Shkruan: Zeni Bilimani
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!(RIBOTIM)
Enver Hoxha, ishte një udhëheqës i madh, me aktivitete politike dhe shoqërore tepër intensive e të pandërprera që shtrihet prej me shumë se gjysmë shekulli me vepra teorike të shumanshme , me një mendje të mprehtë , të cilën e vuri tërësisht në shërbim të Revolucionit.
Përballë një personaliteti te tillë të Luftës, të punës e të dijes nuk është e lehtë të gjesh në çdo rast fjalët e përshtatshme të veçosh tiparet karakterizuese, midis larmisë se pafund të cilësive e vlerave të shquara të tij.
Si burrë i Revolucionit socialist me Partinë e themeluar me shokët e tij: PKSH/PPSH që krijoi e rriti dhe e forcoi, i bëri bashkë zemrat e popullit /kombit shqiptar edhe pse në kushtet e një ilegaliteti të vështirë, përballë reaksionit fashist dhe tradhtarëve të vendit. Enver Hoxha e ngriti popullin në luftë të armatosur kundër pushtuesve dhe tradhtarëve të vendit.
Organizoi dhe drejtoi Ushtrinë Nacional Çlirimtare dhe e fitoi luftën duke çliruar Shqipërinë më 29 Nëntor 1944.
-Kjo ishte meritë e tij, e Partisë dhe e popullit që Shqipëria u rreshtua me shtetet e mëdhenj të botes në koalicionin e madh antifashist.
-Me urdhër të tij Ushtria Nacional Çlirimtare e çliruan Kosovën dhe disa territore të ish-Jugosllavisë deri në Vishegrad.
Me zgjedhje të lira popullore në vitin 1946 qeveria e tij demokratike, për herë të parë në historinë e Shqipërisë e solli popullin në pushet, me armën e sigurt të paqes, diktaturën e proletariatit.
Me ritme të shpejta shëroi plagët e luftës të rindërtimit dhe të zhvillimit të vendit.
Gjate ndërtimit të socializmit, me planet dy e pesë vjeçare ngriti një industri të fuqishme që dikur nuk ekzistonte fare.
Po me këto plane të zhvillimit ekonomik të vendit, zhvilloi bujqësinë intensive që nuk ekzistonte fare.
U emancipua gjithë shoqëria shqiptare, femra shqiptare fitoi emancipimin e saj dhe u bë e barabartë me burrin në të gjitha drejtimet e jetës ekonomike, politike, arsimore, shkencore, kulturore dhe në drejtimet shoqërore dhe ato shtetërore.
U zhvillua shëndetësia në shkallën më të lartë dhe shërbimi falas për gjithë popullin, që dikur nuk ekzistonte.
U zhvillua arsimi dhe kultura në shkallën më të lartë dhe falas për gjithë popullin që me parë nuk ekzistonte.
Nën kujdesin e tij në Shqipëri u zhdukën të gjitha sëmundjet ngjitëse dhe ato të zhdukjes në masë si kolera, malarja tuberkulozi, fruthi e të tjera sëmurje që e kishin shoqëruar me shekuj popullin tonë.
Me porosi të tij dhe në gjurmët e lavdishme të Ushtrisë Nacional
Çlirimtare shumëfishoi ushtrinë popullore në sasi dhe cilësi, e bëri atë të pathyeshme dhe me armatim moderne nën moton Ushtri e popullit shqiptar për mbrojtjen e Atdheut dhe fitoreve të arritura.
Enver Hoxha, si vazhdues i denjë i Marksizëm-Leninizmit punoi dhe ideoi përhapjen e ideologjisë së pavdekshme të komunizmit në shumë vende të botës së përparuar.
Pra, Ay ishte internacionalist i madh i popujve liridashës kudo nëpër botë.
Si patriot dhe vizionar i madh, Ay dinte të dallonte miqtë e vërtetë të Shqipërisë, por njëkohësisht iu vinte “kufirin te thana”, fuqive imperialiste me në krye SH.B.A. si xhandari ndërkombëtar i popujve të shtypur të globit.
Te flasësh e të shkruash për Enver Hoxhën ka shumë.
Enveri, ishte edhe udhëheqës i Revolucionit e Komandant ushtarak, burrë shteti i shquar diplomat i madh, organizator i shquar dhe ideolog me shpirt e mendje novatore, revolucionar, politikan mendjemprehtë, reformator shoqëror dhe arkitekt i ndërtimit te socializmit, por ka pasur një veti Ay, që karakterizonte qenien e tij: dashuria për popullin e tij.
Enveri, nuk u lind i tillë. Dashuria për popullin e bëri burrë shteti.
11Prill 1985 ,si sot 38 vite më parë, populli dhe Shqipëria humbën këtë udhëheqës të madh, kombi pësoi dhimbjen me të thellë.
Populli në çdo familje e qau Enverin, si njeriun e familjes së vet, se ashtu e konsideronte atë.
Ay vigan i luftës dhe i punës, ishte skalitur për dyzet e pesë vite në zemrat e popullit.
Burrat si Enver Hoxha, nuk vdesin kurrë!…
Ata, janë skalitur në kujtesën e shqiptarëve. Kjo kujtesë do përcillet dhe në brezat e ardhshëm që do vine.
Enveri, bëri EPOKË.
Për këtë flasin mësimet dhe veprat që Ay ia la Atdheut , popullit dhe kombit.
LAVDI TË PËRJETESHME ENVERIT TONË!
11prill 2020
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!