“Analistëve të gjithëdijshëm” t’u merret e drejta e elaborimeve politik!

28
Dec
2022

Shkruan: Afrim Morina

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Prishtinë, 26.12.2022

Ka kohë që nuk jam paraqitur me analiza, por, kësaj here do të bëjë këtë për fundvit, për të parë se ku jemi ne dhe armiqët tanë, po, përmes analistëve. Temë trajtimi do të marri, paralelizma të analistëve shqiptar (Kosovë), dhe atyre serb, kudo që janë. Kjo më ka shtyrë për shumë arsye, por, qenësorja është, analizat që bëhen, sidomos, prej vendosjes së reciprocitetit për targat, e, këtej.

Së pari të “gjithëdijshmit” tanë, nuk e dinë peshën e targave, sepse ato nxjerrin në pah shumë mangësi të sistemi tonë kushtetues, për të parë në kemi sovranitet në gjithë teritorin tonë. Për të pasur regjistrime sipas Ligjit mbi regjistrimin e automjeteve, lind domosdoshmëria e nxjerrjes së një vargu dokumentesh: letërnohtimet, patentshoferët, etj, që duhen të kenë emblemën e shtetit të Kosovë dhe mu kjo, e bëri palën tjetër të alarmohet, për të dal pa maska, për apetitet e tyre shovene, të të gjitha kohërave, sidomos pas krijimit të mitit serb mbi Kosovën.

“Analistët” tanë, asnjëherë nuk trajtuan tema serioze dhe të parashtrojnë pyetjen publike, këta serb, të deleguar në Kuvendin e Kosovës:- kanë leternjohtime tona, apo ato të Serbis?; Janë të regjistruar si parti politike me mbaresën e fjalisë “Kosovë” apo “Kovë- Metohi”; Janë rezident të Kosovës, apo të Serbisë, etj.?

Por vendosja e barikadave bëri një ndarje edhe më të madhe, qasjes së problemeve, përmes “anlistëve”, të cilët, jo vetëm nuk dinë për të shkoqitur flajën analizë, por, po i tregojnë armikut se si duhet vepruar, sepse, ne nuk guxojmë të veprojëm, duke e mbiqmuar forcën serbe, sepse ne nuk dimë të mendojmë për fatin tonë, sepse ate ia kemi lënë Borelit e Lajçakut, sepse, ne nuk guxojmë të veprojmë, sepse na vihen të gjithë kundër dhe pala serbe del fitimtare, edhe kundër neve, edhe kundër Evropës edhe kundër SHB-së. Ky është mesaxhi që e përcjellin “të gjithëdijshmit” tanë dhe nuk ka nevojë opozita të bëjë analiza, kur këtë argat e bëjnë të tjerët, që nuk ndëshkohen në votë.

Si lindi problemi i targave e këtej, jamë munduar të përcjelli propagandën serbe, një propagandë e konsoliduar bukur mirë, sa me ja pas lakmi edhe bota ruse e amarikane, e, të mos flasim për Evropën, e cila ende përplitet për të dal nga qorrsokaku ku është futur përmes gjeopolitikës e gjeostrategjisë, sidomos, pas invazionit Rus në Ukrainë. Të gjitha forcat politike, intelektualët e pavarur, kishat, e, analistët ushtarak, kanë të njejtin mesazh për ne shqiptarët, “Jeni në tokën e shenjët tonën dhe nuk duhet të frymoni aty!”. E dëgjojnë këtë mesaxh, të gjithë shqiptarët, të gjithë evropianët, të gjithë amarikanë?! Atyre nuk u tingëllon bash kështu, por “Të gjithëdijshmit” tanë analitik, e fusin kokën në rërë si struci, ndaj këtij fenomeni dhe fajin mundohen ta gjejnë te politika dhe mundohen ta përgaditin opinionin, siç ishte përgadit gjatë viteve nëntëdhjeta, pse ne merremi me këtë, kur duhet të merret dikush tjetër, pra miqët tanë, të cilët do ta detyrojnë Serbinë të këndellet, për të parë gabimet e veta.

Janë duke i përcjell aferat korruptive, vrasjet politike, burgosjet politike, ndrydhjen e zërit të lirë të medieve dhe shoqërive civile, e shumë gjëra tjera në Serbi, këta “analist” tanë? E dinë “analistet” tanë, se vëllai dhe djali i Vuçiçit janë të përfshirë në të gjitha këto, konstatim i vet serbëve? Borelli, Lajçaku e Eskobari i dinë këto, por, heshtin. Gjithë propaganda e konsoliduar serbe, për momentin i hesht këto, se, lufta kundër këtyre, është luftë për të mirën e Kosovës, prandaj, kanë lënë opozitarizmin, derisa ta arrijnë qëllimin e tyre të “shenjët”, kundër shqiptarëve. Pse nuk nderrmerren veprime, nga ndërkombëtarët, të cilët e dinë mirë, se mu këta njerëz janë në barikada dhe kërkojnë që edhe për këto të bisedohet!

Pse “analistët” tanë, nuk e ngritin zërin kundër kësaj propagande serbosllave dhe të kërkojnë nga faktori nderkombëtar, që fajin lë ta gjejë atje, e, jo te ne? Pse gjithnjë e më tepër po poshtrohen, duke u munduar të gjejnë fajtorin te ne, e, jo aty ku e ka burimin? Pse gjithnjë janë sinjalizues të kërkesave serbe ndaj Qeverisë, që të jenë edhe kërkesa para nderkombëtarëve? Mos, vallë, edhe nderkombëtarët po i vërejnë këto kërkesa të “analistëve” tanë dhe po i tumirin në heshtje, duke mos e qortuar Serbim për bëmat e saja. Pse këta “analist” tanë nuk po marrin mësim nga armiqët tanë dhe të thonë me zë të fort, bindës e argumentues, se Kosava është djepi, zemra, syri ynë dhe duhet mobilizuar të gjithë, ta shpëtojmë këtë tokë të përgjakuj me shekuj? Nuk janë të vetëdijshëm, vallë, se miti i humbjes kundër serbëve është krijuar nga dilitantët politik, nga frikacakët politik e analitik, nga bashkëpunëtorët e tyre dhe gjithë sorollopi mbështetës? Nuk e marrin për bazë, të paktën një fjali të kreut të NATO-s, se, Kosova është qendra e interesi tonë në Ballkanin Perendimor! Jo, nuk dinë të mendojnë me këtë logjikë, por, mendjen e kanë të meditjet e majme që u ofrojnë punëdhënësit dhe aty janë vetëm për të elaboruar qendrimet e tyre, që nuk dihet edhe nga i kanë të siguruara fondet.

Propaganda e konsoliduar serbe, ka bërë, që shteti të jetë unik, që forcat ushtarake të jenë në gaditshmëri, që politika të depërtojë edhe aty ku nuk ka pasur gjasa t’i afrohet pragut të dyerve të akcili shtet. Ata ua tregojnë dhëmbët edhe të fuqishmëve dhe të gjithë mundohen ta ledhatojnë, ta marrin me të mirë këtë djal(l)ë të lazdruar e ngucakeq, për të ruajtur qetësin në këtë nënqiell, (e, kështu nuk ruhet qetësia!), sepse, po shohin një shakapërderdhje të enegjisë kombëtare te ne shqiptarët (kudo që jemi), për shkak të simpative pushtetare dhe kërkonë kompromise e bashkëbisedim edhe për të shkuar në nevojtore! Ka turp më të madhë?!

Interes i kujt jemi ne në këtë sferë të ndarjeve gjeopolitike e gjeostrategjike, sipas dilitantëve politik e “analistëve”?! Do të përgjigjen, jemi të Evropës e Amerikës, e, kurrën e kurrës nuk mendojnë, se ne duhet të jemi interesi i vetëvetës dhe të zgjedhim në interes të kujtë do të sakrifikohemi, siç jemi sakrifikuar nëpër të gjitha shekujt e kaluar. Kanë ujë në sy, këta dhe të na gjuajnë herë të njeri e herë te tjetri, për para e karierë.

Ne duhet të gjejmë dike të na mbështes në këtë rrugëtim që kemi përpara, por, jo edhe të japim pjesë atëdheu, sipa tekeve të Borellit e Lajçakut, e, kohëve të fundit, edhe sipas Kristofor Hillit. Se sa janë në koordinim dy amabasadorët e SHBA-ve, në Prishtinë e Beograd, tregon mjaftë, sa të kemi këtë hezitim të nderrmarrjes së masave, për zhbllokimin e rrugëve tona në Veriun tonë, nga forcat paramilitare, që ditë më parë ishin në struktura politike e uniforma poliocore të Kosovës. Kërkojnë që po atyre t’ua lëmë kujdsin e asaj pjese të atdheut “analistët” tanë?! Deri në këtë shkallë kanë arritur, sa të vajtojnë rënjen e kësaj ngrehine serbosllave në atë pjesë të Kosovës, për dy-tre orë! Po këtë vajtim po e bëjnë edhe ata që Kosovën e kanë shpallur si interes nacional të vetin dhe pikë nevralgjike për sigurin e Evropës nga poilitika fashiste e Putinit!

Derisa kemi këtë shkapërderdhje mendimesh e veprimesh, që do të thotë, shkapërderdhje e nergjisë kombëtare, por edhe të shkapërderdhjes së mendimeve dhe veprimeve evropian e amarikane, reth nesh e për ne, që dërgonë ujin në mullirin serb, e rus, çfarë të bëjmë ne, që rrjedhën e ujit ta dergojmë në mullirin tonë? Po, çfarë duhet bërë? Duhet puthur dorën e prapanicën sejcilit që ngihet në mengjes, i përgjumur e mamuritshëm dhe t’i thomi, “bukën e përditshme, falna zot” (Migjeniane)?! Kanë dell kombëtar ky llojë sorollopi, dhe, të ndalet e ta shikojë të vërtetën në sy?! Jo, se e vërteta për ta është paraja e kolltuku. Po mirë, këta sahanëlëpirësit “analist” tanë, por, si mundet bota demokratike ta durojë këtë monstrum në mes të saj, se, ne, nuk jemi periferi evropiane, që dorën ta shtrijë ka ata, e, kokën kah Kremlini? A nuk e bënë këtë dy ministrit e jashtëme, në sy të botës dhe ende përgëdhelet, se, mos, ndoshta do të këndellet dhe largohet nga Kremlini, falanga pushtetare serbe, që e njejta nomenklaturë që nga Millosheviqi, e udhëheqë këtë politikë këcnuese, jo vetëm për ne?

Çfarë duhet dhënë deshmi më tepër perendimit, Amerikës dhe gjithë botës, se ato që i kanë parë dhe shohin çdo ditë me diell, në këto troje të përgjakura? Këtë mund t’ua spjegojnë vetëm “analistët”, sepse këta janë më të zëshmit se vetë kriminelët serb, kudo që janë, për t’i ngashnjyer e futur në kokë, se çfarë duhet të kërkojnë, se ne detyrohemi të lëshojmë pe para perendimit, e, sidomos para Amerikanëve!

Mesazhi i nalistëve tanë duhet të jetë “Kriminelët para drejtësisë dhe barikadat duhet hequr!” Ky duhej të jetë mesazhi, se kjo na bëhet përditëshmëri, që, sa herë prangosen kriminelët, të ndgritën barakagat për t’i liruar, kjo nuk tolerohet! Ky zë i munguar nga “analistët” duhet të fuqizohet nga intelektualët e njëmend të çështjes shqiptare! Duhet tërhequr vërejtjen Perendimit e SHBA-ve, se, kjo nuk tolerohet, por, të bashkërendisim veprimet, që kësaj sjellje kriminale dhe luftënxitëse në këtë nënqiell të ilirikut, t’i jepet fund.

Këtë zë kushtrimi duhet ta ketë edhe politika gjithëshqipatare, duke u nisur nga Edi Rama, që nuk është në vijë të preambulles së Kushtetutës shqiptare, e deri te subjektet politie shqiptare, kudo që veprojnë.

Këmbanat po na i shurdhojnë veshët!

Heshtja duhet thyer, jo për akcilin udhëheqës, por, për të shpëtuar njëherë e mirë nga karpatjanet e sorrollopi i tyre mbështetës!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk