A do ta braktisë daja Sam Kosovën?!

16
Jun
2023


Shkruan: Medai Shaholli
Ku ka interesa ka miqësi të pasinqertë dhe ku s’ka interes s’ka as miqësi lajkatare, por ka injorim dhe indiferencë ndaj çdo shteti dhe kombi.
Marrdhëniet mes shteteve dhe popujve janë ngitur për shkak të pragmatizmit dhe interesit dhe jo për shkak të nevojave të bashkëpunimit ndërnjerëzor dhe human duke shkëmbyer mallërat dhe kulturat e ndryshme mes vendeve të ndryshme, në shërbim të progresit dhe ngritjes cilësore të standardit jetësor dhe mirëqënies mes tyre.
Por, politika nuk niset nga këto parime pasi ajo ka thelbësore pragmatizmin që do të thotë se ‘sot aty ku ka merr dhe zhvat të gjitha se nesër është vonë pasi mund të shterin burimet’, ahere ndryshojnë interesat dhe duhet të largohesh!
Ndaj, nuk thonë kot mirëngjes o interes, sepse ‘kur ngordhi dhia u prish miqësia’!
Jetojmë në kapitalizëm, ku interesi dhe paraja janë kapitali më i çmuar në jetë dhe lufta bëhet për interesin dhe paranë, ndaj kudo nëpër botë ku s’ka para dhe interes, s’ka miqësi as sinqeritet.
Këto janë parimet bazë të shoqërisë sonë sot, ku ka interes dhe para ka lajka, ku s’ka interes dhe para nuk të njohin dhe as nuk duan ta dinë se kush je, thjesht ti nuk ekziston!
Ndaj, mirëmëngjes o interes!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk