Ata nuk i harrojnë malet!

20
Feb
2023

Nga: Stavro Nikolla Risto
.
Ai erdhi pas fëmijve në qytet
Këmbët i terhiqte, zvarë xvarrë!
Jo se me fuqinë ishte edhe aq keq
Por sepse shpirtin e kish’ lën mbi malë!
.
Qershit atje kishin nusëruar shumë lule
Rrushi e ftonjt sivjet dukeshin të mbarë
Dhe ai qante fshehtas, përkulur në lutje
I kërkonte Zotit’o si të dilte nga ky hallë!
.
E Zoti i dërgojj fluturim flladin e luginës
Dhe ja përkëdheli thinjat me rreze yjesh
Pastaj e puthi me duart e buta t’rudinës
Dhe ëndërrimit e shëtiti përmes pyjesh!
.
Papritur atë ah e zuri etja për uin e kroit
Dhe për blegërimat e kecave kapriçozë!
Aty o hop u ngrit’i kapërthyer prej hovit
E bastunin prej dru thane e vuri në dorë!
.
U nis iku çaplehtë, të tjerët i la në gjumë
Qytetin brsktisi, u ngjit shtegut përpjetë
E nisi të rendë, ashtu si dikurë, i ri burrë
Gjoksin e shpirtin more ngritur mbi retë!
.
Kur kërkuan e s’e gjetën askundi rrotull
Kuptuan që patjetër i ishte ngjitur malit!
E vrapuan, s’ lanë njeri pa pyetur e folur
Në fund, e gjetën në gjunjë e të qeshur
Por pa shpirtë, mes përroit dhe livadhit!

/Vëllimi ATDHEU/

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk