Agron Dalipaj, Dje isha i ftuar në tv. abc news!

06
Feb
2025
Nga : Agron Dalipaj


Dje isha i ftuar në tv. abc news te Kel Demi dhe një shpjegim i imi për emrin e Elbasanit shkaktoi të qeshura. E quaj normale që etimologjitë e mia shumkujt mos ti duken bindëse ose t’i përcjellë me humor. Ashtu si e quaj normalitet edhe të më besojnë dhe të diskutojmë rreth etimologjive.
Kel Demi nuk është etimolog dhe unë nuk mund ta përflas pse ai nuk bindet nga etimologjitë e mia. Mendoj se gazetari Kel Demi duhet të jetë më i ekuilibruar dhe i paanshëm e të thërresë në emisionin e tij edhe ndonjë akademik gjuhe e t’i japë në dorë një lapustil e t’i kërkojë publikisht mendim etimologjik për disa fjalë. Publiku ka të drejtë të njohë dhe anën tjetër të medaljes: sa të aftë i kemi akademikët e gjuhës.
Në shkencë nuk merret kurrë në konsideratë mosdakortësia dhe Kel Demi për shumë etimologji të mia nuk dakortësohet dhe këtë ma thotë haptas. Sinqeriteti i shprehur i tij meriton respektin tim dhe unë jam koshient që ai është i paushtruar në etimologjinë që unë bëj e nuk ka përvojën time. Nga ana tjetër i jam falenderues që më jep hapësirë në emisionin e tij.
Etimologjia ime për emrin Elbasan e bëri Enkel Demin të shtrihej në kanape nga e qeshura. E qeshura bën mirë për shëndetin dhe në ratin në fjalë shpreh edhe mosdakortësinë për etimologjinë time. Po cila është etimologjia për emrin Elbasan, që mund ta bindë Kelin? Ai vetë nuk ka një etimologji. As unë nuk pretendoj që ai të ketë një mendim të tijin etimologjik. Në raste të tilla gazetari thërret specialistin më të mirë të fushës dhe ndriçon çështjen. Kështu ndodh në gazetarinë korrekte. Këtë shpresojmë ta bëjë gazetari Kel Demi dhe nëse ai nuk i njeh specialistët, mund t’i sugjeroj etimologët zyrtarë: prof. Bardhul Demiraj, prof. Albert Riska e prof. Anila Omari.
Mua nuk më mërzit e qeshura publike e Kel Demit në emisionin e tij. Ai le të qeshë edhe më shumë. Historia ka treguar se asnjë mendim shkencor nuk është rrëzuar dot nga të qeshurat, talljet, përçmimet, denigrimet, burgosja apo dhe djegia në turrën e druve. Një mendim të pretenduar shkencor mund ta “varrosë” vetëm një tjetër mendim më i argumentuar dhe nga kjo përfiton shkenca. Edhe tezat e gabuara kanë një vlerë, sepse e shtyjnë të tjerë studiues ti rrëzojnë, duke bëre zbulime të tjera më bindëse.
Mua më brengos fakti se ai (E. Demi) i fsheh publikut mendimin e specialistëve të konfirmuar zyrtarisht dhe këtë e bën mbase për të mbuluar paaftësinë e tyre ekstreme, deri edhe idiotizmin funksional të tyre.
Nëse specialistët zyrtarë të fushës së etimologjisë nuk dalin në një panel me mua, gazetari korrekt duhet t’i ftojë dhe t’u kërkojë publikisht sqarime për të njëjtën çështje .
Gjithsesi, te emisioni i Kel Demit, u ndjeva mirë dhe shoh që ngjalli interes publik. Edhe pse “fitova” një kërcënim, me anë të një komenti, nga dikush që vetquhet Skender Beg e që nuk i kish pëlqyer etimologjia ime për Elbasanin. Komentin e tij po e jap në fotografinë përfund shkrimit dhe shpresoj ta kem sqaruar si më poshtë:
Skender Beg shpresoj të qetësohesh e mos të më ndjekësh këmba këmbës. Mbase etimologjia ime për emrin Elbasan nuk ju pëlqeu dhe ju mund të keni një tjetër shpjegim më bindës se ai që dhash unë.
Unë mendoj, se meqë Elbasani ndodhet gjeografikisht midis dy burimeve me ujra termale, që nxjerrin erë kutërbuese squfuri, njerëzia e emërtuan atë vend ashtu (Q)elbasan, më herët se ai të bëhej vend i banuar.
Nga ana tjetër emri Elbasan mund të vijë edhe nga një:
ERë mBA TAN (vendi) =
ER BA TAN > ERBATAN > ELBATAN > ELBASAN.
Kalimet r:l e t:s janë të njohura e të pranueshme.
Në afërsi të Urës Vajgurore ndodhet një fshat, që tani quhet Gur. Por, deri në kohën e Zogut, ky fshat quhej Qelbësirë, ngaqë atje dilnin ujra të përziera me hidrokarbure (hidrokalbure) që mbanin erë disi të qelbur.
Nëse ju nuk ju pëlqen etimologjia që dhashë unë për Elbasanin, në vend të më ndiqni këmba këmbës, të më linçoni, apo përtallni publikisht, mos do ishte më mirë të jepnit një variant tuajin etimologjik më bindës dhe ta pranojmë?
Natyrisht, nëse ju jepni një variant etimologjik më bindës, unë kërkoj ndjesë publike dhe tërhiqem.
Ju uroj çdo të mirë

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk