Në politikën shqiptare, pak janë ata që nuk lëkunden para presioneve, që nuk shiten për pushtet e interesa të vogla. Albin Kurti është një nga ata të rrallët, një lider që nuk bën kompromise me të vërtetën dhe që me guxim e mençuri po udhëheq rrugën e shqiptarëve drejt një të ardhmeje më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar.
“Nga unë nuk do ta dëgjoni parullën ‘Bac, u kry’, aspirata është bashkimi kombëtar.” – Kjo thënie e tij është dëshmia e një përkushtimi që nuk ndalet te interesat e ngushta partiake, por synon një komb të bashkuar, të fuqishëm dhe të denjë në arenën ndërkombëtare.
– Largpamësia e tij në zhvillimin ekonomik po sjell investime dhe mbështetje për prodhimin vendor, që është themeli i një shteti të fortë.
– Lufta e tij kundër korrupsionit po shkund themelet e oligarkëve dhe mafiozëve politikë që për dekada kanë vjedhur Kosovën.
– Përkushtimi ndaj drejtësisë është i palëkundur, sepse pa drejtësi nuk ka shtet, dhe pa shtet nuk ka forcë kombëtare.
– Qasja e tij strategjike në politikën e jashtme po e vendos Kosovën dhe kombin shqiptar në një pozicion më të fuqishëm dhe më të respektuar ndërkombëtarisht.
Kurti i takon brezit të burrave të mëdhenj si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini – një brez që nuk sheh kufij artificialë, por një komb të vetëm, një popull të bashkuar. Ai nuk kërkon të përfitojë nga historia, por ta shkruajë atë me veprime të guximshme dhe me vizion të qartë.
Rruga drejt bashkimit kombëtar nuk është e lehtë, sepse armët e armiqve tanë nuk janë më vetëm tanket e pushkët, por edhe korrupsioni, propaganda dhe tradhtarët e brendshëm. Por Albin Kurti nuk lëkundet. Ai po ndërton themelet e një Shqipërie të madhe jo me fjalë boshe, por me punë, me integritet dhe me vizion.
Ky është lideri që shqiptarët e kanë pritur – dhe ky është lideri që do ta çojë kombin përpara! 🇦🇱
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!