AI RRON NË MENDJEN DHE ZEMRËN E POPULLIT SHQIPTAR?!

15
Oct
2023
Shkruan: Zeni Bilimani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Enver Hoxha ishte një udhëheqës i madh, me shumë aktivitete politike e shoqërore tepër intensiv e të pa ndërprerë , që shtrihet prej më shumë se gjysmë shekulli, me një veprimtari teorike të shumanshme, me një mendje të mprehtë, të cilën e vuri tërësisht në shërbim të revolucionit.
Përballë një personaliteti të tillë të punës e të dijes nuk është e lehtë të gjesh në çdo rast fjalët e përshtatshme, të veçosh tiparet karakterizuese, midis larmisë së pa fund të cilësive e vlerave të shquara të tij.
Si bir i revolucionit me Partinë që krijoi bëri bashkë zemrat e popullit edhe pse në kushtet e një ilegalitet përballë një reaksioni të egër fashist.
Enveri e hodhi popullin në lufte të armatosur kundër pushtuesve e tradhtarëve, organizoi dhe drejtoi Ushtrinë Nacional Çlirimtare dhe fitoi luftën nga 1939 deri më 29 Nëntor 1944.
Kjo bëri dhe ishte merita e tij që Shqipëria u rreshtua në koalicionin e madh antifashist botëror.
Me urdhër te tij u çlirua Shqipëria, pjesa e saj Kosova dhe disa pjesë të ish-Jugosllavisë, deri në Vishegrad.
Me zgjedhje të lira popullore në vitin 1946, Qeveria e tij demokratike për herë të parë në historinë e Shqipërisë e solli popullin në pushtet.
Me ritme të shpejta shëroi plagët e luftës për rindërtimin e vendit në kohë rekord.
Gjatë socializmit me planet 2 dhe 5 vjeçare ngriti ekonominë, bëri industri të zhvilluar dhe moderne.
Zhvilloi bujqësinë në mënyrë intensive.
Zhvilloi në shkallë të lart arsimin e kulturën , artin e kinematë që më parë nuk ekzistonin fare, ndërsa arsimin e bëri falas.
Ndërtoi dhe zhvilloi mjekësinë për popullin falas që dikur nuk ekzistonte, me këtë rast u tha ndal, sëmundjeve shekullore që kishin mbërthyer vendin si kolera, malaria, tuberkulozi e të tjera epidemi të trashëguara.
Në gjurmët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare shumëfishoi Ushtrinë Popullore e kompletoi me kuadro ushtarakë të zotët dhe me një armatim modern.
Ushtria Popullore u bë e pathyeshme per mbrojtjen e kufijve të Atdheut dhe popullit.
Enver Hoxha, ishte një vazhdues i denjë i mësimeve të marksizëm-leninizmit në Shqipëri dhe në botë.
Në shumë vende të botës u krijuan parti marksiste-leniniste dhe organizata revolucionare që zgjuan popujt e tyre ndjenjën e luftës kundër shtypjes dhe shfrytëzimit kapitalist.
Enveri ishte një internacionalist i madh.
Si patriot dhe vizionar i madh ai dinte të dallonte miqtë e vërtetë të Shqipërisë, por ai ua tregonte “kufirin te thana”, armiqve imperialist me në krye ShBA si xhandarë ndërkombëtar i popujve të botës.
Te flasësh për Enver Hoxhën ka shumë për të thënë…
Ai ishte dhe udhëheqës i revolucionit e Komandant ushtarak, edhe burrë shteti i shquar, diplomat i madh dhe organizator i shquar e ideolog me shpirt novator e revolucionari politikan mendje mprehtë reformator në jetën shoqërore edhe artitekt i ndërtimit të socializmit.
Por ka patur një veti te ai që e karakterizonte qenien e tij: dashuria per popullin.
Enveri nuk lindi i tillë, dashuria për popullin e bëri burrë shteti me suksese a fitore, që këtu qe nuk po zgjatem!….
Enver Hoxha bëri EPOKË.
Lavdi veprës së tij në shekuj!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk