Shkruan: Medai Shaholli
(Me rastin e 12- vjetorit të vrasjes në pritë, të luftëtarëve të lirisë në krye me komandant ‘Kushtrimin’ Harun Ali
Sot më 12 maj, mbushen plot 13 vjet nga rënia në pritë afër Shkupit e dëshmorëve të kombit, Komandant ”Kushtrimit” Harun Aliut, Xhaferr Shala, Shaban Zenuni dhe Qemal Fejzullahu.
Një vrasje në pritë dhe porositur nga strukturat dhe segmentetet e përbashkëta DUI- VMRO dhe qeverisë së koalicionit të atëhershëm ndaj trimave të lirisë që prishnin jaraninë mes komitëve dhe integristëve.
Në kohën kur Komandant ”Kushtrimi” Harun Aliu, ishte nisur i zhgënjyer drejt Shkupit për ta kundërshtuar MO si robëri të re, me të cilën nuk u arrit amaneti i bashkëluftëtarëve të tij të cilët kishin kapur armët për kauzën kombëtare në konfliktin e 2001, por strukturat kriminale të gospodin Ali Ahmetit dhe Car Nikollës(Grujos) i bëjnë atentat duke ia lënë përgjysmë misionin e shenjtë të atdhetarit.
Me vrasjen e komandant ‘Kushtrimit’ ata menduan t’ia mbyllin gojën gjithë luftëtarëve të lirisë që kundërshtonin kapitullimin dhe miratimin e MO nga Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë, si dezertorë të luftës çlirimtare.
Jago i luftës dhe i paqës Ali Ahmeti, në bashkëpunim me Car Nikollën burgosi dhe eliminoi në mënyra të ndryshme të gjithë ata luftëtarë që nuk ju bindën urdhrave të tij.
Këtë grup të pakënaqur veteranësh ai i quajti “elementë destabilizues dhe ekstremistë” që nuk ia duan të mirën ‘Severnës’, pasi i dukej se “i vinin shkopinj në rrota” karrocës së tij politike.
Kjo ishte dhe koha e flirtit të madh mes DUI-t dhe VMRO-së.
Edhe dy dakada më pas veteranët e luftës së ish UÇK-së, nuk kanë asnjë farë statusi por janë lënë në mëshirë të fatit.
Amanetin e Car Nikollës për hakmarrje ndaj veteranëve të ish UÇK-së të cilët i mposhtën “branitellët” në çdo përleshje mes tyre, e shpuri në vend Kryekomandanti renegat Ali Ahmeti, duke i burgosur e eliminuar bashkëluftëtarët e tij si realizim i dëshirës së Carit Nikollës për ta përdhosur krenarinë shqiptare dhe emrin UÇK!
Përkundrazi, “branitellët” sllavë kanë status të zgjidhur dhe gëzojnë të gjitha privilegjet.
Që të jetë çudia më e madhe pranë monumentit të “branitellëve” shkojnë dhe përulen ministra dhe funksionarë shqiptarë nga DUI dhe jo vetëm, për të nderuar kujtimin dhe sakrificat e tyre kundër luftëtarëve të UÇK-së gjatë konfliktit të 2001.
Poezia e Kiço Spirit një autori anonim siç është paraqitur në foto e ilustruar poshtë këtij shkrimi, sikur të ishte shkrur enkas për ‘gospodarët’ e rinj, godet përmes vargjeve tradhëtinë që iu bë shumë luftëtarëve të lirisë që kapën armët për liri dhe nuk u pajtuan me robërinë e re si 20%, që miratoi Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij.
Komandant ‘Kushtrimi’ është një nga këta luftëtarë fatkeq që u eliminua nga segmentet mafioze dhe kriminale të gospodin Ali Ahmetit, që kanë mbytur çdo zë kundër politikës antishqiptare që praktikojnë qeveritë sllave për më shumë se një gjysmë shekulli.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!