Adnan Merovci – Një Halamet “shkrimtar”?!

22
May
2025
Shkruan: Xhemil Zeqiri


Nga mënyra se si Adnan Merovci po e promovon veten si shkrimtar, dikush që s’e njeh realitetin tonë mund të mendojë se po ka të bëjë me një autor të rëndësishëm të letërsisë historike ose politike shqiptare. Së fundmi, në një përurim librash në Zvicër, ai raportohet të ketë shitur pesë libra për 100 franga zvicerane – një pako që, sipas shumëkujt, ka më shumë vlerë simbolike propagandistike sesa përmbajtje historike reale.
Nuk është habi që dikush përpiqet të përfitojë nga mungesa e vetëdijes kritike tek një pjesë e lexuesve. Habia e vërtetë është se si një figurë që ka qenë dëshmitar – dhe shpeshherë edhe pjesëmarrës – në zhvillime të rëndësishme politike, zgjedh të shkruajë shumë pak (ose aspak) për ngjarjet që kanë përcaktuar fatin e një kombi.
Çfarë nuk po na thotë Adnan Merovci në librat e tij?
A ka ndonjë analizë të sinqertë për politikën e Presidentit Ibrahim Rugova? A ka reflektim të vërtetë për deklaratën e pavarësisë së lexuar nga deputetët e tij, për planet e Rambujesë që u pranuan pa asnjë analizë serioze, apo për rolin e paqartë të lidershipit të atëhershëm gjatë periudhave kritike për Kosovën?
A shkruan për takimet në Uashington me Presidentin Bill Clinton, ku UÇK-ja fitoi mbështetjen amerikane, ndërsa Presidenti Rugova merrej me deklarata të mjegullta për gjendjen në Shqipëri dhe “vlerat demokratike” të liderëve të saj?
A ka ndonjë rresht për takimin famëkeq në Beograd, kur Rugova se si u “kidnapua” nga forcat serbe dhe më pas u shfaq në një konferencë shtypi Millosheviqin e Shahinoviqin duke kërkuar ndaljen e bombardimeve ndaj Serbisë se vuan populli serb!E, pa përmendur vuajtjet e popullit shqiptar? A përmendet fakti që bashkë me të ishin edhe familjarë të Rugoves e te Merovcit dhe se udhëtimi nuk dukej edhe aq i detyruar?
Fshehje selektive e historisë
Shkrimtaria e vërtetë historike nuk është propagandë. Ajo nuk i shmanget ngjarjeve që janë të dhimbshme për t’u pranuar. Pyetja që duhet t’i bëhet çdo autori që pretendon të shkruajë për historinë, është: pse nuk përmend rezistencën e armatosur para luftës? Pse nuk shkruan për Tahir Mehën, Rafi Halilin, Selman Mahallën apo të tjerë që sfiduan me guxim regjimin serb, ndërkohë që figura të tjera përpiqeshin të ruanin “balancën diplomatike”?
Përse nuk trajtohet me serioz historia e familjes Jashari, për të cilën ende përhapen teza manipulimi, kinse kishte bashkëpunim me Rugovën paqësore?
Letërsia si mjegullim i kujtesës kolektive
Shkrimi i historisë është mision i ndjeshëm. Nëse ke qenë afër vendimmarrjes, ke edhe më shumë përgjegjësi të tregosh të vërtetën. Por në vend të kësaj, merret rruga e lehtë – selektimi i kujtimeve, zbukurimi i figurave, shmangia e përgjegjësive. Dhe për sa kohë ka lexues që duan të dëgjojnë vetëm atë që ju pëlqen, autorë si Adnan Merovci do të vazhdojnë të botojnë libra që më shumë mjegullojnë sesa ndriçojnë të kaluarën tonë.
Historia nuk është për nostalgjikë dhe as për adhurues të figurave të kultit. Ajo është për ata që kanë guximin të ballafaqohen me të vërtetën, sado e pakëndshme të jetë ajo.
Deri atëherë, librat që nuk guxojnë të thonë të vërtetën, mbeten thjesht përurime të një heshtjeje të stërzgjatur.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk