A ka argat mashë më te bindur në kete rast?!

10
Dec
2022

Shkruan: Dilaver Goxhaj

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Afrim Emini, pra, ju vetë po e pranoni qe jeni vegel e Ibrahim Xhemajlit duke me shkruar: “Unë ju shkruaj që atë shkrim nuk e kam lexuar, por bazohem në pohimin e mikut tim I.Xh.” Qe do te thote, se u ka thene Ibrahimi te shkruanit keshtu, sepse ju nuk kenilexuar as edhe nje shkronje te asaj qe thoni. Thuaj jo, po deshe. A ka argat mashë më te bindur në kete rast?!

Persa i perket atij shkrimit te “pashtriku.com”, (qe ju kerkoni te justifikoheni duke u munduar te mbuloni “diellin me shoshë”), artikull i botuar ne vitin 2017, para 5 viteve, s’ka asnje lidhje me shkrimin e ketyre diteve. Apo jo? Kete e ka te qarte edhe Ibrahimi, por edhe ai, si puna jote, në pergjigje mundohet te na mashtroi. Thuaj jo, po deshe.

Me nje fjale, Ibrahim Xhemajlit nuk i ka dale inati i kritikes qe une i kam bere para 5 viteve dhe tash gjeti ju dhe u ndërseu juve, duke u thene: “Odos!”

Atij shkrimi te Ibrahimit une ia kam kthyer pergjigjen pretendimit te Ibrahimt dhe eshte ezauruar ai rast.

Ja pra qe kjo e verteton edhe me sakte perdorimin tuaj nga Ibrahim Xhemajli si argat; njekohesisht tregon edhe karakterin e Ibrahimit qe nxit argatet te shkruajn, te fyejne e shpifin kunder atyre qe e kane kritikuar dikur; pra, inati dhe mllefi i Ibrahimit, qe nxit te tjerë, si puna juaj, te shkruajne per interes te tij kunder atyre qe e kane kritikuar, (ndoshta edhe qysh në femijeri), eshte tipik inat sllavi, qe nuk ta harrojne inatin derisa te vdesin. Duket qe bashkjetesa e gjate me sllavet i ka kultivuar Ibrahimit qysh ne vogeli vese sllave, pasi dihet qe sllavet nxisin ne kete menyre te tjeret, duke hedhur gurin e fshehin doren. E shihni sa poshte keni rene ju Afrim Emini? Duke marre shkas nga argatlleku juaj, me lind dyshimi se mund te kete edhe ndonje argat tjeter nga keta qe mundohen ta fyejne Xhemil Zeqirin pa iu referuar vepres se tij per te cilen pretendon vetë Ibrahimi, ku edhe vete Ibrahimit nuk ia mban t’i referohet permbajtjes se shkrimeve te Xhemilit. Trim i madh ky intelektuali Ibrahim Xhemajli!

Dilaver Goxhaj

Ibrahim Xhemajli Edhe ne kete pergjigje, i nderuar Ibrahim Xhemajli mundoheni te mashtroni, duke e devijuar aktualitetin. Ne kete portal te dates 6 nentor 2022 ju shkruani per nje liber tjeter te Xhemilit dhe jo per ate tevitit 2017 per te cilin nuk te ka ikur urrejtja. Pra, vertetoni spiste qe une i them ne pergjigjen qe I jap Afrim Eminit: inat prej sllavi.

Keshtu qe, pergjigjen e para 5 viteve ta kam kthyer dhe nuk kam pse t’u kerkoj kurre falje, pasi ua kam thene se pse e bera ate parathenie dhe spiste kritike. Eshte vepra e shkruar e Xhemil Zeqirit ajo qe më ka bindur se ju jeni i tilli siknder une them ne ate parathenie te librit te tij te vitit 2017.

Se dyti, ceshtja e atij libri nuk ka te beje me librin qe ju fyeni Xhemil Zeqirin per librin e fundit. Dhe jam befasuar shume nga pergjigjia qe Xhemil Zeqiri u ka kthyer ju pergjigje per shkrimin e dates 6 nentor 2022 por edhe komentuesve komentuesve mbeshtetes te shkrimit tuaj fyes ndaj Xhemilit. Xhemili, duke e pare nivelin intelektual tuajin Ibrahim, si dhe dhe te gjithe analisteve komentues ne mbeshtetje te shkrimit tuaj fyes e jo argumentues ndaj librit te Xhemilit, te cilet merren me Xhemilin si person dhe jo me Xhemilin si autor i librit, Xhemil Zeqiri u ka vënë festen qe meritoni, duke u kthyer ne menyren intelektuale me te zgjuar, me te cilen ua shumezon me zero “intelektualizmin” tuaj Ibrahim dhe te gjithe komentuesve te personit Xhemil dhe jo te vepres se Xhemilit, duke ua dhene shperblimin me poezine e poetit Shandor Petëf. Nje gjetje brilante!

Madje, do te thoshja se intelektualizmi i Xhemil Zeqirit shprehet jo vetem me kete pergjigje brilante si intelektual e krijues, (me poezine Shandor Petëf), nje gjetje ideale, qe tregon se eshte teper i kultivuar, dashamir dhe njohes i artit, por ky intelektualizem i tij shprehet edhe ne titullin e librit te vitit 2017: “E verteta ben armiq”. Dhe parashikimi i tij ka qene po brilant: erdhi momenti dhe po e shohim ate parashikim ne komentet mbeshtetese te shkrimit tuaj fyes ndaj tij, (ndoshta edhe duke ua kerkuar ju ate lloj mbeshtetje), duke sulmuar Xhemil Zeqirin si person dhe jo vepren e tij dhe jo permbajtjen e vepres se tij. Dhe kjo ndodh sepse ju personalisht, pore dhe ndonje argat I juaj, nuk e duroni dot intelektualizmin e Xhemilit. Librat e Xhemilit u kane bere xheloz. Xhelozia eshte pasioni i medjes se verbuar dhe i shpirtit te vogël.

Kur e kam redaktuar librin e tij “E verteta ben armiq”, porsa lexova titullin e tij, me beri shume pershtypje, por nuk e pyeta. Pergjigjen po e marr ne komentet kunder personit te tij dhe jo kunder vepres, librit te tij! Si eshte e mundur te kritikosh vepren e nje intelektuali duke mos iu referuar vepres? Kete e bejne vetem njerezit e lig, me mllefe ose me urdher, sikunder keni vepruar ju Ibrahim Xhemajli. Po ua mba, referojuni permbajtjes se vepres se Xhemilit dhe rrezojani argumentat, dhe jo sikunder beni me fyerje dhe shpifje ju Ibrahim dhe ata që te mbajnë iso. Si eshte e mundur qe asnje nga ju komentuesit mbeshtetes të Ibrahim Xhemajlit per shkrimin e tij fyes, nuk morri kurajonkush dhe t’i thote “intelektualit” Ibrahim Xhemajli: Ku e gjete te drejten duke e akuzuar Xhemilin per agjent te UDB? Por, befasohem se si eshte e mundur qe Xhemil Zeqiri nuk e çon ne prokurori per kete shpifje dhe fyerje publike! Ja se deri ku arrin xhelozia e Ibrahim Xhemajlit!

dhe parashikimi i Xhemilit me ate titull libri ka qene po brilant: erdhi momenti dhe po e shohim ne mbeshtetjen e urdheruar qe po i behet shkrimit fyes te Ibrahim Xhemajlit duke sulmuar Xhemil Zeqirin si person, sepse nuk e durojne dot intelektualizmin e Xhemilit.

Midis te tjerave, pamfletin kushtrim e fyes te Ibrahim Xhemajlit, shkruhet edhe: “Të jetosh 3-4 dekada në Danimarkë dhe t’i shkruash gabim titujt e gazetave e emrat e danezve,e aq më tepër kur pretendon se i ke bashkëpuntorë i gjenë vetëm në libra që për “autor” kanë Xhemil Zeqirin. Pse ndodhë kjo? Sepse shkrimet i bënë dikush tjeter që nuk jeton në Danimarkë.”

Kjo fyerje e ulet e Ibrahimit na lind te drejten t’i bejme Ibrahimit pyetjen : Po pergjigjet brilate te Xhemilit, jo vetem si njohes i historise se kombit shqiptar por edhe te politikes mbare shqiptare te ketyre 40 viteve te tij ne emigracion, mos valle edhe keto dhjetra intervista mos valle i kane dhene sozitë e Xhemilit dhe jo Xhemili? Apo mos valle Xhemili ka perdorur per sozi vetë ju Ibrahim, dhe ju e keni marre inat pse u ka perdorur per sozi? Thirri ndergjegjes Ibrahim Xhemajli per kete fyerje qe i beni Xhemil Zeqirit.

Po letrat e derguara nga Xhemil Zeqiri dhjetra personaliteteve te larta evropiane, daneze dhe shqiptare, prej te cileve ka marre pergjigje, duke I dhene te drejte (te pasqyruara keto ne librat e tij), edhe ato letra zyrtare, z.Ibrahim, mos valle ia ka shkruar “dikush tjeter që nuk jeton në Danimarkë”?, sikunder shprehesh zotrote. Turp!

Ibrahim, rastesisht kam degjuar nje intervisten tuajen dhene gazetarit Demir Rushiti i radios “Zeri i Kosoves” në Kopenhage, me rastin e 28 vjetorit te saj, ne vitin 2017. Dhe me ben pershtypje fakti se ne ate interviste jus shpreheni konkretisht, se kur keni ardhur ne vitin 1989 ne Kopenhage jeni perkrahur nga Komiteti I Kosoves ne danimarke dhe konkretisht nga veprimtari Xhemil Zeqiri, me ndihmen e z. Xhemil Zeqiri iu propozua Komitetit Kosovar per Danimarken te celet nje kanal radiofonik ne gjuhen shqipe. Ndersa ne shkrim shpreheni: “Xhemili nuk e ka themeluar Radio “Zërin e Kosovë… Unë asnjë herë nuk kam thënë (as në radio Kosovë) se Xhemil Zeqiri është themelues. Kam thënë se ka propozu”. Tani cili jeni jua Ibrahim: ai i vitit 2017 apo ky i vitit 2022?. Madje ju thoni: “Nga e thëna në të bërë është një det i tërë”. Mirepo, populli yne ka edhe nje thenie tjeter: Dialogu:

Pyetje: En keni Perendi?

Pergjigje: Po, kam.

Pyetje: A e ke takuar Perendine?

Pergjigje: Jo.

Pyetje: A keni njeri t’u coi te Perendia?

Pergjigje: Jo ,nuk kam.

Perfundimi: Po nuk ke njeri qe te te coi te Perendia, nuk ke Perendi.

Dhe ai qe u coi juve te “Perendia” Komitet Kosovar ne Danimarke ishte Xhemil Zeqiri, ndryshe nuk do qe themeluar radioja qe keni sot, te pakten ate vit.

A e she zoti Ibrahim Xhemajli se sa MOSMIRENJOHES jeni? “Mosmirenjohja është ligësia më e madhe në botë”, – thotë Sami Frashëri.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk