A me qesh, a me qajt me përrallat e Ramush Haradinajt?!!!

21
Apr
2025
Shkruan: Haxhi Avdyli


Disa po thojnë lëshoja rrugën Ramushit, se askush nuk i beson broçkullave të tij dhe nuk ia vlen me i dhanë pergjigje insinuatave të tij.
Por ky ka mundësi që duke përsërit vetes të pavërtetat i bëhen të vërteta. Në mendjen e tij.
Teza e tij e famshme “ALBINI i shitur i Serbisë e Rusisë” . E bile e spiun.
Jo more!
A me qesh, a me qajt me përrallat e tij.
Po i numëroj disa të “këqija” që ky Albini i ” Serbisë e Rusisë” ia solli Kosovës e pastaj duhet të shohim kush po na del argat i Serbisë e Rusisë në Kosovë:
1.Albini ia solli Kosovës decentralizimin, gjykatën speciale, super pakicën Serbe.👎
2.Albini ia solli Kosovës marreveshjen për Asociacion.👎
3. Albini ia fali Malit të zi ato qindra hektarë👎
4. Albini kur erdh në pushtet e priti 8 orë Listën Srpska për të bërë koalicion👎
5. Albini e takonte Radojqiqin ne zyre të KM👎
6. Albini ia lejonte vizitat e vuqiqave e petkoviqave nëpër Kosovë si në bashqe të babës👎
7. Albini i mshelte sytë për kontrabandë në veri, mshelte sytë për zyret e strukturave paralele anëmbanë Kosoves👎
8. Ky Albini i Rusisë apo dikush tjeter nuk i hoqi flamurat e fotografit e putinit e Vuqiqit ne veri👎
9. Ky Albini lejonte dinarin, lejonte zgjedhje e referendume Serbe mes Kosovës, ky bile edhe lejoi tabelat serbe, ky instaloj bankat Serbe e postën Serbe👎.
10. Ky Albini lejonte bandat në veri me ba ligjin, me vendos barrikada e lejonte të lulzonte kontrabanda e droga👎.
Janë dhjetëra veprime të “dëmshme” të Albinit për Kosovën por shkrimi pastaj po zgjatet shumë.
Po thojnë lëshoja rrugën Ramushit se po flet përqartë.
Si duket Ramushi ka hall të madh. Edhe ju kan lodh mashqit, edhe ka mbet pa grup parlamentar prandaj për zgjedhjet e ardhshme kemi vendos që tia lëshojmë vetëm një rrugë: drejtimi- NËN PRAG.
Aty ku e ka vendin.
Sepse me deklarata e tij monstruoze, për shpiunat e Serbisë e Rusisë të përsëritura kaq shpesh ndaj kujt,ndaj atij që bëri Kosovën shtet të pandashëm e unitar, është edhe e padrejtë por edhe mbetet ndotja më e madhe që bëhet në skenën politike .
E nëse del që veq një veprim nga ato të sipërcekura e ka vulën e Albinit atëhere edhe po ia falim.
Por nese këto veprime dalin që në shumicën Ramushi ka qenë pjesemarrës apo shokët të tij, së paku që duhej bënte ishte të heshte.
Por si duket politika e Ramushi janë dy botëra diametralisht të kundërta.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/04/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk