BALËT-POPULLI ILIR-DARDAN E KRIJUAN PERANDORINË OSMANE

12
May
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

(Sipas mitologjisë së lashtë dhe dëshmive nga ILIADA e Homerit, motra e Dardanit quhej Bate-a, nga mund ta kenë marrë emrin pasardhësit e saj, populli i lashtë i ilir-dardan i BALËVE, sikurse Dardanët nga mbreti i tyre Dardani – Dardanus)
Shumica e studiuesve të derisotëm e kanë falsifikuar këtë histori, disa edhe sot mundohen të gjejnë burime të rrejshme, nga kush, pse dhe si u krijuar Perandoria Osmane.
E para, këta studiues harrojnë se, në po atë territor që u krijua kjo perandori, më herët kanë ekzistuar shtete dhe mbretëri të lashta ilire-dardane, si Perandoria Hitite (popullsi e lashtë ilire e zbritur nga Mali Hemus në Anadoll), Perandoria e Emadhisë e Lekës së Madh, mbretëria Parthine (Bartini në Traki dhe Anadollin Perëndimor) e gjeneralit të famshëm të Lekës së Madh – Lisimadhi (Lisimaku),Perandoria e Romës Lindore e Konstandinit të Madh dardan etj.
Themelues të Perandorisë Osmane, sipas burimeve historike, njihet familja fisnike ilire e Balëve, nga:
Edebali – (Dede) BALI;
Rabie BALA, bija e tij;
kurse qendra e kësaj Perandorie, në fillimet e saj, ka qenë
qyteti BAL(ÇIK ),sot me emër të modifikuar, Bileçiku në Turqi.
* Një figurë historike e njohur me emrin Ertogrul, gjithashtu ishte me prejardhje të njëjtë (jo mongol-tartar), mik i familjes së Gjyshit Bal (Edebali), babai i Osmanit, sulltanit të parë të Perandorisë Osmane, nga edhe e ka marrë emrin kjo perandori. Osmani u martua me bijën e (Dede)Balit, Rabije BALËN, për arritjen e këtij qëllimi – krijimin e mbretërisë së tyre, më vonë e njohur si Parandoria Osmane, e cila mbijetoi deri në gjysmën e parë të shek. XX.
Po ky popull, Balët e Gurisë, disa shekuj më parë e kishin themeluar shtetin e tyre të BALGURISË, duke u vendosur fillimisht në BALÇIK, qytet në brigjet e Detit të Zi në Bullgarinë e sotme, rajoni i Dobruxhës (më herët ky qyteti njihej me emrin Kroni). Nuk është një rastësi që afër qytetit të sotëm Balçik në Bullgari ndodhet edhe venbanimi tjetër i lashtë me emrin Albena, në po këtë rajon.
Prijësi i disa qindra familjeve të Balëve, që erdhën në Bullgari (Bal-Guri), dhe e themeluan shtetin e tyre të ri, në fund të shek. VII, quhej BATO (jo Asparuh).
Me këtë emër njihen në histori edhe disa prijës të tjerë ndër popujt e lashtë të Ilirikut Lindor (sot Lindja e Mesme), nga Armenia e lashtë, Guria (Gruzia-Gurzia), sot Gjeorgjia, Albania (Bardhia) e Kaukazit (sot Azerbajxhani), Parthia, Media, Dardia-Dardica-Dardistani, Baltia (Balistani, sot krahinë në Pakistan dhe Iranin Verior) etj. Me këtë emër njihen në histori së paku edhe dy mbretër ilirë, me emrin Bato (Balë). Edhe apostulli i parë i Jezu Krishtit, i cili e përhapi krishterimin në Ilirik, i njohur me emrin Shën Pali (e ka pasur emrin e lindjes Bali) dhe shumë figura të tjera mitike dhe historike, që njeh historia e njerëzimit.
* Një krahinë e madhe (rajon gjeografik) me emrin BALTI-STANI ekziston edhe sot, ku banon një popullsi e lashtë (me një lashtësi së paku nga ekspeditat ushtarake të Lekës së Madh në Lindje-Indi), i cili nga studiuesit është konstatuar se ka prejardhje, tradita, histori dhe gjuhë të veçantë nga popujt tjerë përreth dhe nuk ka prejardhje të përbashkët me popujt e Indisë dhe Persisë.
(11 maj 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk