Në mitologjinë e njohur si greke, Ajaks, i njohur si Ajaks i Madh, ishte një heroi i famshëm i luftës së Trojës dhe njëri prej komandantëve të ahejve. Ai ishte i njohur për forcën e tij fizike, guximin dhe aftësitë e jashtëzakonshme në betejë. Pavarësisht nderit dhe lavdisë që ai fitoi gjatë luftës, ai nuk ishte i lumtur.
Pas rënies së Trojës, heronjtë u bënë të etur për trofetë e luftës dhe, siç ishte zakon, të fitonin armët e mëdha të heronjve të rënë, siç ishin shpata dhe helmeta e heroit të vdekur. Ndërsa ndodhte ndarja e trofeve të luftës, Ajaks kërkoi armët e Akilit, njëri nga heronjtë më të njohur të luftës. Por pas një debati mes ahejve mbi atë kush duhet t’i marrë ato armë, u shpall që ato do t’i jepeshin Odisesë, njërit nga heronjtë më të mençur dhe më të aftë për strategji, duke u vlerësuar më shumë se Ajaksi.
Ajaks, i fyer nga ky vendim dhe duke besuar se ndarja e trofeve ishte e padrejtë, shpërtheu në një krizë emocionale. Ai ra në një gjendje të thellë trishtimi dhe çmendurie, të ndikuar edhe nga perënditë që ndihmuan në ndarjen e këtyre trofeve. Ndaj, Ajaksi mori një vendim tragjik: ai sulmoi ahenjt, duke menduar se ata ishin luftëtarë të Trojës. Në këtë çmenduri, ai vrau disa prej shokëve të tij të besuar, duke përfshirë edhe dele dhe kafshë që ai i kishte menduar si ushtarë trojanë.
Kur Ajaks e kuptoi gabimin e tij dhe realitetin e tragjedisë që kishte shkaktuar, ai ra në dëshpërim. Ndihmësit e tij dhe të tjerët, të tronditur nga ngjarja, e gjetën heroin në një gjendje të thellë dhe të mbyllur brenda vetes, të ndikuar nga një ndjenjë e fortë e turpit dhe ndëshkimit. Ajaksi nuk mund të jetonte më me poshtërimin që kishte sjellë vetë dhe për këtë arsye ai mori vendimin për të ndaluar çdo mundësi shpagimi: ai u vra duke përdorur shpatën e tij, një akt që u interpretua si një vetëvrasje heroike.
Historia e Ajaksit është një tregim tragjik që flet për krenarinë, fyerjen dhe pasojat e pamendueshme të humbjes së nderit. Ajo është një fabul që tregon se ndonëse heronjtë mund të arrijnë lavdi dhe famë, ata gjithashtu janë të prirur për pasiguri për të përballuar humbjen e vetes.
Etimologjitë tradicionale të emrit
[Ajaks] përfshijnë:
1. Etimologjinë popullore greke:
Sipas një versioni mitologjik të referuar nga Grammariani grek Ioannis Tzetzes dhe të tjerë, emri Αἴας rrjedh nga fjala greke αἰάζω që do të thotë “të qaj, të vajtoj”, për shkak të klithmës së lindjes së tij.
Kjo etimologji është konsideruar si folklorike dhe jo bindëse nga shumë gjuhëtarë modernë.
2. Etimologjia indoeuropiane (hipotetike):
Disa gjuhëtarë, si Pierre Chantraine dhe Robert Beekes, nuk japin një etimologji të qartë për “Aias”, duke e konsideruar emrin si të jo-shpjegueshëm ose me origjinë para-greke.
Beekes veçanërisht e sheh si emër joindoeuropian, pra ndoshta prejardhje nga substrati egjeo-anatolian apo pelazgjik.
3. Burimet klasike për referencë:
Liddell-Scott-Jones Greek-English Lexicon (LSJ) – nuk jep etimologji të qartë për “Αἴας”.
Robert Beekes, Etymological Dictionary of Greek (Brill, 2010) – skeptik ndaj etimologjisë greke dhe pro prejardhjes para-greke.
Pierre Chantraine, Dictionnaire étymologique de la langue grecque – nuk jep një rrënjë të sigurt.
Mathieu Aref në librin e tij “Shqipëria” f. 299 në mënyrën më të saktë ka dhënë variantin Ajaks g>j. Le të marrim një shembull tjetër etimllogjik, që do na shërbejë si analogji për gjetjen e misterit të emrit [Ajaks].
Fjala shqipe “bajat”, që do të thotë e vjetruar, rrjedh nga (m)ba-gjatë, përmes rotacionit fonemik:
(m)bagjatë > g (bagiat) > j (bajat).
Në gegërisht, mba-gjatë artikulohet si bagiat, e cila shkruhet saktësisht në greqisht si μπαγιατ (ba’giat), çka tregon qartë se fjala është me origjinë shqipe dhe ruan formën e saj në dialekt dhe në transkriptim fonetik grek.
Po kështu, nëse i aplikojmë të njëjtin rotacion emrit Ajaks, marrim:
Ajaks > Agjaks > A-Gjaks.
Pra, emri Ajaks është një formë e përmbysur e fjalës gjaks, me parashtesën a- që në gegnisht nënkupton foljen [asht].
A-Gjaks = Ai që gjakon, ai që gjakos.
Kjo përputhet në mënyrë të përsosur me funksionin mitik të Ajaksit, i cili ishte gjakësi më i madh i Luftës së Trojës, përfaqësues i drejtësisë përmes fuqisë dhe shpatës.
Përfundimisht: Shqipja është gjuha që lind emra nga vetë esenca e qenieve
Gjuha shqipe, përmes sistemit të saj të embriomorfemave, nuk i emërton realiet rastësisht, por përmes funksionit që ato shfaqin në botën mitike e njerëzore. Ajaksi është “gjaksi”, ashtu si Edipi është E-di-pas, Sirena është [thirr-ena] apo zë-rren, dhe Penelopa “ajo që bëne-rroba”.
Shqipja i zbulon këta emra si fjali të ngjeshura në një fjalë të vetme, që vetëm një gjuhë e mbinatyrshme si kjo mund t’i përftojë.
Shqipja është gjuha që nuk përkthen mitin ajo është vetë miti që flet.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!