Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Njohja e Kosovës nga Serbia është raport forcash mes nesh dhe jo raport forcash të jashtme, kjo është thelbësore në këtë moment.
Amerika tani, por edhe atëherë e donte nënshkrimin e Serbisë për njohjen e Republikës së Kosovës, Milloshviqi vetëm këtë gjë nuk donte të pranonte. Këtë hap të domosdoshëm, nuk duan ta bëjnë as pasardhësit e tij politikë Vuçiqi, Daçiqi e të tjerë shovinistë të egër serbomëdhenj.
-Tani krejt çështja në Ukrainë, qëndron në këtë pikë, atje mbrohet sovraniteti.
Krejt çështja shtrohet gabim nga aspekti i së drejtës së pronësisë së vendit pushtues.
Nga Serbia dhe miqtë e saj të hapur e të maskuar, euro-aziatikë dhe atlantikë, Kosova konsiderohet dhe me fanatizëm këmbëngulës, dinakërisht dhe hapur po trajtohet si koloni e saj.
-Është koha që, nga kjo ide dhe veprimtari reaksionare të çlirohen të gjithë.
-Kjo do të ishte shumë pozitive për paqen në rajonin tonë: paraprakisht do të na çlironte ne shqiptarëve autoktonë të Republikës së Kosovës dhe Kosovën Lindore, e cila dhunshëm politikisht dhe ushtarakisht ende është nën thundrën serbomadhe, pastaj do ta çlironte Serbinë nga barra e rëndë të cilën po e bartë kot, në pamundësi për ta mbajtur, do të bie mushka, pastaj kjo iu duhet dhe miqve të saj, nga qarqet reaksionare të Evropës, Rusisë, Amerikës dhe më gjerë që, çdoherë ia kanë dhënë dhe po ia japin ison për prapësitë e saj në Kosovë!…
-Kjo nuk i ndihmon aspak, në veçanti Serbisë, përkundrazi iu ka kthyer, po i kthehet, nëse vazhdon kështu, edhe më tej do t’i kthehet në bumerang.
Vlen të theksohet fakti që, është pozitiv fakti që këtë e kanë kuptuar disa opozitarë në Serbi, si Sandulloviqi, Jovanoviqi, Çanak dhe veprimtaret e devotshme të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Serbi, Natasha Kandiç dhe Sonja Biserko, këto gra heroina përparimtare serbe të cilat prej kohësh e kanë njohur Republikën e Kosovës.
-Fuqitë e mëdha në të kaluarën, por edhe tani kur ishte dhe është në pyetje e drejta mbi koloni. Në këtë aspekt Amerika dhe Rusia, ishin pajtuar dhe janë njëzëri.
-Kështu që, Kosova mund të qëndrojë vetëm nëse thotë: këtu do ketë MEJDAN,
PA MEJDAN NUK KA Pavarësi, NUK KA SOVRANITET,
përndryshe, do ketë kthim të kriminel RADOJÇIÇIT, në mënyrë që do të vij në Kosovë dhe do të hiqet dorë nga gjykimi i tij.
-Kështu që, Albini po bënë shumë mirë QË PO SHTRON KËRKESA PËR AMBASADAT dhe nuk po u lë atyre NISMËN.
-Këtë çështje ( të mejdani ) Albini e ka kuptuar thellësisht dhe gjerësisht, këtë po e vë në zbatim në çdo aspekt të jetës politike, ushtarake, ekonomike, kulturore, shkencore e të tjera…
-Albini, kështu duhet të veprojë pandalshëm, e përgëzoj fort, i dëshiroj suksese!
-Të gjithë “gurët” e vënë mbi supet e popullit të REPUBLIKËS së KOSOVËS, që e cenonin SOVRANITETIN e saj, Albini dhe qeveria “Kurti 2” me dituri, mençuri dhe sakrifica, në ballë të popullit të Kosovës, çdoherë ia kanë vënë shpatullat t’ia heqin nga rruga që i dilnin më të këqija se ato bllokadat e kolonëve serbë “të pakënaqur”, në rrugë, them me thonjëza, sepse pakica serbe nuk i donë këto bllokada as trazirat, ato i ka nxitur me mashtrime, o me dhunë, makineria e egër e Vuçiqit me mashat e tij të mjera Radojçiqin, Veselinoviqin, Rakiqin e “Listës Serbe”, të cilët për interesat e tyre i bën qytetarët serbë “mish për topa” i bën rebelues krejt së koti.
-Kur jemi në këtë pikë, pse opozita e sotme i bëri gjithë ato lëshime (kompromise) duke mos qenë e vendosur që, as marrëveshjet e saj në Vjenë, Bruksel e gjetkë të mos i zbatonte në terren?!
Apo, mos edhe këto qarqe politike ia dhanë nëndheshëm dorën Serbisë që të sundonte “në heshtje” me zhurmat dhe bllokadat në rrugë e gjetkë, në Kosovë?!
1.
Serbia, bënte zgjedhje të saj në Kosovë?!
2.
Serbia, donte Referendum në shtetin fqinj Kosovën?!
3.
Serbia, nuk lejonte heqjen e targave të saj, në shtetin fqinjë?!
4.
Serbia, për më tepër se njëzetë vite, e vuri në qarkullim dinarin e saj, në shtetin fqinjë në Republikën e Kosovës?!
5.
Serbia, ngriti në mënyrë të hapur me provokacione të rënda me pasoja të paparashikuara: ngriti flamujt serbë, banderolat e pankartat me përmbajtje papranueshme për ne shqiptarët, si: “Kosova është Serbi”, shpalosi fotografi të carit Putin dhe të nxënësve të tij Millosheviqit, Vuçiqit, ngriti përmendore të mëdha, si ajo e Car Llazarit në Mitrovicë, Zveçan e më tej deri në sulmin me armë në Banjë.
6.
Serbia, të gjitha këto i bëri për të shkelur hapur SOVRANITETIN në atë pjesë të atdheut tonë. Dhe, kjo e sëmura e Ilirikut (Ballkanit) nuk u mjaftua me kaq: për vite të tëra i përgatitej për të bërë intervencion në kufirin verior të Shqipëri-Kosovës, në Bajën e pathyeshme, ku nga qëndresa heroike e mbrojtësve të policisë së Kosovës, ia thyen turinjtë si mos më keq!
7.
Serbia, kërkoi dhe po kërkon Decentralizim njëetnik që nuk ekziston askund në Ilirik, Europë as botë.
8.
Serbia, krijoi komuna paralele në Kosovë.?!!!
-Kjo, tani nuk po lejohet.
-Kjo është strategji e fitores, -(më lejoni lexues të nderuar), dua të bëj këtu, një krahasim modest: tani ushtria ukrainase ka humbur nismën, Zelenski, po donë të shkarkojë gjeneralin, Amerika po e pengon,
Rusia dhe Amerika si duket do të ndajnë sferat, aq sa popujt atyre vendeve ua lejojnë.
Rroftë rezistenca!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
8 Shkurt, 2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!