Anija e “ndryshimit”!

22
Jun
2024
Shkruan: Medai Shaholli

Pa dorashka
Të hënë që vjen pra më 24 qershor, pritet të marrë detyrën qeveria e re pasi të votohet në parlamentin e “Severnës”, ku qeveria e koalicionit të ri mes VMRO-VLEN-ZNAM, me premier kryekomitin Micko, do të qeverisin vendin në katër vitet e ardhshme.
Pa filluar akoma qeverisja në pallatin e bardhë komitëve dhe vlenistëve nuk iu është duruar dhe kësisoj kanë marrë një vendim të lundrojnë nëpër ujërat e trazuar të liqenit për të peshkuar “koranët dhe troftat e lakmuara” si përfitime të leverdishme që i jep pushtetit.
A do jetë ky ndryshimi në ujërat e trazuar të Liqenit të Ohrit dhe të Prespës për barkën e shpuar të VLEN-it, ku sapo ka nisur të lundrojë po rrjedh ujë brenda saj pavarësisht tërheqjes nga anija e kapitenit Micko, delet e VLEN-it rrezikojnë të mbyten nga stuhia dhe moti i keq mbi liqen.
Fati deleve të babëzitura që shkuan vetëm për përfitime nga “korani dhe trofta” e liqenit te Ohrit në kohë stuhie për llogari të kapitenit Micko, nuk duket se do të sjellin ndryshimin veç sfilitjeve të tyre përballë dallgëve të harbuara të liqenit të Ohrit!
“Ndryshimi” i premtuar nga vlenistët ishte slogani kryesor i fushatës, ku veç makutërisë për pushtet dhe para ata nuk njohin asgjë përgjegjës për ndryshim dhe siç duket ata kanë hequr dorë nga kushti për heqjen e 20%, si denigrim i identitetit kombëtar nga kushtetuta e njëanshme e “Severnës”.
A ishte ky ndryshimi për qytetarët nga ana e VLEN-it se në qeverinë e re për mandatarin e ri do të kishin kushte para se të hynin në qeveri, por gjatë rrugës ato premtime u harruan dhe i shmangën si kushte para kryekomitit Micko për hir të leverdive të pushtetit.
Ndryshimi vërtetë po ndodh por vetem nga paraqitja si koka të reja të qeverisë por jo në mentalitet dhe qëndrime kur janë në pyetje shqiptarët, ku edhe më tej si titistët e rinj edhe komitët do të na paraqesin si bashkësi e papërfillshme etnike në grupin e pakicave “në një thes me romët, turqit, boshnjakët dhe serbët” apo së fundmi edhe bullgarët ( nëse do të ndodhin ndryshimet kushtetuese brenda 6 muajve në vijim) me ndryshimet e reja kushtetuese në preambulë!
Si do të vij ndryshimi nga “delet e shastisura” të barkës së shpuar të VLEN-it, mbatet për t’u parë në 100 ditët e para të qeverisjes së koalicionit të ri?!
Mejreme Hasa
Nje foto 1000 fjale! Ja ke qellu fort Nedai si cdo here…
1orërreth një orë më parë
Përgjigju
Nedai Saoli
Mejreme Hasa E qëlloj po kujt t’ia thuash marrin vesh liderucèt!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk