Në pervjetorin e shpalljes së Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare -10 shtator 1922:Anastas Janullatos ka punuar hapur dhe punon për interesat largëpamëse të Greqisë – greqizimin e shqiptarëve të Shqipërisë së Jugut. Për punën e vet dhe resultatet e punës së vet, raporton dhe medaljohet nga shteti i vet Greqia.
Nuk ma rrokë fare mendja, se si fillimisht është lejuar dhe ende lejohet, një status i tillë i ortodoksizmit në Shqipëri, i dirigjuar tërësisht nga Greqia.
Politikanët e atëhershëm dhe të tashëm shqiptarë, është dashur t’a dinë se kush ishte dhe është Greqia në raport me shqiptarët dhe Shqipërinë. Greqia si dhe armiqt tjerë të shqiptarëve, nuk i ndalin pretendimet ndaj nesh, për derisa neve nuk i bindim ata se jemi të zot dhe te pa epur.
Politikanë shqiptarë, keni renë në gjum të ariut edhe veres.
Politikanë shqiptarë të majtë e të djathtë, ishit dhe jeni ne gjumë të përherëshëm edhe në pikë të dites, sa i përket çeshtjeve kombëtare e jetësore të popullit, ndersa jeni shumë të këthjellet për egot e juaja bile edhe naten.
Politikanë shqiptarë, çka ju vynë majtë-tizmi e djathtë-tizmi politik, kur humbet shqiptaria ?
Si mund t’a lejoni edhe me tutje Anastas Janullatos në krye të ortodoksizmit në Shqipëri?
Gjëjeni ju lutem ( edhe pse nuk e meritoni më ju lutur) një FAN NOL TË RI! Këtë e keni detyrim. Politikanët duhet të jenë kujdestarë të popullit e të shtetit.
A nuk jemi bindur nga historia jonë se si dhe për çka n’a kanë ardhur këto religjione qe i kemi ?
Intelektualë e shkrimtarë ambicioz delni nga “shpellat” ku jeni fshehur dhe ngriteni zërin ndaj të këqijave dhe rreziqeve në të cillat është zhytur kombi ynë ! Nuk do të kenë vlerë çmimet eventuale të fituara nga ju nese Shqiptaria humbet.
Konkurenca për mbijetesë në globalizimin botërorë do të jet shumë e ashper. Kombet qe nuk do të jenë të kujdesëshme do te asimilohen/zhduken.
A nuk është e pakuptimt dhe e pafalshme, kur popujt e përparuar të botës merren me çeshtjet e se tashmes e të se ardhmes, neve merremi dhe n’a imponohet të merremi me çeshtje të se kaluares ?
Deri kur kështu?
Të gjithë duhet të bëjmë diçka për senzibilizim masiv të popullit shqiptar, për çeshtje kaq të mëdha si kjo, përderisa ata qe e kanë për detyrë nuk bëjnë asgje. Përndryshe të ardhmen e kemi të pasigurt si komb!!!
(Për herë te parë ky shkrim është publikuar me 10.09.2020)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!