të bështynte ballhamën.E habitshme,
disa zogj té zinj trup mëdhenj bënin një zhurmë të çuditshme,krra krra krra.Ishin korba.Korbat janë zogj të cilët mund të gjinden me shumicë në Serbi.Fushat e Kosovës ishin mbushur me korba të zinj në ato vite të luftës,kur trupat pa jetë të fëmijëve,pleqve dhe Nënave shqiptare mbulonin me gjakun e tyre tokën Shqiptare nga masakrimi ushtrisë Serbe Millosheviçiane.
Dy Shqipfolësit me një akcent të huaj,shpesh duke ngatarruar gjuhën Shqipe me sllavishte,i drejtohen Dritanit,firmos këto letra ndryshe nuk do ta shohësh më Diellin jashtë mureve té qelisë.Firmos UCK ka kryer krime terroriste dhe do të jeni politikan apo biznesmen i nderuar me fabrika dhe hotele ku té dëshironi ju,në Shqipëri apo Europë.Prano jetën e lluksit ose burgun dhe fëmijët të vuajnë nga uria.Dritani ishte zverdhur i tëri,si ka mundësi të dinin Shqip këta,të poshtëronin këtë gjuhë të bukur duke ofenduar ëndërrat e lirisë.
Dilni përjashta,ju drejtohet Dritani.Kam nënshkruar vetëm njëherë dhe ai nënshkrim ishte për lirinë e trevës Shqiptare të Kosovës me grykën e pushkës.
Luftëtarët e lirisë nuk burgosen.Trupat e tyre kufizohen në mure të lagështa,herë me bukë me krimba,e herë bukathartuar.Shpirti Dritanit udhëtonte,herë në Golëmin e gjyshërve të tij,herë në Kosovën e lirë ku I kishte dhuruar rininë,herë tek familja dhe fëmijët e tij.
Tek dritarja burgut një lulëkuqe kishte lëshuar rrënje. ishte duke rritur një gonxhe.Dritani kishte zënë miq të rinj.Një çift dallandyshesh tek streha e sipërme e parmakut dritares burgut kishin ndërtuar folenë.
Zogjtë e tyre këndonin papushim.E pëlqente zërin e tyre,seç kishin nje ushqim shpirtëror këngët e dallandysheve të vogla tek shpirti tij.
Remi(Ilir Kushi)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!