ALBINI KURDOHERË I PARI NË REZISTENCËN PAQËSORE AKTIVE…!

23
Nov
2024
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

ALBINI KURDOHERË I PARI NË REZISTENCËN PAQËSORE AKTIVE,
-POR, EDHE NË LÇ-re TË UÇK-së, QE SEKRETAR POLITIK DHE PËRKTHYES PËRKRAH SIMBOLIT TË REZISTENCËS SHQIPTARE, ADEM DEMAÇIT.

(Dy opinione aktuale, të shkruara dhe në profilin tim në fzb)

… Jo, në vitin, 1998.
Kjo fotografi është në demonstratën e 1 Tetorit 1997, në Prishtinë, për mbrojtjen e shkollave shqipe.
-Pasi dështoi ajo Marre- Veshja, mashtruese, nga pjesa e dytë e vitit 1996, Sllobodan Millosheviq
-Ibro Rugo.
-Ishin vitet më të errëta të kombit shqiptar, kur “Presetniku”, i politikës nënshtruese të durim-turpit e mbante Kosovën në vendnumëro, herë i bënte prapakthime kur, Ibrahim Rugo, me atë zërin e ngjirur nga duhani “kaçak” dhe rakia, i bënte thirrje rinisë studentore dhe popullit shqiptar:
“Ju lutem, mos e provokoni situatën”!!!

-Mirëpo, Albin Kurti që nuk dëgjonte për krajlin vrastar, as për “mbretin” qyqar,-punët i mori vet i në dorë, t’i çojë përpara, që t’i mbrojë të drejtat e kombit shqiptar.

-Përkrah me profesorin e nderuar, Ejup Statovci dhe me shokët studentë, me mijëra demonstrues nga mbarë Kosova, marshuan përballë falangave armike, trimat dhe trimëreshat që frikën prej kohësh e kishin vrarë.
Rroftë Albin Kurti!
I paharruar qoftë i devotshmi, profesori atdhetar, Ejup Statovci!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
21 Nëntor, 2024

NGA KOMUNIKIMI ME NJË SHOK ATDHETAR?!

Nga Sherif Sherifi:

…kurse hajnat e tradhtarët që po vjellin vrer kundër Albinit dhe LVV, duke pritur momentin që përsëri të bëjnë pazare me shkijët dhe me vjedhë!

Nga Fadil Shyti:

Shoku im, Sherif Sherifi!
Hiç mos u brengos, hiç mos të kemi dert!…
Pse them kështu:
Na gëzon fakti që, më në fund, (më mirë vonë se kurrë), populli i Kosovës u kthjellua, u vetëdijësua, tani po i njeh dhe po i sheh, si në dritën e diellit bijtë dhe bijat e veta të devotshëm dhe të devotshme.
E kuptoi dhe po e kupton çdo ditë e më mirë:
Kush luftoi për liri,
Kush e harroi e la pasdore dhe u pasurua, u bë milionier krejt paligjshëm, mbi kurrizin e popullit, pasi ia shiti pasurinë shtetërore, pastaj, si makutëret dhe makutërit, të pangopur, as me pjatën e 20-të, popullin e plagosur, të varfër, të porsa dalë nga LÇ-re, popullin e SYRGJYNOSUR, i shtrënguar të ikë kah të mundet,-siç thotë populli:
“Kah sytë këmbët”.
-Kush e ricopëtoi Kosovën e përgjakur dhe të përflakur,
(me nder lexuesve) për një by…, posti në pushtet!!!…
Kush e pranoi Asociacionit NJË-ETNIK, në favor të Serbisë Fashiste,
Kush e votoi GJS, duke hedhur në gjyq ndërkombëtar me seli në Hagë, UÇK-n Heroike,
Kush e quajti Kosovën, “Kosovo”,-me fusnotë, kudo në Konferencat ndërkombëtare,
Kush pranoi të hajë turpin dhe krimin politik me bukë, që të largojnë Flamuri Kuqezi nga institucionet e Republikës së Kosovës,
Kush pranoi që, Kosova kundërligjshëm të quhet “Multietnike”,
kur dihet mirëfilli që, në Kosovën Shqiptare, jetojnë mbi 95% shqiptarë dhe që pastaj, shqiptarët në Kosovë të harrojnë identitetin e tyre, duke i quajtur “kosovarë” njësoj si kombësitë tjera; serbët, turqit, boshnjakët, kroatët, egjyptianët, romët e të tjera kombësi minoritare…
Kush e barazoi gjuhën serbe të ardhacakëve “minoritarë me gjuhën shqipe të popullit tonë autoktonë, den baba den në trojet e veta,
Kush e krijoi “Listën Serbe” të Rakiqit dhe Radojçiqit, në bashkëpunim me reaksionin ndërkombëtar në Bruksel,
Kush i solli bandat serbo-çetnike të “Rojave të Urës” dhe të tjera qarqe PARAMILITARE SERBO-RUSE, në Kuvend në Prishtinë, të maskuara me gëzofin “e hollë” të pushtetit fikitiv në shtetin “e tyre” që çdoherë pa pikë turpi as përgjegjësie politike, madje edhe në Kuvendin e Republikës e quajnë “Kosovo Metohija”, politikanët Opozitarë që e lanë Republikën pa sovranitet, jashtë kontrollit të Republikës sonë, në veçanti në Kosovën Veriore, duke ndarë qytetin, duke e quajtur si ndrikullat e këqija; Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut?!!!
-Ata mafiozë dhe ato mafioze politike, nën maskën e ndërrimit të territoreve shqiptare të Kosovës Veriore me atë Lindore, u përgaditën që t’ia japin Serbisë Fashiste pjesët më të begatshme të saj, Trepçën dhe Ujëmanin?!
-Pa cekur më gjerësisht dhe të tjera Prapakthime historike të rënda, të pafalshme, -siç është pranimi i Nenit 3 i Kushtetutës së Kosovës , sipas direktivave të errëta serbo-ruse euro-atlantike të Planit të Ahti Sarit, gjithnjë sipas kuteve të pabarabarta në raport me të drejtën e Vetëvendosjes së kombeve gjer në shkëputje, duke ia ndaluar popullit të Kosovës ribashkimin me viset tjera shqiptare në kufi me të, por në veçanti me shtetin amë-Shqipërinë.

-Po çfarë të zezash nuk bëri popullit tonë, kjo Opozitë servile ndaj Serbisë dhe miqve të saj të hapur dhe të maskuar të saj, gjatë këtyre tridhjetë e ca viteve zezona të “demokracisë” feudale
-kapitaliste!
Për të gjitha këto turpe dhe krime politike, ekonomike, sociale, kulturore, shkencore e të tjera, kjo Opozitë dinake, që tani në prag të zgjedhjeve të ardhshme të 9 Shkurtit 2025, popullit po i premton “tamël zogu”,
-mos harroni dhe përsëri mos harroni,-për qytetarët, të gjitha këto i kanë mashtrime dhe vetëm mashtrime.

-Mirëpo, kemi besim të plotë që, çdo atdhetare dhe çdo atdhetar do të qëndroj i patundur që, çdo qytetar shqiptar, por, edhe i huaj që jeton në Kosovë dhe kudo nëpër botë, që me logjikën e arsyes, me argumente dhe për ato çfarë bëri qeveria “Kurti 1-2”,në shërbime të popullit dhe të atdheut me gjakftohtësi, për të mirën e tij/të saj, të familjes, të shoqërisë dhe për të nesërmen e ndritur të Republikës sovrane dhe të kombit shqiptar që i ka dy kokrra mend në kokë, nuk i voton të pabesët dhe të pabesat, hajdutet as hajdutët, por me vetëdije të lartë atdhetare e voton besnikët dhe besniket e atdheut: Albinin dhe LVV, të vendosurit dhe të vendosurat që në udhëheqje të popullit, për të mbrojtur tokën shqiptare, i voton njerëzit e ditur, të pastër dhe të devotshëm, të dëshmuarit, veprimtarët e veprave heroike të ndërtimit dhe të sovranitetit të shtetit, jo fjalamanët e zhurmave të kota.
Nderime për ty!
Rroftë Albin Kurti!
Rroftë LVV!
21 Nëntor, 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/11/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk