Sanxhakiu i Pazarit të Ri dhe Nishit janë provincat Iliro – dardane të epokës së mbretërive, në arealin e trojeve etnike shqiptare që u ngritën 4-5 shekuj para epokës sonë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Ato ishin jo vetëm qendra të fuqishme në aspektin politik ekonomik, ushtarak e kulturor, të cilat mbronin vulën dhe identitetin e qytetërimit tonë të lashtë por dhe rajone ku elementi iliro-dardan, thënë ndryshe struktura etnike e banorëve përbëhej nga një mazhorancë absolute shqiptare.
Elementi i popullsisë së huaj ishte kaq i papërfillshëm sa nuk përmendet fare në analet e historisë së antikitetit të hershëm dhe atij të vonë.
Me pushtimin romak të Ballkanit, që u pasua me renien e mbretërive iliro- dardane e asaj maqedone, Nishi e Pazari i Ri u shndërruan në provinca romake.
Struktura e fortë etnike, historia e lashtë dhe madhështore e Qytetërimit Pellazgo- Ilir dhe kryengritjet e fuqishme ndaj Romës Perandorake e bënë të pamundur romanizimin e trojeve tona etnike. Përballë fuqisë së kësaj Perandorie, me kapacitete kolosale ushtarake, teknike e ideologjiko- kulturore, ilirët rezistuan heroikisht duke ruajtur gjuhën, doket, zakonet e mënyrën e jetesës.
E kundërta ndodhi me dakët, ( romunët) e sotëm, të cilët u romanizuan apo me Kartagjenën e fuqishme të Hanibalit të madh që u shemb me themele dhe toka e saj u lërua me parmendë.
Nishi është toka që rriti Konstandinin, themeluesin e Konstadinopojës, Perandorin e ndritur, i cili i dha jetë 1000 vjeçare “Rajhut” bizantin duke e shndërruar në perandorinë më jetëgjatë e më të lulëzuar europiane të të gjitha kohërave.
Dardania, pjesë e Ilirikut u bë faktor i fuqishëm në kohën e Bizantit. Këtu janë rrënjët e tre identiteteve, administrativ me Dioklecianin, kristian me Konstandinin e madh, politik me Justinianin.
I theksova këto fakte për të treguar fuqinë kolosale që mbart në vetëvehte Geni Iliro – Arbëror, fuqi e cila demonstrohet në mënyrë gjeniale sa herë e kërkojnë kohërat e vështira dhe udhëkryqet e mëdha të historisë së njerëzimit.
Dyndjet sllave në Ballkan të shekujve VI-VII-të ishin një termet shkatërrimtar për banorët e lashtë të gadishullit. Ilirët u gjendën në epiqendër të ciklonit, por ata qëndruan në shekuj me heroizëm homerik.
Kujtesa historike është çertifikata e shpirtit dhe Identitetit të një populli, prandaj po i kushtoj këto radhë dy vatrave iliro- dardane ku nuk u shkulen rrënjët e tyre e nuk u shua kurrë shqiptarizmi, por i rezistuan rrebesheve të pushtuesve të shumtë e erozionit të kohërave.
Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe ai i Nishit kanë pësuar nëpër shekuj reprezalje, genocid shfarosës, shpërngulje masive etnike, por njëkohësisht kanë lanë aty vulën e pashlyeshme të identitetit dhe qytetërimit të tyre.
Aty akoma flet shqip toka e qielli, guri dhe druri, përmes rrenojave të kështjellave, të tempujve, përmes varreve të antikitetit dhe të mesjetës, përmes tokës së tyre që fsheh e ruan me fanatizëm në gjirin e saj margaritarë të shumtë, që i deshmojnë botës një kulturë e qytetërim të nivelit botëror, produkt i shekujve e mijëvjeçarëve të banorëve autoktonë, të cilët bota përendimore i quan Albanezë dhe vendin e tyre Albani.
Kur erdhën hordhitë sllave në këto zona mes lumenjeve Ibër, Rashka, Lim, në shekujt Vl-VII-të pas Krishtit shkatërruan gjithçka. Ata ishin konglomerat pupujsh barbarë që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë. Ishin njerëz barbarë, të egër dhe pa besim. Përqafimi i kristanizmit nga ana e tyre ka ndodhur rreth viteve nëntëqind. Të gjitha të dhanat historike flasin se Lugina e Lumit e Rashka ishte e banuar nga Ilirët dhe se sllavët janë përballur me banorët autoktonë aty.
Këtu u krijua Mbretëria e Rashkës (Rashës) nga një fis tribal pellazg i lidhur me dardanët, ku sundoj Dinastia e Nemanjiqëve në shekujt XII-XIV – të. Ata janë me origjinë shqiptare dhe i takojnë fisit Nimani, me origjinë nga Gashi. Nimanjiqët ishin kotolikë, pastaj u kthyen ortodoksë, pas skizmës, ndarjes së kishave në vitin 1054. Me pushtimin turk janë myslimanizuar.
Mbretëria e Rashës (Rashkës) nuk është serbe por e krijuar nga feudal shqiptarë të ortodoksizuar pas Skizmës, në vitin 1165 -1195, Shtjefën Nimani ( Stefan Nemanja), Zhupani. Historiagrafia serbe shtrembëron të vertetën edhe për Car Dushanin dhe krajl Milutinin. Të dy ishin feudal ortodoks arbërorë.
Por të analizosh në dritën e historisë genocidin e Perandorisë që mori emrin serb të Stefan Dushanit, të Mbretërisë së Karagjergjoviçëve, Obranoviçëve, të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, e të Jugosllavisë Titiste mbi shqiptarët duhen volume të tëra.
Në ketë opinion do ti referohem periudhës nga koha e shfaqjes së pansllavizmit, në krizën lindore, në Kongresin i Berlinit, në luftrat ballkanike e botërore, shpërbërjen e Jugosllavisë dhe kapitullimin e regjimit gjakatar të Millosheviçit.
Principata serbe u krijua pas kryengritjes së parë 1804-1813, udhëhequr nga Karagjorgji, ( Gjergji i Zi), shqiptar me origjinë nga Kelmendi. Kjo kryengritje u udhëhoq nga sllogani “Për kryqin e shenjtë dhe lirinë e artë”. Ajo pati sukses sepse kishte mbështetjen e Rusisë Cariste.
Për të vertetuar këtë tezë duhet të sjellim në vemendje idenë e pansllavizmit që lindi në vitin 1795, në kohën e Katerinës së Madhe, e cila e vazhdoj projektin e Pjetrit të madh për mbështetjen e levizjes ortodokse në Ballkan.
Kjo ide e kthyer në platformë e strategji synonte të shkatërronte Perandorisë Otomane, me qëllimin final për të futur Ballkanin nën protektoratin e Rusisë, sipas modelit të fuqive të mëdha koloniale të kohës Francës, Anglisë, Spanjës e Portugalisë.
Pansllavizmi ishte vazhdim i filozofisë së Pjetrit të Madh, i cili u kishte kërkuar ndihmë shteteve sllave në Europë dhe Ballkan për tu bashkuar në luftën fetare, për çlirimin e krishterëve ortodokë, qysh në dekadat e para të shekullit XVII-të.
Kjo ide e pansllavizmit u konsolidua në vitin 1795, kur në fronin e Careshës ishte Katerina e Madhe. Ajo synonte të bashkonte rusët polakët, çekët, kroatët, sllovenët që i konsideronte si një komb në hapsirën, që nga Deti i Ngrirë në veri, Deti i Zi në lindje, Deti Mesdhe në jug, Deti Adriatik në përendim.
Pra shihet qartë që ky projekt i elaboruar në labaratorët politik të Moskës, ishte zhdukja e shqiptarëve nga harta politike, ndaj pa humbur kohë filloj zbatimin e projektit famekëkeq me serbët, bullgarët, malazezët, grekët.
Fillimi i këtij plani ogurzi ishte mbështetja e kryengritjes së Karagjergjoviçit, (Gjorgjit të Zi). Mirëpo Rusia Cariste u detyrua të tërhoqë mbështetjen për rebelët serbë, pas Traktatit të Bukureshtit, në pmaj të vitit 1812-të dhe pushtimit të territorit të saj në qershor të vitit 1812-të nga Franca.
Mbi 100000 kryengritës së bashku me Gjergjin e Zi u internuan në Perandorinë e Habsburgëve. Turqit e ripushtuan Beogradin në vitin 1813-të, duke kryer masakra të mëdha. Në prill të vitit 1815-të Millosh Obranoviçi u zgjodh udhëheqës i kryengritjes së dytë dhe udhëheqës suprem i revolucionit.
Periudha 1817-1835 deshmoj një konsolidim paqësor të fuqisë politike të një Serbie autonome, e cila fitoi të drejtën e trashëgueshme të pushtetit të princërve serbë në vitin 1830-të dhe zgjerimin territorial të monarkisë së re në vitin 1833.
I gjithë ky projekt udhëhiqej nga Rusia, e cila kishte krijuar shoqatën “Sllavët e unjizuar” qysh në vitin 1820-të. Në vitin 1841 pansllavistët rusë u bashkuan rreth parullës: “Vdekje Europës Përendimore”. Platforma e tyre ishte për ta mundur Perandorinë Austrohungareze, gjunjezuar Gjermaninë dhe Italinë dhe për të bërë ujdi me Turqinë.
Ideologu serbo sllavë Ilia Garashanin, ish ministër i brendshëm i Principatës së Serbisë, kryeministër i saj në vitet 1844-1848 hartoj projektin “Naçertania” për krijimin e Serbisë së madhe.
Ai mohonte identitetin shqiptar.
Serbomëdhenjtë predikonin hegjemonizmin mbi popujt e Ballkanit duke e shpallur vehten si çlirimtarë të krishtërimit. Ideologjia pansllave, rusomadhe dhe platëforma e saj kishte në themel hegjemoninë dhe urrejtjen patologjike, përbuzjen rracore, njëlloj si ideologjia e ortodoksizmit sllavë që predikonte epërsinë mbi ortodoksizmin dhe mbi besimet e tjera fetare.
Për të realizuar platformën e saj, të çlirimit të ortodoksizmit nga otomanizmi, Rusia filloi në frontin lindor sulme të përgjakshme kundër turqëve. Në vitet 1877-1878 Perandoria Otomane pësoi disfatë të rëndë në të gjitha frontet e luftimeve me Rusinë.
Në organizimin e ri të vitit 1864 Perandoria Otomane, shqiptarët i kishte ndarë në katër vilajete, Nishin e kishte kaluar në Vilajetin e Kosovës kurse Sanxhakun e Pazarit të Ri në Pashallekun e Bosnjës. Pas Luftës Ruso -Turke dhe krizës lindore Nishi e rrethinat përjetuan një pushtim të egër e një barbarizëm të tillë nga serbo- sllavët të panjohur kurrë më parë në historinë e Europës.
Gjatë krizës së madhe lindore të viteve 1875-1878 Sanxhaku i Pazarit të Ri kishte marrë rendësi sepse kishte zgjuar interesin e Austrohungarisë.
Ajo donte të mbante të ndarë Serbinë e Malin e Zi dhe të mbante të okupuar Bosnjën. Duhet të theksojmë faktin se shqiptarët përbënin shumicën në Sanxhak. Shqiptarët e Pazarit të Ri kanë kundërshtuar me forcë vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, që kërcënonte trojet shqiptare dhe Sanxhakun synonte ta ndante mes Serbisë dhe Malit të Zi.
Përfundimisht Traktati i Shën Stefanit çertifikoi pansllavizmin dhe frymëzoj sllavët barbarë të cilët kryen ndaj shqiptarëve masakrat më çnjerëzore. Kongresi i Berlinit i mbledhur me dt 13-të qershor 1878-të edhe pse hodhi poshtë Traktatin e Shën Stefanit të 3 marsit të atij viti, ku në fakt binte Bullgaria e madhe ideuar nga Rusia, la në fuqi idenë për krijmin e një principate bullgare, nën sovranitetin e sulltanit, por tre fish më e vogël si territor, mes Lumit Danub dhe maleve të Ballkanit.
Viset në jug të maleve të Ballkanit do të krijonin një provincë të Perandorinë Otomane, me emrin Rumelia Lindore. Viset e Maqedonisë dhe krahinat e Shqipërisë lindore që në Traktatin e Shën Stefanit do ti jepeshin Bullgarisë mbetën nën sundimin osman. Kongresi i Berlinit ua dha pavarësinë Rumanisë, Serbisë, Malit të Zi.
Ai vendosi për ti dhënë Rumanisë Dobruxhën dhe i shkëputi asaj Besarabinë për t’ia dhënë Rusisë. Me këmbënguljen e Austrohungarisë u vendos që Serbia mos të zgjerohej nga ana jugore, në drejtim të Pazarit të Ri, Mitrovicës dhe Prishtinës, të cilat i synonte Viena për vehte, por nga ana juglindore duke i dhënë asaj krahinat e Piroit, Vranies, Nishit, që në Traktatin e Shën Stefanit ju kishin premtuar Bullgarisë.
Edhe Malit të Zi me këmbënguljen e Vienës iu zvogëluan përfitimet territoriale në drejtim të Pazarit të Ri dhe Bosnje – Hercegovinës. Atij iu dhënë Tivari, Plavë- Gucia, Podgorica, Kolashini, një pjesë e Rugovës. Austrohungaria fitoj të drejten e pushtimit ushtarakisht të Bosnjës. Malit të Zi iu hoq pretendimi mbi Ulqinin, por iu dha e drejta e lëvizjes lirisht nëpër Bunë dhe në Liqenin e Shkodres të anijeve tregtare malazeze.
Zeri i shqiptarëve nuk u përfill fare. Vetë Bismarku deklaroj:
“Nuk ka Komb Shqiptar”.
Kongresi i Berlinit nuk denoj krimet e tmerrshme serbo -malazezëve mbi popullsinë shqiptare në luftërat 1876-1878-të, por ai ua njohu pavarësinë Serbisë dhe Malit të Zi, edhe pse serbo- malazezët ishin pakicë dhe ardhacakë në trojet autoktone të shqiptarëve, që pavarësisht shpërnguljeve masive me dhunë, përsëri përbënin shumicën.
Habsburgët nuk kundërshtuan në Kongres mbetjen e Pazarit të Ri nën Perandorinë Osmane, por në Vilajetin e Kosovën sepse për ata kishte rendesi vetëm të mos i përkiste Serbisë. Duket qartë triumfi i pansllavizmit, dhe mbetja në këmbë e Perandorisë Otomane.
Kongresi i Berlinit e hatroj të sëmurën e Bosforit. Kjo duket qartë dhe në vlerësimin hiperbolik që Bismarku i bën Sulltan Abdyl Hamitit kur ai deklaron:
” Në qoftë se bota ka 100 gr mend, 90 gr i ka Abdyl Hamiti”.
Fuqitë e mëdha nuk u vunë fre orekseve ekspansioniste dhe planeve djallëzore të pansllavizmit kundër trojeve etnike shqiptare, që veçse prisnin momentin, siç edhe ndodhi në dekadat e mëvonshme, përkundrazi i lanë fushë të lirë fantazisë kriminale të mendjeve diabolike që kishin hartuar doktrinën pansllave.
Bullgaria synonte gllabërimin e Maqedonisë deri në Korçë, Greqia Çamërinë, Serbia Kosovën, Mali i Zi nuk ngopej me çfarë kishte uzurpuar por kërkonte edhe Pejën, Gjakovën, Prizrenin e Shkodrën.
Këto synime të tyre do të shfaqeshin herë pas here, sa herë u dukej momenti i volitshëm për të aktivizuar elaboratet e hartuara që rrinin në sirtarët e tyre. Në këto kushte patriotët shqiptarë lëshuan kushtrimin e thirrën Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për të kundërshtuar vendimet e Shën Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit dhe për tu bërë ballë ekspeditave mizore pansllave mbi shqiptarët autoktonë në trojet e veta.
Për herë të parë që nga Epoka e Gjergj Kastriotit, shqiptarët startuan me program të qartë politik. Ky kuvend panshqiptar, me shtrirje e pjesëmarrje nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar ripërtëriu Epokën e Gjergj të madh. Kjo Besëlidhje shqiptare kërkonte autonomi, vetëqeverisje dhe bashkimin e katër vilajeteve në një vilajet të vetëm dhe njohjen e identitetit kombëtar.
Libri i Pashko Vasës “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” u bë platforma e Lidhjes. Ajo krijoj Qeverinë e Përkohëshme dhe Ushtrinë e saj. Vendosmëria e Qevërisë së Përkohëshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e kryesuar nga Ymer Prizreni dhe e Ushtrisë së Lidhjes për të mbrojtur me çdo çmim trojet shqiptare vunë në veprim të shpejtë diplomacinë ruse dhe agjentet e saj për të përçarë shqiptarët në baza fetare.
U hartua një plan ogurzi për spastrimin territorial në trekëndëshin Pejë- Gjakovë- Prizren nga shqiptarët katolikë që banonin në këto treva, që në kohët e Krishtërimit Apostolik. Këtij projekti famëkeq iu kundërvunë me vendosmëri e vizion patriotik kombëtar Haxhi Zeka dhe Ali Ibra, të cilët i morën në mbrojtje popullsinë katolike.
Turqia pavarësisht njëfarë rikuperimi në Kongresin e Berlinit ende se kishte marrë vehten nga goditja e rendë nga Traktati i Shën Stefanit pas mundjes nga Rusia dhe tronditja e vrasjes në Gjakovë e të dërguarit të fuqive të mëdha, Mehmet Ali Pashë Maxharrit, në aksionin e parë të Ushtrisë së Lidhjes 4-5-6 shtator 1878, i cili kerkonte ti jepej Plavë Gucia Malit të Zi.
Por edhe pse e goditur rëndë, ajo nuk kishte ndërmend t’u bante lëshime shqiptarëve për autonomi dhe vetëqeverisje. Shqiptarët u gjendën në një betejë për ekzistencë në shumë fronte, me otomanët dhe ekspeditat e barbarëve pansllavë.
Është fakt i pamohueshëm, i pranuar edhe nga historianët sllavë së në vitet 1876-1878 gjatë agresionit të serbëve nga rajonet e Nishit, Përkupjes , Kurshumelisë,Vranjës,Toplicës, Leskocit, Jabllanicës por dhe të Parmoravës, Bujanocit përveç vrasjeve barbare të mijëra shqiptarëve, të pambrojtur e të pafajshëm, burra dhe gra, duke ua çarë barkun e nxjerrë femijët, pleq e femijë janë shpërngulur nga vatrat e shtëpitë e tyre 170000 shqiptarë, janë zbrazur 800 fshatra, të pastra etnike, duke i zëvendësuar me kolonë serbë.
Janë bërë shkrumb e hi 713-të fshatra shqiptare. Deri në vitin 1881 u vranë e u masakruan 660000 shqiptarë autoktonë. Ideologjia kriminale e Ilia Garashaninit për shfarosjen e shqiptarëve si popull, apo tezat e Vuk Karaxhiçit “Deri aty ku është qoftë një serb i vetëm quhet Serbi”, dhe “Të zhdukim çdo qenie njerëzore që në damarët e saj nuk ka gjak serb” u vunë kështu me ngut në jetë.
Princi i Serbisë Milan Obranoviç në vitin 1876-të u thoshte ushtarëve dhe oficerëve të ushtrisë serbe:
“Ai që përndjek sa më shumë shqiptarë do të ketë më shumë meritë për vendin e tij”.
Kundër kësaj ideologjie e platforme, e cila u ripërsërit vetëm nga Hitleri e Gebëlsi në Luftën e Dytë Botërore ndaj popullit hebre, shqiptarët reaguan si Komb i bashkuar. Mijëra muhaxhirë të dëbuar nga pushtuesi i ri u pritën nga vëllezërit e Kosovës e u vendosën aty. Vala e kësaj shpërngulje biblike, ashtu si e asaj të Millosheviçit në vitin 1999-të mbërriti deri në brigjet e Adriatikut e të Joint. Të njëjtën ekspeditë ushtarake mizore kishte ushtruar edhe Principata e Malit të Zi ndaj shqiptarëve autoktonë.
Në të njëjtën kohë ushtritë malazeze kishin pushtuar Tivarin, Ulqinin dhe kishin dalë në brigjet përendimore të Shkodrës. Kjo tregonte se fronti pansllav po shtrihej si oktapod në trojet shqiptare.
Kjo politike genocidale shumëplanëshe pansllave, e Serbisë nga njëra anë e synimeve grabitqare të Malit të Zi nga ana tjetër, e Perandorisë Obskurantiste Osmane, e cila e konsideronte Shqipërinë si plaçkë tregu, për ineresat e saj utilitare u çertifukua në Kongresin e Berlinit.
Shqiptarët të udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit vendosën me çdo çmim të mbronin trojet e veta. Ata luftonin me trimëri të pashoqe dhe të paepur përballë armiqëve të shumtë e shumë llojesh.
Në Luftën e Nokshiqit, për mbrojtjen e Plavë-Gucisë, në dhjetor të vitit 1879- janar të vitit 1880-të, mes Ushtrisë së Lidhjes, të udhëhequr nga Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri etj u zhvilluan beteja të tmerrshme me forcat malazeze, të Mark Milanit. Aq të përgjakshme ishin këto luftime sa uji i Lumit Lim është skuqur nga gjaku e krenat e të vrarëve rrokulliseshin nëpër ujë si gurët atëkohë.
Ushtria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shpartalloj mijëra forca malazeze. Në betejat e saj, për mbrojtjen e trojeve shqiptare luftuan me trimëri qindra luftëtarë nga Sanxhaku i Pazarit të Ri, por edhe muhaxhirë të ardhur nga Nishi dhe rrethinat e tij. Fuqitë e mëdha, të ndodhur në këtë situatë hoqën dorë nga dhënia e Plavë -Gucisë Malit të Zi. Ato vendosën t’i japin Hotin dhe Grudën, me arsyetimin se janë zonë katolike e mashtrohen kollaj nga malazezët
Ushtria e Lidhjes, malësorët e udhëhequr nga Ded Gjon Luli, Hodo Sokoli, Baca Kurti, Çun Mula, Preng Bib Doda i mbrojtën me heroizëm të rrallë trojet shqiptare, ashtu si Plavë- Gucinë. Të befasuar nga qendresa shqiptare fuqitë e mëdha vendosën t’i japin Malit të Zi Ulqinin.Kësaj radhe ato mobilizuan edhe flotat ushtarake të vetat në mbështetje të malazezëve.
Ushtria e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit megjithëse luftoj e paepur e me trimëri të rrallë nuk mundi ta shpëtonte Ulqinin. Atë e morën padrejtësisht malazezët. Padrejtësitë ndaj shqiptarëve do të vazhdojnë përsëri.
Luftërat shkatërrimtare ballkanike, Lufta e Parë Botërore, ku trojet shqiptare u shndërruan në fushëbetejë, renia e Perandorisë Austrohungareze, e cila ishte aleate e garante e të drejtave të shqiptarëve sollën tragjedi të reja për popullin shqiptar.
Konferenca e Londrës e vitit 1913-të dhe ajo e Versajës në Paris një shekull më parë lanë më shumë së gjysëm e trojeve tona jashtë kufijëve të Shqipërisë Londineze. Konferenca e Versajës krijoi Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, e cila goditi pamëshirshëm shqiptarët. Nishit dhe rrethinave ia ndryshuan strukturën e popullsisë. E njëjta histori u përsërit pas Luftës së Dytë Botërore ndaj Sanxhakut të Pazarit të Ri, megjithëse shqiptarët kishin luftuar me heroizëm të madh kundër nazifashistëve.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sanxhaku i Pazarit të Ri u nda mes tre shteteve. Nën tutelën fashiste u krijua Shqipëria e madhe, në të cilën u përfshinë Rozhaja dhe Tutini, nën pushtimin gjerman mbeti, Pazari i Ri (Novi Pazari), kurse rrethet e Pribojit, Sjenicës, Dezhevës, Zllatarit, Maleshevës, Shtavicës u përfshinë nën Serbi, ndersa Bolanica, Bjellopolis, Llozani nën Malin e Zi.
Çetnikët serbë të udhëhequr nga Drazha Mihajlloviçi shkretuan vendin si stërgjyshërit e tyre, hunët e Atilës. Masakrat e tyre nuk rrëfehen e s’përshkruhen dot. Në masakrën e Bihorit në vitin 1943, të ndihmuar edhe nga italianët çetnikët kanibalë vranë afër 10000 vetë. Ata ndërmorën një ekspeditë rrënuese.
Rrafshuan 82 fshatra, si Sjenicën, Rozhajën,Tutinin, Baranën, Peshterrin, Ribariqin, Kolashinin, ku vranë mijëra vetë, mes të cilëve gra, vajza e fëmijë, u morën qindra robër dhe u dëbuan mijëra të tjerë, përgjithmonë.
Barbarët ishin të udhëhequr nga elaboratet e doktrinat e Çubriolloviçit në vitet 1937-1944, Meleniç e Andriq në vitin 1939-të. Ata ishin të frymëzuar nga doktrina e Vasa Çubriolloviçit “Nxjerrja e shqiptarëve jashtë”, apo, Spastrimi i pykés shqiptare publikuar në vitin 1937-të, si dhe filozofia e Dobrica Qosiçit:
“Të gënjesh për Serbinë është patriotizëm”.
Lumejtë e Rashkës, Ibrit, Limit u skuqën nga gjaku i shqiptarëve. Kjo masakër ia kalon përmasave të asaj të Sebrenicës. Forcat jugosllave pushtuan Sanxhakun në dimrin e vitit 1944- 1945. Marrveshja e fshehtë Rankoviç- Popoviç synonte ndarjen e Sanxhakut mes Serbisë dhe Malit të Zi, taktikë e njëjtë kjo me atë marrveshje që patën bërë Ribentropi me Molotovin për ndarjen e Polonisë.
Në mars të vitit 1945 Aleksandër Rankoviçi ia arriti qellimit, në bashkëpunim me Gjilasin, si përfaqësues i Malit të Zi. Në mars- prillin e vitit 1945, 75 vite më parë, në Tivar çetnikët pansllavë vranë mijëra shqiptarë, duke kryer keshtu një masakër të tmerrshme, që njihet si masakra e Tivarit. Një vit më parë grekët kishin vrarë në mënyrë kanibaleske mijëra çamë rrugës, pas shpërnguljeve masive, të dhunshme nga trojet e tyre autoktone.
Pas takimit Tito – Kyprylliu, në Split dhe pas Paktit Ballkanik Turqi – Jugosllavi -Greqi në shkurt të vitit 1953 u organizua debimin masiv i shqiptarëve. Gjatë periudhës komuniste Sanxhaku mbeti ekonomisht i pazhvilluar. Në vitin 1960-të janë dëbuar 30 mijë banorë myslimanë nga Pazari i Ri për në Turqi. Në këtë periudhë kemi asimilimin masiv të shqiptarëve. Të njëjtën politikë kanë zbatuar edhe në Kosovë.
Në vitet 1951 -1968 nga Kosova për Turqi janë shpërngulur mbi 400000 shqiptarë dhe në vend të tyre kanë sjellë mbi 60000 kolonë serbë. Sot Sanxhaku i Pazarit të Ri ka shumicë boshnjake. Shqiptarët jetojnë në tri fshatra të rrethinës së Rozhajës.
Në vitin 1999-të gjatë luftës për çlirimin e Kosovës pritën shumë vellezër e motra shqiptarë të shpërngulur dhe dhanë kontribut për çlirimin e saj. Çengis Khani i Ballkanit Sllobodan Millosheviçi udhëhoqi operacionin patkoi të spastrimit etnik të Kosovës, duke e zbrazur pothuajse tërësisht nga popullsia shqiptare.
Ushtria barbare serbe kreu mbi popullin e Kosovës krimet me monstruoze. Ushtria Çlirimtare e Kosovës me mbështetjen e Natos triumfoj mbi ushtritë shtazore, pansllave, çliruan Kosovën dhe realizuan endrrën e saj shekullore për liri.
Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe i Nishit janë pjesë e trojeve tona, historisë, gjuhës, kulturës, së Kombit Shqiptar. Kush mendon se jemi të vonuar, apo me keq akoma, të gabuar në të drejtën tonë historike ju sjell në vemendje historinë e hebrejëve, të cilët pas 2500 vitesh pa atdhe valvitën flamurin me yllin e Davidit në trojet e tyre biblike, apo spanjollët pas 6-7-të shekujsh dëbuan pushtuesit arabë nga atdheu i tyre.
Sanxhaku dhe Nishi ashtu si Presheva, Ulqini, Plavë- Gucia, Tivari, Shkupi, Tetova, Çamëria janë sot e përgjithmonë pjesë e pandarë dhe e patjetërsueshme e tokës së shqiponjave, me të drejtën historike e bekimin e vetë Zotit.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!