Tirana, Prishtina dhe Zagrebi hedhin hapin historik – krijojnë aleancën ushtarake në përballje të ekspansionit serb.Sfondi i saj është ndryshimi i rrethanave gjeopolitike dhe rritja e rrezikut të sigurisë në Evropën Juglindore.
Agjenda serbe vs agjendës shqiptare
Ndryshimet globale që po imponon lufta në Ukrainë dhe sidomos rikthimi i Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, pasqyrohen edhe në lëvizjet e reja me karakter gjeopolitik në rajone siç është Europa Juglindore, alias Siujdhesa ilirike.
Ky ndryshim në realitet kishte filluar të ngjizej një vit më parë, me idenë që do të përfunohej në detaje në relacionin Prishtinë-Zagreb, ndërkaq do t’i imponohej Tiranës zyrtare atëherë kur lidershipi do ta kuptonte kanë marrë fund dy epoka kur Serbia impononte agjendën politike në Ballkan.
Ajo agjendë kishte shty përpara dy procese, ng të cilat duhej të dilte fituese Serbia:
1. Ndarja e Kosovës përmes të të ashtuquajturit proces të ripërkufizimit me shqiptarët, si e cilësonte pala serbe ose shkëmbim territoresh, si e cilësonin marionetat e Beogradit në Prishtinë.
2. Ballkani i Hapur, si ide për aktorizimin e Serbisë në rajon dhe “konservimin” e statusit të Kosovës si territor!
Këto dy procese kishin marrë fund që atëherë kurë në Kosovë kishim revolucionin e heshtur të 14 shkurtit 2021.
Në korrik të vitit 2023, Kryeministri Edi Rama pati deklaruar se nisma “Ballkani i Hapur” e kishte përmbushur misionin e saj për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tani fokusi kryesor duhet të jetë ky proces.
Ndërkohë në një konferencë për shtyp në fund të dhjetorit 2023, Rama do t’i rikthehej sërish asaj ideje, duke I bërë një interpretim deklaratës së tij të korrikut dhe duke e trajtuar si keqinterpretim nga palët që e kishin cilësuar atë si një lloj dalje të lehtë të Shqipërisë nga nisma për “Ballkanin e Hapur”. Në këtë konferencë me media ai theksoi se kjo nismë vazhdon dhe nuk mund të mbyllet nga një palë e vetme.
Pavarësisht këtyre luhatjeve dhe mëdyshjeve që në prapavijë mund të kishte elemente shantazhi, po çante tutje përpara ideja për realizimin e një aleance ushtarake me karkater strategjik, që do t’i stivonte në sirtarët e historisë që të dy idetë e agjendës serbe: atë për aneksimin e veriut të Kosovës dhe “Ballkanin e Hapur”, por edhe do ta përmbyste historinë e aleancave ushtarake në Ballkan.
Përmbysja e historisë
Le të kujtojmë se aleanca e parë ushtarake në Ballkan ishte Lidhja Ballkanike, e krijuar në fillim të shekullit XX. Kjo aleancë u formua në vitin 1912 mes Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë që në aparencë kishte luftën kundër Perandorisë Osmane, por në realitet po bëhej që të realizonte projektin shoven për coptimin e tokave shqiptare dhe ekspansion të secilit nga anëtarët e saj në dëm të gjeografisë shqiptare.
Kjo aleancë qe krijuar me nxitjen e Rusisë, e cila kërkonte të dobësonte Perandorinë Osmane dhe të forconte ndikimin e saj në rajon.
Si e tillë ajo provokoi Luftën e Parë Ballkanike (1912-1913), në të cilën aleatët fituan territore të mëdha në dëm të shqiptarëve. Nëdrkaq do të shpërbëhej pas Luftës së Dytë Ballkanike (1913), kur Bullgaria do të shpërfaqte paknaqësitë e saj me ndarjen e presë dhe do të hidhet në luftë kundër ish-aleatëve të saj për ndarjen e territoreve.
Por kësaj leance i kishte parapri një aleancë tjeëtr dypalshe – ajo grekoserbe që rezultoi me një Marrëveshjen Greko-Serbe të nënshkruar në vitin 1867 në Wesllau – Vjen, ku u ndanë sferat e influencës mbi territorin shqiptar.1
Aleanca e krijuar ndërkohë nuk ka kurrfarë pretendimesh territoriale as ndaj Serbisë e as ndaj ndonjë shteti tjetër në rajon. Përkundrazi, ajo po krijohet si alencë mbrojtëse dhe kundër ekspansionit serb, që tashmë është proklamuar përmes Deklaratës Politike të qershorit të 2024 të aprovuar në Kuvendin e Madh Serb në Beograd.
Deklaratën trelaterale për aleancë ushtarake2 e nënshkruan në Tiranë tre ministrat e mrojtjes të vendeve përkatëse në mënyrë krejt solemne pas pritjes solemne nga ana e ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Pirro Vengu, me nderime të larta ushtarake të homologëve të tij nga Kosova, Ejup Maqedonci dhe atij nga Kroacia, Ivan Anushiq.
Sipas nënshkruesve, sfondi i bashkëpunimit të planifikuar është “ndryshimi i rrethanave gjeopolitike dhe rritja e rrezikut të sigurisë në Evropën Juglindore”.
Në të ardhmen, do të ketë bashkëpunim në të dy nivelet e armatimit dhe stërvitjes së ushtarëve, me qëllim që ushtritë pjesëmarrëse të jenë “më kompatibile” në përbllje të çfardo mësymje nga ana e Serbisë.
Në një fazë krizash rajonale dhe ndërkombëtare, status quo-ja në Ballkan nga ana e Serbisë, siç paralajmrojnë zhvillimet në Republikën Srbska në BeH, po vihet në pikëpyetje. Shih për këtë, kjo aleancë e re ushtarake do të duhej të shihej si kundërpërgjigje e duhur dhe në kohën e duhur.
Reagimi irracional iBeogradit
Beogrdi menjëheër reaago ashpër. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në mbrëmjen e nënshkrimit: “Ne i kemi kuptuar ata dhe jemi shumë të shqetësuar”.3 Ndërkaq i ndodhur nën presionin e brendshëm për shkak të protestave të vazhdueshme në vend, ai theksoi: “Ne kemi doktrinën tonë dhe jam i sigurt se do të kemi sukses në ruajtjen e stabilitetit dhe të mbrohemi kundër çdo agresori të mundshëm ushtarak”.4 Ndërkaq pas kësaj delarate pasoi ajo e Ministrisë së Jashtme të Beogradit ku theksohej se Serbia ishte “garantuese e paqes dhe neutralitetit ushtarak në Ballkan” dhe për këtë arsye ishte “veçanërisht e shqetësuar që kjo aleancë ushtarake u formua pa konsultim me Beogradin”.5
Beogradi ende e konsideron Kosovën si territor të tij, duke e mbajtur atë jo vetëm në preambulën e kushtetuts, po edh enë pjesë substanciale të saj. Ndërkaq çfardo përpjekje për ta forcuar sistemin mbrojtës të Kosovës, rrjedhimisht edhe pjesëmarrjen e Kosovës në këtë alenacë ushtarake, sipas Ministrisë së Jashtme serbe, do të ishte “goditje e drejtpërdrejtë për rendin juridik ndërkombëtar dhe kërcënim për paqen në rajon”!6
Në anën tjetër, armatimin dhe militarizimin e Kosovës, Beogradi pretendon ta propagojë si kërcënim për minoritetin serb që jeton në Kosovë.
Retorika politike serbe po pregaditë kështu terrenin për të ndërtuar alibinë e duhur për ndërhyrje ushtarake, disi ngjashëm me atë ruse në Ukrainë.
Çka fshihet pas retorikës serbe?
Retorika e Beogradit që paraqet Serbinë si “garantuese të paqes dhe neutralitetit ushtarak në Ballkan” e shpërfaqur tani mund të lexohet në disa mënyra, duke pasur parasysh kontekstin historik dhe politik të rajonit. Kjo deklaratë duket se shërben për disa qëllime strategjike dhe propagandistike:
Viktimizim dhe legjitimitet ndërkombëtar – Serbia shpesh e portretizon veten si faktor stabiliteti në Ballkan, ndërsa në të njëjtën kohë akuzon fqinjët për destabilizim. Duke pretenduar neutralitet ushtarak, ajo përpiqet të krijojë një imazh të moderuar përpara fuqive ndërkombëtare, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së.
Kundërshtim ndaj integrimeve rajonale të Kosovës – Aleanca ushtarake tripalëshe (Zagreb-Tiranë-Prishtinë) përfaqëson një sfidë të drejtpërdrejtë për Serbinë, sepse e forcon pozitën e Kosovës si një subjekt i pavarur në skenën ndërkombëtare. Duke e paraqitur këtë aleancë si kërcënim, Serbia synon të minojë legjitimitetin e saj.
Frikësimi dhe retorika nacionaliste e brendshme – Kjo qasje i shërben politikës së brendshme të Serbisë, duke forcuar narrativën se vendi është i rrethuar nga forca armiqësore dhe se duhet të jetë vigjilent. Kjo ndihmon qeverinë aktuale të justifikojë politikat e saj dhe të ruajë mbështetjen popullore.
Lidhja me aleatët tradicionalë – Duke e portretizuar aleancën tripalëshe si një kërcënim, Serbia kërkon të justifikojë afrimin me Rusinë dhe Kinën, duke paraqitur veten si një vend që mbetet i pavarur nga NATO dhe ndikimi perëndimor.
Në realitet, kjo retorikë është një përpjekje për të penguar afrimin e vendeve të rajonit me NATO-n dhe BE-në, ndërsa në të njëjtën kohë fsheh politikat ekspansioniste të Serbisë dhe përpjekjet e saj për ndikim në Ballkan, veçanërisht në Bosnje dhe Kosovë.
Le të përkujtojmë faktin se Serbia aktualisht me ndihmën e aleatëve të saj [Rusia, Kina dhe nga disa shtete perëndimore] ka arritur të modernizojë forcat e armatosura.
“Trading Economics”, vuri në dukje një rritje në 2135.80 million dollarë në vitin 2023 nga 1723.50 milion dollarë në vitin 2022. Historikisht, buxheti i Serbisë ka pasur rritje të konsiderueshme. Për shembull, buxheti u rrit nga 1.14 miliardë dollarë në vitin 2019 në 1.43 miliardë dollarë në vitin 2022, duke reflektuar një prirje të rritjes së investimeve ushtarake.7
Përgjigjia e rreptë e Kroacisë
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq duke mos përfillur fare gjuhën diplomatike i dha një përgjigje të rreptë Beogradit. Ai tha troç se Zagrebi për marrëveshjen e fundit ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë “nuk ka nevojë ta pyes për këtë Serbinë apo NATO-n.” Plenkoviqi iu përgjigj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova shkelën marrëveshjen e vitit 1996 dhe hapën një garë armësh.
“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta kohë për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, ka thënë Plenkoviq, duke shtuar se me këtë akt palët “krijuan një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma.” Si i tillë dokumenti “nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj që duhet kërkuar një armik më tej, por kjo marrëveshje nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë të pyesë askënd për këtë, as Serbinë dhe as NATO-n”, u shpreh troç Plenkoviq.
Ndërkaq Ministria Kroate e Mbrojtjes nënshkrimin e memorandumit trilateral e cilësoi si produkt të “një interesi të madh për stabilitetin dhe sigurinë në këtë pjesë të Evropës dhe veçanërisht në Kosovë”.
Këto deklarata megjithatë nuk ka gjasa të reduktojë zemrimin e Beogradit.
Ja disa nga arsyet që merrë në konsideratë Beogradi. Së pari, sepse Kroacia, të cilën Vuçiç e ka pranuar të jetë e fortë ushtarakisht, sipas Beogradit po na krijoka një aleancë pas shpinës së Serbisë që përfshin edhe vende të tjera fqinje.
Sipas logjikës serbe dhe aleatëve të saj, para së gjithash, ata rus, ky fakt nxit rivalitetin historik mes dy ish-republikave ish jugosllave.
Kosova si faktor paqeje dhe balanci në rajon
Prishtina, është e qartë, mund dhe duhet të jetë përfituesja më e madhe e kësaj aleance. Shih për këtë, ministri kroat i mbrojtjes, Ivan Anushiç, theksoi pas nënshkrimit jo vetëm në terma të përgjithshëm: “Me qëllim të zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ne dëshirojmë të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë me partnerët dhe të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet industrive të mbrojtjes të vendeve tona. Anushiç deklaroi shprehimisht se qëllimi ishte “të mbështesim Kosovën dhe Shqipërinë në rrugën e tyre euroatlantike”.
Anushiq në deklaratën në fjalë paralajmroi se kjo aleancë nuk do ët duhej të mbetet vetëm një aleancë trepalshe: “Ka partnerë të tjerë nga NATO dhe BE që janë të interesuar të marrin pjesë në iniciativë,” tha Anushiç.
Kush mund t’i bashkohet aleancës duket qartë nga deklarata me nuanca trishtimi të e Ministrisë së Jashtme të Serbisë: Bullgaria.
Prandaj Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e kombinoi këtë paralajmrim me një kërkesë që merrë diçka nga retorika politike, kur apeloi për sqarim: “Nëse kjo marrëveshje, siç pretendohet, nuk është e drejtuar kundër askujt, ne kërkojmë një shpjegim se pse Serbia është e përjashtuar nga çdo negociatë për sigurinë kolektive në rajon”.
Beogradi tani e ka të qartë se dekada e tretë e shekullit 21 po përmbysë plotësisht historinë e fillim-shekullit 20-të kur aleancat ndërtoheshin për ekspansion të Serbisë në dëm të tokave shqiptare. Kosova ka kohë që me strategjinë e saj, me këtë aleancë, gradualisht po shndërrohet në faktor paqeje dhe krijimit ët balancave të reja në rajon.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!