Anekdota: Fabrika e rrenës

26
Sep
2024
Shkruan: Beqir Elshani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

1. FLAMURI
– A kanë dallime flamuri serb me flamurin shqiptar, – e pyeti gazetari historianin gjerman.
– Patjetër, flamuri serb me origjin karpatiane është pushtues i tokave shqiptare, ndërsa flamuri shqiptar është mbrojtës i tokave autoktone ilire, – u përgjigj historiani gjerman.

2. BULLGARIA
– Zot, të falënderoj që jam vend ortodoks! – kështu e falënderoi zotin Bullgaria.
– Pse më falënderon, zonjë ballkanike, ç’rëndësi ka feja për ty? – iu drejtua zoti Bullgarisë.
– Eee, po të isha me përkatësi myslimane siç është Kosova, Serbia do të dilte në Detin e Zi, – ia ktheu Bullgaria skofiare.

3. UJQIT
– A më shumë ujq ka në Itali, apo në Shqipëri? – e pyeti njëri mikun e tij.
– Më shumë ka në Bruksel, – u përgjigj i dyti me diplomaci metaforike.

4. FABRIKA E RRENËS
– Ku gjendet fabrika e rrenës diplomatike? – e pyeti njëri mikun e tij.
– Të them që gjendet në Bruksel, zemërohet opozita, prandaj po them që gjendet në Beograd, – u përgjigj miku i tij.

5. BËMAT E ALBIN KURTIT
– Albin Kurti është mashtrues, është e keqja e Kosovës, është hipnotizues, është psikopat, është skandaloz, është i pafytyrë, është keqpërdorues etj., – tha një opozitar i revoltuar në dëm të kryeministrit të Kosovës.
– Harrove të tregosh që Albin Kurti është i varfër dhe i pakorruptuar, asnjë luftëtarë të UÇK-së nuk e ka çuar në Gjykatën e Hagës, asnjë pëllëmbë të Kosovës nuk ua dha vendeve fqinje, = nderhyri një kalimatar.

6. ULTIMATUMI
– “Serbia patjetër ta njohë Kosovën, nëse dëshiron të shkojë në Bashkimin Evropian!” – jehoi zëri i një burri në kafene.
– Kush e ka dhënë këtë deklaratë kaq të fortë? – pyeti një kureshtar.
– Lokja ime, i nderuar, – u përgjigj i pari.

7. KRERËT E UÇK-së
– A e dini me çfarë metoda po akuzohen ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, – e pyeti gazetari avokatin e popullit.
– Nuk po i dënon Haga, Beogradi po i dënon me anën e internetit, – ia pritit avokati i popullit.

8. DEKLARATA HOXHËS
– Çka mendon për deklaratën e hoxhës që thotë se nuk është shqiptar, por është mysliman? – e pyeti gazetari analistin.
– Nëse hoxha nuk është shqiptar, është çështje e tij, megjithatë shqiptaria është komb, ndërsa myslimanizmi është fe e mbarë botës, prandaj maskarai duhet të jetë boshnjak, por që serbishten e këndon bukur, – u përgjigj analisti.

9. LLAMBA E ALADINIT
– Gjysh, javën e kaluar isha në Shpellën e Gadimes, aty gjeta Llambën e Aladinit, sapo e mora më tha: “Kur të më fërkosh, herën e parë vjen diploma e fakultetit, herën e dytë… biçikleta, herën e tretë… automobili, – tregoi nipi student.
– Mirë, nip, a t´u plotësuan dëshirat? – e pyeti gjyshi.
– Vetëm diploma më erdhi, të tjerat jo, – tregoi nipi.

10. GJENETIKA
– Ç’janë tragjedia me komedinë në letërsi? – e pyeti arsimtari nxënësin.
– Vëlla e motër, arsimtar, – përgjigjet nxënësi.
– Unë të pyeta në letërsi, jo në gjenetikë, – ndërhyri arsimtari.

Therandë, 26.09.2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk