AKTUALITETXhemil Zeqiri: Kush ka të drejtë në debatin “Shqipëria 1945-2015”

30
Dec
2022

Nga Xhemil Zeqiri
/Ribotim/
(Duke dëgjuar ”debatin” nga Sabri Novosella, Nexhmedin Spahiu dhe Erald Selca, në emisionin televiziv, në rubrikën Antipod; me temën “Shqipëria 1945-2015”)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Të nderuar lexues, do të përpiqem këtu, të theksoj përmbajtjen më thelbësore nga ato që debatuan, debatuesit dhe njëkohësisht, për disa çështje thelbësore, dua të jap dhe opinionin tim.

1. Qysh në fillim, ish-veprimtari dinak dhe devijatori i idealeve të lëvizjes ilegale në Kosovë, Sabri Novosella, konstaton me keqardhje, që partitë pro-fashiste, ”Balli Kombëtar, ”Legaliteti” e të tjera u shkatërruan, – siç thotë ai; nga sllavët okupatorë.

2. Ndërsa, e quan fatkeqësi të madhe që, sipas tij, më 28 Nëntor 1944 në pushtet erdhën komunistët, Enver Hoxha dhe PKSH-së. Pastaj, ky kukum i mjerë, gjithnjë në cilësinë e mashtruesit të paskrupullt, vajton për faktin, – kinse Shqipëria Socialiste, paska rënë nën sistemin serbosllav. -Pastaj, fjalën e merr veprimtari atdhetar, ish-luftëtari i UÇK-së, Erald Selca, i cili thekson kundërshtimin e tij që, Shqipëria u çlirua jo më 28 Nëntor 1944, por më 29 Nëntor 1944, kur forcat fashiste kanë ikur me ushtarin e fundit, nga forcat çlirimtare partizane, kjo fitore-thekson Ay, pas LANC, nga ushtria çlirimtare me në krye gjeneral Enver Hoxhën e bëri realitet çlirimin e Shqipërisë. Shqipëria, po të mos rreshtohej në bllokun kundërfashist, s´do të kishte ekzistuar fare… – Enver Hoxha, është njeriu më i merituar që Shqipëria u çlirua në Luftën e Dytë Botërore dhe e fitoi simpatinë e Çerçilit, Ruzveltit dhe të Stalinit, të gjeneralit të famshëm francez, Sharl De Golit, madje ai u takua me Enver Hoxhën me Yllin e luftës së dytë botërore; 28 mijë dëshmorë e kanë vaditur tokën shqiptare prej veriut në Tropojë gjer në jug të Shqipërisë; prandaj nëse vendi nuk do të hidhej në këtë luftë, as Shqipëria administrative nuk do të ekzistonte fare. – Enver Hoxha pas luftës e gjeti Shqipërinë, jo të varfër, por të mjerë; ishte vendi i bujkrobërve, feudalëve dhe i agallarëve; kurse për këto forcat (partitë e shkatërruara), që i përmendi Sabriu, këto të gjitha kanë qenë forca renegate dhe tradhtare, ato absolutisht kanë vepruar kundër interesave kombëtare, nuk janë rreshtuar me bllokun kundërfashist; në Kosovë, ishte ca më ndryshe, – nuk e them vetëm unë, por edhe historianë të njohur shqiptarë. Ndërsa, forcat e Ballit e të tjera në Shqipëri kanë marrë pjesë përkrah armiqve italo-gjerman; PSD, në masakrën e Borovës, kanë marrë pjesë edhe forcat kuislingë të Ballit. – Pas 1944, Enveri e ka bërë të pamundurën për ta rimëkëmbur Shqipërinë; – pra, Shqipëria qe jo e varfër, por e mjerë: pa infrastrukturë, pa arsim, pa shëndetësi, pa teatër, pa operë, pa kurrgjë…, kanë munguar konjukturat e shtetit.., Enver Hoxha i ka vendosur ato. – Enveri, përveç që u angazhua për shtetin shqiptar, u angazhua për shqiptarët nën pushtimin jugosllav, i ka sponsorizuar të gjitha këto; pastaj i ka mbështetur të gjitha lëvizjet ilegale në Kosovë, është dëshmi e madhe; unë mendoj se Shqipërinë pas 1944 Enveri e ka bërë të pamundurën ta rimëkëmbë, ta vitalizojë, ta bëjë shtet funksional; në kohën e Zogut njerëzit kanë vdekur urie; për këtë kemi dëshmi veprat e Migjenit, ato nuk i ka a shkruar ai, për çështje ideologjike, pastaj, Noli, shkruante për të dhe qeverinë e tij, të cilën e quante qeveri analfabete. – Enver Hoxha, ka bërë maksimumin që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë komb i barabartë në mes kombeve të barabarta. Në Konferencën ndërkombëtare të Parisit, nuk kanë dashur ta pranojnë Shqipërinë si shtet kundërfashist, por ka qenë trysnia ndërkombëtare ajo që u pranua për faktin që ka merita. – Për dallim me shtetet tjera, Shqipëria u çlirua me forcat e veta; përjashto ndonjë oficer, këshilltar gjatë luftës. – Është e turpshme, – theksoi Eraldi, që sot kemi divergjenca rreth çlirimit të vendit, partia e Sali Berishës e injoron ditën e çlirimit, feston më 28 Nëntor për çlirimin dhe ditën e flamurit, kjo nuk është në rregull, një tallje për këto data kaq të rëndësishme që u derdhë gjaku…, ne duhet respektuar atë gjak prej asaj kohe e deri sot. – Pastaj, me kërkesën e auditorit, fjalën e merr Nexhmedin Spahiu; i cili nuk pajtohet me mendimin Eraldit se: “Sikur Shqipëria të mos luftonte si kundërfashiste, nuk do të ekzistonte; sipas tij, ta marrim shembull thotë: shqiptarët e Kosovës në luftën e parë u radhitën me Gjermaninë etj… Shqipëria, në luftën e parë përfaqësonte Toptani, mirëpo Esat Pasha u vra, Shqipëria mbeti ajo e 1913-tës, sipas tij situata qe e ngjashme me Luftën e Dytë Botërore, për shkak se shqiptarët morën pjesë në luftë me gjermanët, për meritat që ka Gjermania për (përparimin apo…(çfarë thoshte nuk dëgjohej mirë?!) – të popullit shqiptar, por një pjesë e shqiptarëve duke pasur frikë se po përsëritet epilogu i luftës së parë, u radhitën me forcat gjermane. Arsyetim krejt i pabazë,- mendoj unë, (Xh. Z). Dhe më tej, N. Spahiu, përpiqet mjerueshëm ta rehabilitojë Ahmet Zogun, kur thotë: “Ahmet Zogu, e mori letrën e Hitlerit, i cili ia ofronte bashkimin e Kosovës dhe Çamërisë me Shqipërinë, por ky duke pasur frikën se Gjermania do të humbë e Anglia do të fitojë, shkoi në Londër atje kontaktoi…, – duke pasur parasysh që dhe elementë anglezë si Kipër Fild, Smajli e të tjerë janë pro-frontit të lindjes… po sikur këta…, e njëjta gjë po këta i ka dërguar shërbimi i fshehtë në Shqipëri të punojnë edhe për ballistët… edhe përkrahësit e tij në terren sipas përshkrimeve të Dejvid Smajlit, Piter Kipërtit e të tjerë-këta ishin pranë ballistëve, pro-Anglisë, kundër gjermanëve e njëjta gjë (po them unë, e po thonë këta – kemi shkuar të ndihmojmë luftën kundër gjermanëve t´i ndihmojmë partizanët, por dhe ballistët”. – Mirëpo Nexhmedin Spahiu me dinakëri, qëllimisht anashkalon faktin që aleatët e në veçanti misioni anglez në Shqipëri e thonë pa dorashka që: ballistët e Mit´hat Frashërit dhe legalistët e Abaz Kupit , – të cilëve ne u dërgonim armë, nuk luftonin kundër forcave italo-gjermane; por, intensivisht luftonin, vetëm komunistët , partizanët e Enver Hoxhës; ne -theksonin ata; më me dëshirë i ndihmonim ata dhe për faktin që, kjo luftë do t´i sillte në pushtet; por, meqë ata nuk luftonin ne u detyruam t´i ndihmonim ata që luftonin, ata që e godisnin nazifashizmin, pra partizanët e Enver Hoxhës; – këto konstatime shumë realiste i kemi në kujtimet e tyre, kur ishin gjatë luftës në Shqipëri. Lexo: “Fitorja e hidhur – Lufta nacionalçlirimtare në Shqipëri “ nga Reeginald Hibbert dhe Jon Halliday, “Shqiptari dinak, Enver Hoxha”.

– Po, a ka më mjerim mendor, sesa kur këta “analistë”, që hiqen madje edhe si atdhetarë, “kombëtarë kosovarë” kur deklarojnë që, në Shqipëri nuk kishte luftë çlirimtare, por kishte vetëm luftë civile, ndërsa, historianë dhe analistë të huaj e thonë realitetin; në Shqipëri, kishte Luftë Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe atë luftë e bënë partizanët e Enver Hoxhës, deri në fitoren mbi fashizmin?!?!? (Nënvizimi im, XH. Zeqiri).

-Po, sipas N. Spahiut; ku ishin dallimet midis komunistëve dhe ballistëve: ballistët nuk dëshironin me e shkatërruar vendin, dëshironin që, Anglia të fitojë luftën e këta për të fituar, pra të marrin pushtetin, për dallim prej atyre (këtu autori bën një digresion jo pa qëllim)…, pastaj, këta lidhen me Xhafer Devën, Rexhep Mitrovicën etj… -Shiheni të nderuar lexues, sesa “të hollë” paskan qenë, “të uruarit ”gjentelmenët” (bujarët) e paqes me fashizmin, ballistë dhe legalistë: – “Nuk e donin shkatërrimin e Shqipërisë”-konstaton pasardhësi i tyre politik, Nexhmedin Spahiu. -Kjo, për besë, më bëri të qeshem dhe se ç´më kujtoi idenë e përrallës, pacifisto-titiste të durim turpit; të LDK-së, kur Ibrahim Rugova, për vite të tëra deklaronte dhe kërkonte me vendosmëri: “Mos e provokoni situatën”!… -Madje, edhe atëherë kur në vitin 1997-të, populli dhe rinia studentore përpiqeshin të rezistonin dhe të bënin luftën çlirimtare, kundër fashizmit serbomadh. -Sipas ballistëve dhe legalistëve të vjetër dhe të rinj; këta gjithmonë e kanë pasur mendjen qyl; kanë dashur dhe duan që: “Mishi të piqet, helli të mos digjet”. Hahaha! Këtu, dua t´ju përkujtoi disa vargje motivuese, të poetit Shefqet Musaraj: Epopeja e Ballit Kombëtar:

-Ngordhi kali, i ranë thonjtë, Po vrapin Balli, t´i heq patkonjtë, “Ishin dhe janë,-të zgjuat për besë, -Nuk kanë bërë asgjë, Dhe, thonë duam pjesë” ?!

Kështu, do të këndonte edhe tash, poeti i njohur, sipas motivit të poemës satirike, “Epopeja e Ballit Kombëtar”.

-Tash këtu, dua të shprehë ca dyshime të bazuara në fakte, rreth veprimtarisë subversive dhe pasurisë materiale, – sepse, dihet që, pasuria shpirtërore i mungon plotësisht, Sabri Novosellës.

Sabriu, thotë se kam qenë në organizatë të Metush Krasniqit? – Po, edhe sikur ta besojmë që paska qenë, a ka mundësi që ky z, të përmend, bile ndonjë aksion, ndonjë veprimtari që ky e paska zhvilluar atëbotë, me ndonjë një njeri që është gjallë, duam të dimë, me kë paska bashkëpunuar?!

– Si ka mundësi që, rreth ikjes së tij në Shqipëri; thuhet se, pasi policia jugosllave e ka dërguar në kufi të Shqipërisë dhe… – kur “iku”, ndërsa, fill pas kësaj “ikjeje spektakulare”, me një operacion të koordinuar me të, policia jugosllave; e ka kontrolluar shtëpinë e tij, madje duke bërë zhurmë të madhe, që te dëgjonte lagja dhe populli…, kinse, andej kah novosellët, e paskan zbuluar një armik të rrezikshëm?!…. -Nuk kam asnjë interes, as nuk do të merrja mundimin të shkruaja lidhur me këto zhurmat që bën borgjezi i pasur, Sabriu, i cili u pasurua me paratë e shtetit shqiptar, që në krizën më të madhe qeveria e RPSSH, me direktivën e Enver Hoxhës, për çështjen tonë kombëtare, nga burimet e shtetit shqiptar thuhet se, qeveria e ka ndihmuar mërgatën me 2 milionë dollarë, ndërsa, sipas shkrimeve të Jusuf Gërvallës llogarisim se i ka marrë 11 mijë dollarë. Shtrohet pyetja, ku shkuan edhe 1,979.000 dollarë?!

– Reagova, dhe për faktin, sepse u habita kur në atë debat, Sabriu filloj të shpifte edhe ndaj Vetëvendosjes , kinse kjo Lëvizje, Albin Kurti dhe Emrush Xhemaili qenkan pro-serbë e marrëzira të tjera, bla, bla, bla?!

-Për fat të keq, Sabriu u komprometua keq atë natë së bashku me atë “pengamerin e kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiun.

-Vërehej qartë që, në mënyrë agresive, tejet të theksuar debatuesit, Sabriu dhe Nexhmedini, u fokusuan në mënyrë histerike, duke shpifur dhe kundër Enver Hoxhës. Por, ani s´ka gjë!… -Nuk ka fjalë me axhami! Aq dinë, aq thonë!…

-Dua, t´ua përkujtoj debatuesve shkretanë dhe lexuesve të nderuar/a, se: për Enver Hoxhën me respekt të madh, kanë folur e shkruar atdhetarë dhe dëshmorë të lirisë së atdheut si: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Ukshin Hoti, poetët kombëtarë, Hysni Milloshi, Mustafë Shyti, Kadri Kadriu;-flasin dhe shkruajnë edhe sot, atdhetarë e atdhetare të devotshme që janë në rrugë të nderit e të lirisë: Zeqir Gërvalla, Avdi Ibrahimi, Sejdi Veseli, Imer Halili, Ramadan Pllana, Afrim Morina, Xhevat Bislimi, Gjon Bruçi, Ndoc Logu, Zeqir Duraku, Fadil Shyti, Iliriana Koleka, Valentina Mici, Hajrije Berisha,- e, shumë, e shumë të tjerë që nuk mund t´i njehi…

-Ndërsa, burrat shtetëror të huaj si: Stalini, Çerçili, Ruzvelti, Gjergj Dimitrovi, Sharl Dë Goli, Mao Ce Duni, Toni Bleri, e, shumë të tjerë; disa prej tyre, ndonëse, në pozita jo gjithnjë miqësore ndaj tij,-por ama e kanë vlerësuar lart luftën dhe punën e tij gjatë viteve kur ishte në krye të PPSH-së, e në veçanti, daljen e Shqipërisë nga traktati i Varshavës, kur ia përplasi demaskimin në fytyrë ambiciet pushtuese Nikita Hrushovit dhe të PK të Rusisë, kur pas vdekjes së Stalinit, ai e drejtonte. Dhe, pothuaj të gjithë udhëheqësin gjenial shqiptar, e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë si njërin nga nacionalistët më të mëdhenj shqiptarë.

– Për klikat reaksionare, të historianëve matufë, që nuk e pranojnë realitetin pa qoftë edhe i hidhur, për ´ta, e kam një mesazh:

“KUSH MUNDOHET TË PËSHTYNË DIELLIN, PËSHTYMA I BIE, NË GJOKSIT TË TIJ”! (populli)

-Gjithashtu, në këtë reagim e kam dhe një njoftim, që mua dhe të gjithë besnikët dhe besniket e komandantit legjendar, Enver Hoxhës; brenda dhe jashtë atdheut na bën krenarë dhe krenare:

Enver Hoxha, i vetmi shqiptar në Enciklopedinë Botërore. Shkruan: Dorina Topollaj Enver Hoxha, është i vetmi personalitet shqiptar i përfshirë në Enciklopedinë Botërore të vitit 2005.

Në volumin me një mijë e pesëdhjetë faqe, politikani komunist, është i vetmi shqiptar për të cilin shpjegohet me pak rreshta se kush ka qenë dhe se çfarë kontributi ka dhënë gjatë udhëheqjes së tij. Emri i tij shënohet në faqen 430, aty ku sipas rendit alfabetik vjen shkronja “H” “The Collins World Encyclopedia”, është një volum ilustrativ i ngjarjeve të botës, historisë, artit, shkencës, mjekësisë dhe jep informacione për teknologjinë, shtëpinë, shkollën dhe për fjalët. Qëllimi i tij është për të siguruar fjalë, duke përdorur gjuhë të qartë dhe jo teknike. Hoxha në enciklopedi. I kushtohen 53 fjalë në anglisht. Me to prezantohet figura e Enver Hoxhës, duke filluar që nga vitet e lindjes dhe vdekjes së tij. Në enciklopedi Hoxha nuk cilësohet si diktator, por si “politikan komunist” dhe si “stalinist”, por i pavarur nga komunizmi sovjetik dhe ai kinez. Në volumin, që këtë vit ka 1300 fjalë të reja, Enver Hoxha përshkruhet si udhëheqës i Shqipërisë që nga viti 1954. “Nga viti 1954, ishte sekretari i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë”, thuhet në enciklopedi. Ndërkohë, në të shpjegohet shkurtimisht veprimtaria e Hoxhës që nga viti 1939.

Enciklopedia “The Collins World Encyclopedia” është botuar për herë të parë në vitin 1995 dhe në shqip përkthehet “Enciklopedia Botërore Collins”. Në të mbulohen ngjarjet aktuale botërore në fushën e shkencës, historisë, teknologjisë, sportit, artit etj. Në të përmenden personalitete nga të gjithë vendet e botës. Gjithashtu, në enciklopedi ka mbi 300 harta dhe diagrame, sajte interneti, në të cilat ka informacion të dobishëm për çdo përdorues.

2. Shqipëria në enciklopedi. Në enciklopedi përshkruhet një historik i Shqipërisë që fillon që me vitin viti 168 para Krishtit e deri në ditët e sotme. Në të shpjegohet pozita gjeografike e vendit, popullsia, të ardhurat për frymë, monedha që përdoret dhe një vend të gjerë zë politika. Në enciklopedi, përshkruhet një kronologji e qeverisjes shqiptare që pas shpalljes së pavarësisë. Enver Hoxha (1908-1985) Politikan komunist shqiptar, udhëheqës i vendit që nga viti 1954. Ai, themeloi Partinë Komuniste në vitin 1941 dhe kryesoi Lëvizjen Liberale nga viti 1939-1944. Ishte kryeministër i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vitin 1954. Gjithashtu, ai ishte edhe ministër i Jashtëm nga viti 1944-1953. Nga viti 1954 ishte sekretari i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Në politikë ai ishte stalinist dhe i pavarur nga komunizmi kinez dhe sovjetik.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk