1. “SHKËLZENI”
Kur në laptop e shkrova fjalën “Shkëlzen” për të shikuar Majën e Shkëlzenit në Tropojë, në ekran shfaqet fotografia e djalit të ish-kryeministrit, Sali Berishës, Shkëlzenit, i cili në mesditë më 15 mars 2008 ia vuri zjarrin depos së municionit në Gërdec të Tiranës. Për habi, kompjuteri prej zemërimit u fik, – kështu tregoi një mik.
Ehe, edhe teknika zemërohet, jo më njerëzit, – ia ktheu miku i tij.
2. PAPASTËRTIA
Inspektorët janë lajmëtarët më të mirë të papastërtisë, – e hapi bisedën një mik.
Jo, i nderuar, lajmëtarët më të mirë janë minjtë që bredhin në rrugë, – ndërhyri i dyti.
3. UNMIK-u
Ku është dallimi në mes UDB-ës dhe UNMIK-ut? – e pyeti gazetari veteranin e UÇK-së.
Dallimi është se UDB-a shqiptarët i torturonte dhe i vriste, ndërsa UNMIK-u në shërbim të Serbisë shqiptarët i dënon pa shkopinj, – u përgjigj veterani.
Prandaj Serbia kriminale duart i ka të lira, pasi që shërbimin e saj po e kryen UNMIK-u, – shtoi gazetari.
4. KUFIZIMI
Ç´fat do të kishte Serbia po kufizohej me Rusinë? – e pyeti redaktori analistin politik.
Po të jetë e dëgjueshme, do të ishte si Bjellorusia, po të mos jetë, do të kishte fatin e Ukrainës, – u përgjigj analisti politik.
Ndoshta edhe në keq, – ndërhyri redaktori.
5. NOSTALGJIA
Shembull të mirë po tregon Serbia, po kthehet te traktorët e bujqësisë, me të cilët punohet toka, – tha një zyrtar në Bashkimin Evropian.
Mirëpo Serbia nuk e bënë për të mirën e bujqësisë, e bën për të dëmtuar studentët dhe qytetarët që protestojnë kundër qeverisë në krye me Vuçiqin, – ia ktheu kolegu i tij.
6. VËLLA E SHOK
Psikologe, a kanë dallim vëllai me shokun? – e pyeti njëri psikologen.
Vëllai biologjik prej prindërve është bërthama e familjes, ndërsa me kalimin e kohës shokun e gjen vet, prandaj ta quash shokun vëlla është kompliment, – tregoi psikologu.
7. MARTESA
Bir, martohu, i ke mbushur të dyzetat, babai yt është martuar në të njëzetat! – e qortoi e ëma të birit.
Nënë, në kohën tuaj nuk kishte telefona të mençur me femra cullake, – ia ktheu i biri.
8. MUAJI I AGJËRIMIT
N’komunizëm nxënësit i kanë detyruar të hanë ushqim dhe të pinë ujë gjatë muajit ramazan, – u ankua një besimtar me një shqipe të cunguar.
A mos kanë vdekur nxënësit që e kanë prishur agjërimin? – e pyeti fqinji.
Jo shyqyr zotit, të gjithë janë të shëndoshë si molla, – e vërtetoi besimtari duke mbetur me të dyja këmbët në një këpucë.
9. VAJTIMI
Gjysh, a po e dëgjon krakëllimën e rrotave të qerres në rrugë? – e pyeti nipi gjyshi nëse dëgjonte mirë.
Jo, nip, rrotat e qerres po vajtojnë mundin tonë që na shkoi kot, – u ankua gjyshi për gjendjen e vështirë ekonomike.
10. PARIMOR
Çka domethënë fjala parimor? – e pyeti arsimtari nxënësin.
Unë jam njeri parimor, prandaj po tregoj që kam dorë, – u përgjigj nxënësi në mënyrë metaforike.
Këtë duhet ta thonë ministrat në qeveri, që vite me radhë e kanë vjedhë shtetin, jo ti, – e këshilloi arsimtari nxënësin.
11. DEFEKTI
Mjeshtër, m’u ka prish mobiltelefoni, vetëm femra të zhveshura po më shfaqen. – u ankua myshteriu.
Çfarë dëshiron të shfaqen? – e pyeti mjeshtri.
Dëshiroj të shfaqen të rinjtë duke lexuar libra, – tha myshteriu.
12. BIJA ME BIKINI
Moj bijë, ku po shkon kështu me gjoks të zbuluar? – e qortoi mamaja të bijën që po dilte pa gjoksore.
Mos u shqetëso mama, askush nuk do të më shoh, të gjithë po i shikojnë celularët, – ia ktheu e bija.
13. VRASJET
A ka gabime në fjalinë “Njerëzit po vriten si kafshët”? – i pyeti arsimtari nxënësit.
Gabime gramatikore nuk ka, por ka gabime logjike, prandaj duhet të jetë “Kafshët po vriten sikur njerëzit”, – tha një nxënës.
14. ERA POLITIK
Çfarë ere po i vjen Çmimit Nobel? – e pyeti mysafiri në gostinë festive.
Erë borzilok… – u përgjigj miku i tij.
Mendova se do të thuash era politikë, – ia ktheu i pari.
15. GËNJESHTRA
Në pyetjen se ku është dallimi në mes gënjeshtrës me diplomë dhe atij pa diplomë sociologu përgjigjet: – Gënjeshtra pa diplomë zbulohet lehtë, me diplomë vështirë zbulohet.
16. PASQYRE
Kemi pasqyre që mizën e bën buall dhe pasqyre që buallin e bën mizë, – tregoi tregtari i shitores.
A po të shiten…? – e pyeti qytetari.
Si jo, të parat i blejnë politikanët, të dytat diplomatët, – u përgjigj tregtari.
17. ANKESA PËR SHI
Qiell i paanshëm, gjithë verën e gjatë dielli na shkrumboi me bimë e me kafshë dhe nuk na solle dot shiun, tani që po hyjmë në dimër, shiu dhe bora nuk ndalen së rëni, saqë vendin po e vërshon?! – kështu iu drejtua fshatari qiellit.
Eee, faji është juaji, atë që ju i jepni Tokës, Toka më jep mua, dhe unë i përgjigjem me shi e borë. Besa edhe me stuhi. Problemi është që ju planetin tuaj më të bukur po e keqpërdorni aq shumë, sa që edhe botën bimore do ta shkrumboni. Pa të cilin nuk do të ketë jetë për njerëz e për kafshë, – ia ktheu qielli.
18. MONEDHA ME ZERO
Nëse turisti shkon në Gjermani, me një euro blen një kilogram banane, nëse shkon në Suedi, me 10 korona blen një kilogram banane, ndërsa nëse shkon në Tiranë, me 100 lekë blen një kilogram banane, – tregoi një burrë.
Kësaj i vije era e diplomacisë evropiane, – shtoi një tjetër kur e dëgjoi tregimin e burrit në parkun e qytetit.
19. I BIRI I SIZIFT
A e di kush është babai i Sizifit? – e pyeti arsimtari nxënësi.
Odise, arsimtar, – u përgjigj nxënësi.
Gabim, babai i Sizifit është Eoli, ndërsa Odise është i biri, – ndërhyri nxënësi tjetër.
Për nga zeja janë të njëjtë, si i biri, si babai, – shtoi arsimtari.
20. FALJE MËKATI
O Zot, më falë, kam bërë mëkat, kam ndërruar fenë, – kështu tha një qytetar.
Jo, nuk ke bërë mëkat, mëkat është për njeriun që e ndërron gjuhën dhe kombin, – e këshilloi Zoti.
Suedi, 15 mars 2025
Från: beqir elshani
Skickat: den 15 mars 2025 11:14
Till: Xhemil
Ämne: Mirëdita, vëlla Xhemil, po t’i dërgoj disa anekdota aktuale për botim! Faleminderit për kujdesin!
Beqir Elshani
Anekdota: Maja e Shkëlzenit
1. “SHKËLZENI”
Kur në laptop e shkrova fjalën “Shkëlzen” për të shikuar Majën e Shkëlzenit në Tropojë, në ekran shfaqet fotografia e djalit të ish-kryeministrit, Sali Berishës, Shkëlzenit, i cili në mesditë më 15 mars 2008 ia vuri zjarrin depos së municionit në Gërdec të Tiranës. Për habi, kompjuteri prej zemërimit u fik, – kështu tregoi një mik.
Ehe, edhe teknika zemërohet, jo më njerëzit, – ia ktheu miku i tij.
2. PAPASTËRTIA
Inspektorët janë lajmëtarët më të mirë të papastërtisë, – e hapi bisedën një mik.
Jo, i nderuar, lajmëtarët më të mirë janë minjtë që bredhin në rrugë, – ndërhyri i dyti.
3. UNMIK-u
Ku është dallimi në mes UDB-ës dhe UNMIK-ut? – e pyeti gazetari veteranin e UÇK-së.
Dallimi është se UDB-a shqiptarët i torturonte dhe i vriste, ndërsa UNMIK-u në shërbim të Serbisë shqiptarët i dënon pa shkopinj, – u përgjigj veterani.
Prandaj Serbia kriminale duart i ka të lira, pasi që shërbimin e saj po e kryen UNMIK-u, – shtoi gazetari.
4. KUFIZIMI
Ç´fat do të kishte Serbia po kufizohej me Rusinë? – e pyeti redaktori analistin politik.
Po të jetë e dëgjueshme, do të ishte si Bjellorusia, po të mos jetë, do të kishte fatin e Ukrainës, – u përgjigj analisti politik.
Ndoshta edhe në keq, – ndërhyri redaktori.
5. VËLLA E SHOK
Psikologe, a kanë dallim vëllai me shokun? – e pyeti njëri psikologen.
Vëllai biologjik prej prindërve është bërthama e familjes, ndërsa me kalimin e kohës shokun e gjen vet, prandaj ta quash shokun vëlla është kompliment, – tregoi psikologu.
6. MARTESA
Bir, martohu, i ke mbushur të dyzetat, babai yt është martuar në të njëzetat! – e qortoi e ëma të birit.
Nënë, në kohën tuaj nuk kishte telefona të mençur me femra cullake, – ia ktheu i biri.
7. MUAJI I AGJËRIMIT
N’komunizëm nxënësit i kanë detyruar të hanë ushqim dhe të pinë ujë gjatë muajit ramazan, – u ankua një besimtar me një shqipe të cunguar.
A mos kanë vdekur nxënësit që e kanë prishur agjërimin? – e pyeti fqinji.
Jo shyqyr zotit, të gjithë janë të shëndoshë si molla, – e vërtetoi besimtari duke mbetur me të dyja këmbët në një këpucë.
8. VAJTIMI
Gjysh, a po e dëgjon krakëllimën e rrotave të qerres në rrugë? – e pyeti nipi gjyshi nëse dëgjonte mirë.
Jo, nip, rrotat e qerres po vajtojnë mundin tonë që na shkoi kot, – u ankua gjyshi për gjendjen e vështirë ekonomike.
9. PARIMOR
Çka domethënë fjala parimor? – e pyeti arsimtari nxënësin.
Unë jam njeri parimor, prandaj po tregoj që kam dorë, – u përgjigj nxënësi në mënyrë metaforike.
Këtë duhet ta thonë ministrat në qeveri, që vite me radhë e kanë vjedhë shtetin, jo ti, – e këshilloi arsimtari nxënësin.
10. DEFEKTI
Mjeshtër, m’u ka prish mobiltelefoni, vetëm femra të zhveshura po më shfaqen. – u ankua myshteriu.
Çfarë dëshiron të shfaqen? – e pyeti mjeshtri.
Dëshiroj të shfaqen të rinjtë duke lexuar libra, – tha myshteriu.
11. BIJA ME BIKINI
Moj bijë, ku po shkon kështu me gjoks të zbuluar? – e qortoi mamaja të bijën që po dilte pa gjoksore.
Mos u shqetëso mama, askush nuk do të më shoh, të gjithë po i shikojnë celularët, – ia ktheu e bija.
12. VRASJET
A ka gabime në fjalinë “Njerëzit po vriten si kafshët”? – i pyeti arsimtari nxënësit.
Gabime gramatikore nuk ka, por ka gabime logjike, prandaj duhet të jetë “Kafshët po vriten sikur njerëzit”, – tha një nxënës.
13. ERA POLITIK
Çfarë ere po i vjen Çmimit Nobel? – e pyeti mysafiri në gostinë festive.
Erë borzilok… – u përgjigj miku i tij.
Mendova se do të thuash era politikë, – ia ktheu i pari.
14. GËNJESHTRA
Në pyetjen se ku është dallimi në mes gënjeshtrës me diplomë dhe atij pa diplomë sociologu përgjigjet: – Gënjeshtra pa diplomë zbulohet lehtë, me diplomë vështirë zbulohet.
15. PASQYRE
Kemi pasqyre që mizën e bën buall dhe pasqyre që buallin e bën mizë, – tregoi tregtari i shitores.
A po të shiten…? – e pyeti qytetari.
Si jo, të parat i blejnë politikanët, të dytat diplomatët, – u përgjigj tregtari.
16. ANKESA PËR SHI
Qiell i paanshëm, gjithë verën e gjatë dielli na shkrumboi me bimë e me kafshë dhe nuk na solle dot shiun, tani që po hyjmë në dimër, shiu dhe bora nuk ndalen së rëni, saqë vendin po e vërshon?! – kështu iu drejtua fshatari qiellit.
Eee, faji është juaji, atë që ju i jepni Tokës, Toka më jep mua, dhe unë i përgjigjem me shi e borë. Besa edhe me stuhi. Problemi është që ju planetin tuaj më të bukur po e keqpërdorni aq shumë, sa që edhe botën bimore do ta shkrumboni. Pa të cilin nuk do të ketë jetë për njerëz e për kafshë, – ia ktheu qielli.
17. MONEDHA ME ZERO
Nëse turisti shkon në Gjermani, me një euro blen një kilogram banane, nëse shkon në Suedi, me 10 korona blen një kilogram banane, ndërsa nëse shkon në Tiranë, me 100 lekë blen një kilogram banane, – tregoi një burrë.
Kësaj i vije era e diplomacisë evropiane, – shtoi një tjetër kur e dëgjoi tregimin e burrit në parkun e qytetit.
18. I BIRI I SIZIFT
A e di kush është babai i Sizifit? – e pyeti arsimtari nxënësi.
Odise, arsimtar, – u përgjigj nxënësi.
Gabim, babai i Sizifit është Eoli, ndërsa Odise është i biri, – ndërhyri nxënësi tjetër.
Për nga zeja janë të njëjtë, si i biri, si babai, – shtoi arsimtari.
19. FALJE MËKATI
O Zot, më falë, kam bërë mëkat, kam ndërruar fenë, – kështu tha një qytetar.
Jo, nuk ke bërë mëkat, mëkat është për njeriun që e ndërron gjuhën dhe kombin, – e këshilloi Zoti.
20. MONOLOGU
Si quhet fjalia “Zoti të dëgjon, kur ti lutesh”? – e pyeti arsimtari nxënësin.
Quhet monolog, pasi që zoti nuk kthen përgjigje, ngjashëm sikur të kuvendosh me qiellin që nuk kthen përgjigje, – u përgjigj nxënësi.
Suedi, 15 mars 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!