“Arrestohet gazetari Nexha Behluli nga Lugina e Presheves nga policia e Kosovës” ky titull qe u pa ne disa portale, sinqerisht nuk me pelqeu dhe nuk më erdhi mire as për kolegun e as për Kosovën!
Une nuk ja njoh edhe aq historine e kolegut Nexhat Behlulit nga Bujanoca dhe per çfare ai akuzohet, por mund te them ndoshta disa fjalë, pse thonë njeri flet aq sa dinë, edhe pse keto fjalë, reagime duhet të dalin nga shoqatat e gazetareve apo veteranet e lufte se UÇPMB-se apo UÇK-së
Pa deshur te kontestoj punën e policise dhe drejtesisë, megjithatë po i them disa fjalë si koleg dhe pjese e stafit drejtues të nje Assoc. nderkombëtar te gazetareve boteror (qe pritet te dalin me ragime ne mediat botërore) ne Gjenevë
-E di se Nexhat Behluli ka qene ushtar i UÇPMB-së dhe ka marrur mirënjohje nga Shoqata të Gazetarëve ne Shqiperi, per rolin dhe kontributin e tij ne rrafshin kombëtar.
-E di se ky Nexhat Behluli ne çdo debat ne mediat serbe n’midis Beogradit e ka njohur shtetin e Kosovës dhe ka ngrit zerin kunder diskriminimit te shqiptareve ne Luginen e Presheves, kurse sot ne Kosove ka gazetar dhe TV qe nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe funksionojne normal?!
-Dhe tash shtrohet pyetja pse sot ne Kosove nuk arrestohet nje gazetar serbe qe nuk e njohin shtetin e Kosovës e pse e arrestohet nje gazetar shqiptar nga Serbia qe e njeh shtetin e Kosovës?!
-Ose pse sot arrestohet nje gazetar shqiptar nga Serbia per nje fjale goje (nese ka thenë) dhe pse nuk arrestohen vrasësit e mbi dhjetë gazetarëve shqiptarë ne Kosovë?!
Për fund, nëse kolegu Nexhat Behluli paska mosmarrëvshje me koleget shqiptar nga Kosova ato mund te zgjidhen me dialog, nese ka gabuar të kërkoje falje e jo përmes gjykatave apo përmes “arrestimeve”. pra, duhet me pas kujdes me gazetarët, nese gabojne duhet dhene verejtje ose gjobitur, siq ndodhe ne vendet e civilizuara deh demkratike.
Gazetaret e shkrete shqiptare dikur ne Jugosllavi, Serbi e Kosove mjaft jane kercnuar, arrestua e vrare nga regjimi i Miloshevicit. Kjo sot me ndodhe ne Kosove me duket pak e habitshme dhe e ngutur, qe si ben ndere Kosoves per te cilin shtet kane kontribouar dhe luftuar edhe shqiptaret jashta Kosovës ?!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!