Prokuroria në Kosovë është një institucion i kapur dhe i korruptuar, që nuk ka treguar vullnet për të luftuar krimin dhe korrupsionin në Republikën e Kosovës.
Nga kjo perspektivë ka disa arsye pse Kurti nuk duhet të shkoi si dëshmitar në një prokurori të çoroditur e të ndotur:
1. Mungesa e besimit në paanësinë e prokurorisë; Nëse prokuroria është e kapur nga interesa politike, ish pushtetet e pasluftës apo të grupeve të korruptuara, atëherë çdo ftesë mund të shihet si përpjekje për të zhvlerësuar ose dëmtuar imazhin e pastërt e largpamës të Kryeministrit.
2. Dështimi i prokurorisë për të ndjekur korrupsionin e vërtetë; Kur prokuroria nuk ka vepruar ndaj rasteve të mëdha të korrupsionit të qeverive të kaluara, por merret me figura që përpiqen ta luftojnë atë, atëherë ka dyshime të forta se ftesa është e motivuar politikisht dhe e sponzoruar edhe nga Vuçiqi.
3. Legjitimimi i një institucioni të dështuar;
Nëse Kryeministri Kurti shkon si dëshmitar në një institucion që e konsideron të kapur, ai në njëfarë mënyre do ta legjitimonte atë dhe do të përçonte mesazhin se ai ende funksionon drejt, pavarësisht dyshimeve dhe argumenteve për të kundërtën.
4. Përdorimi politik i drejtësisë;
Nëse ftesa ndaj Kryeministrit Kurti vjen në një kohë kur ai po bën reforma apo është në përplasje me grupe të fuqishme kriminale, atëherë mund të shihet si përpjekje për ta delegjitimuar politikisht.
Nga ana tjetër, ka ca njerëz që përdorin një argument që ai duhet të paraqitet, sepse kjo mund të ishte për të treguar respekt ndaj ligjit dhe për të sfiduar korrupsionin nga brenda sistemit.
Por, gjithsesi por, të dashur lexues,
nëse sistemi është i kalbur, atëherë një qasje e tillë mund të jetë e pafrytshme.
Albin, mos shko pra!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!