ALIÇKAJ: GRENELLI NUK E PËRFAQËSON AMERIKËN NË ÇËSHTJE TË KOS

04
Feb
2025
Agim ALIÇKAJ

ALIÇKAJ: GRENELLI NUK E PËRFAQËSON AMERIKËN NË ÇËSHTJE TË KOSOVËS
Agim ALIÇKAJ, veprimtar shqiptaro-amerikan, anëtar i kryesisë së Ligës Shqiptaro-Amerikane, me Joe Dioguardin foli në televizionin KTV (3 shkurt 2025):
«Deklarata e sotme e Grenellit është përzierje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Kosovës. Ky veprim është një veprim antiamerikan, një veprim që nuk i ka hije një emisari, i cili pretendon se mund të zgjidhë konflikte. Konfliktet nuk zgjidhen duke kritikuar njërën anë, me të cilën ti dëshiron të arrish ndonjë sukses në bisedime.
Grenelli nuk e përfaqëson shtetin amerikan në çështje të Kosovës. Ende nuk asht caktuar në detyrë. Ai është kah e shfrytëzon situatën sepse i ka pasur disa fotografi me Trumpin. Vetë fakti që ai nuk ka arritur të marrë detyra më të mëdha, më serioze, sikurse që ka pretenduar të jetë Sekretar i Shtetit [dmth. ministër i Jashtëm], tregon se ai ka probleme me shtetin amerikan vetvetiu, për arsye se nuk janë të sqaruara tamam lidhjet e tij me Serbinë, me politikanët të Serbisë dhe të Rusisë. Ka dyshime, që ndoshta, – ndoshta, sepse nuk kam fakte – mirëpo ka dyshime që ndoshta edhe është i korruptuar, për këtë arsye edhe nuk ka mundur të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Trump.
[…]
QORTIMI [NGA ANA E GRENELLIT] I KRYEMINISTRIT TË TASHËM, KURTI, ËSHTË I PAVEND DHE ËSHTË GABIM SHUMË I MADH.
Nuk është kurrgjë e jashtëzakonshme pse Grenelli takohet me Trumpin. Ka pasur disa fotografi në Kaliforni. Pati sukses në Venezuelë për lirimin e pengjeve. Unë mendoj që në këtë moment nuk duhet ta marrim emisarin Grenell si përfaqësues për çashtjen e Kosovës ende. Nuk është ende i caktuar. Prandaj ai nuk ka të drejtë të flasë. Përzierja e tij dhe deklaratat e tij lidhur me zgjedhjet në Kosovë, edhe qortimi i kryeministrit të tashëm, Kurti, është i pavend dhe është gabim shumë i madh. Gjë që tregon edhe karakterin e tij, sepse ai edhe përpara si një ambasador në Gjermani, u largua nga Gjermani me kërkesën e Gjermanisë për arsye se ka qenë jodiplomati, mos të them edhe arrogant i skajshëm. Edhe më vonë tregon tendenca jodiplomatike.
GRENELLI I KA SHUMË BORXH SERBISË
Ky [Grenelli] i ka shumë borxh Serbisë, sepse duket se ka krijuar disa marrëdhënie speciale në Serbi. Nuk e di se çka konkretisht. Ekzistojnë konspiracione të ndryshme, por nuk dua të merrem me to. Mirëpo është i influencuar nga Serbia: shkurt e trup. Është duke e përfaqësuar atë. Ai ka shkuar… derisa ua uron serbëve Vidovdanin, pa e ditur se çfarë përfaqëson Vidovdani, pa ditur gjë për atë punë. Historinë e Amerikës nuk e di, e lëre më atë të vendeve ballkanike. Prandaj, ai e ka marrë anën e Serbisë. Domethënë, nuk është më i paanshëm. Nëse ti do të jesh mediator në një konflikt minimumi do të duhej të ishe publikisht i paanshëm. Në prapavijë ndoshta edhe mund të jetë i anshëm, por publikisht duhet të tregohet i paanshëm. Ky e ka kaluar atë fazë. Kështu që unë besoj dhe shpresoj që presidenti Trump nuk do t’ia japë mundësinë këtij që të ndërmjetësojë në problemet mes Kosovës dhe Serbisë.»
(Përgatiti A.M.)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk