BALLISTËT, PËRLIGJIN TRADHTINË NËN PARULLËN” KOHA, NE NA DHA TE DREJTË”

27
Nov
2023
Shkruan: Ylli Meçe

—-
Një ndër debatet më të ndezura gjatë këtij çerek shekulli në vendin tonë, është dhe përplasja midis forcave progresiste, por dhe me ata që e bënë luftën, me organizatën e çarvalitur të ballistëve, të cilët, mbasi PPSH-ja realizoi tradhtinë e parë të saj historike, u kujtuan të dilin nga koteci dhe të kakarisin me të madhe se “koha na dha të drejtë ne ballistëve”, parullë kjo që as më shumë e as më pak, do të thotë se ne (ballistët)që dikur nuk e donim madje dhe e luftonim komunizmin, qysh herët ëndërronim për një shoqëri ku të predominonte demokracia perndimore. Kjo është e vërtetë, (sepse ka qenë në programin e “Ballit”), por ballistët si hileqarë që janë, jo vetëm se nuk e thonë qëllimisht, se në ç’krah ishin reshtuar gjatë lufte, por duke bërë pirueta akrobatike në vend që të flasin për këtë temë, na deklarojnë me të madhe se Lufta Nacional çlirimtare e cila ishte e ngelet një ndër epopetë më të lavdishme të popullit shqiptar, na paska qenë një “luftë civile”. Kjo sipas A. Alimadhit…. teksa Çelo Hoxha e kundërta e pionierit partizan e dëshmor Çelo Sinani, krekoset në kolltuqet e televizioneve si gjel deti, duke na përrallisur mbi krimet dhe në “iso foni” me tërë kërmën e llumit që e ka dënuar historia, kërkon të bindë shqiptarët, se po kjo histori padrejtësisht na i paska damkosur ballistët me vulën e tradhëtisë, nga që ata, sipas tij, na qënkëshin atdhetarët e vërtetë dhe duke marrë frymë lirisht, hedhin shikimin në sallën ku u mbajt tradhëtia e Kongresit të 10 te PPSH (PS), duke ju u bëjnë me sy profesorve te tjetërsuar P .Milo, N. Nika e A. Lalaj të cilët të krrusur mbi arkiva 80 vjeçare, në rrugën e mundimshme për riabilitimin e “Ballit” nuk bëjnë gjë tjetër, veçse me fshesë në dorë duke dashur të fshijnë historinë, pa dashje nuk e kuptojnë, se po fshijnë pëndët dhe glasat e Ballit. Po pse s’mund të fshihet historia? Sepse ajo është shkenca që merret me analizat, studimin dhe evidentimin e lëvizjeve të mëdha të popujve me karakter shoqëror, qëndrimet e shtresave të ndryshme të shoqërisë por dhe individëve përfaqësues të tyre qofshin këto me karakter përparimtar apo dhe reaksionar, në të gjitha etapat e zhvillimit të një vendi të caktuar. Është e vërtetuar katër cipërisht tradhtia e “ajkës së kombit ose Ballit”, madje qysh para se te pushtohej Shqipëria, ideologët dhe jerarkët fashistë italianë duke e njohur mirë psikologjinë e shqiptarit dhe plagën e vuajtjeve tona nacionale, për të joshur shqiptarët, gjatë okupacionit ata bënë dhe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por përpara se te realizonin pushtimin, ata( fashizmi) pikërisht në Itali kishin formuar orgnizatën” Bashkimi i Kombit” në krye te se cilës ishin: M.Kruja, Q.Koculi, A. Këlcyra, K.Tromara etj. Të ish vallë një rastësi që këta “Baballarë të kombit” do vinin bashkë me fashistët dhe do të merreshin më vonë bashkë me M. Frashërin për formimin e “Balli”- t ? I ndodhur në udhëkryq midis atdhetarizmit dhe tradhëtisë “Balli” për të bërë figurë të mirë në popull në Konfrencën e Pezës me 16 shtator 1942 dërguan dhe një përfaqsues ,H.Begenë. Ata, por dhe Abaz Kupi, premtuan për luftë kundër fashizmit. Por çfarë ndodhi mbas Konferences me “Ballin” dhe a luftoi ai realisht? Nuk gjendet as edhe një dokument në arkiva që balli të ketë marrë pjesë në luftime, nuk gjendet asnjë dokument, që si fashistët italianë, apo ashtu dhe ata gjermanë të kenë lëshuar urhër luftarak kundër “ballistëve”, sikurse dhe në dy opercionet luftarake naziste tehu dhe qëllimi i tyre ishte asgjesimi i formacioneve partizane dhe fjala “balliste” as që përmenet gjëkundi, pa çka se pinjollët e mbeturinave historike mundohen të na e servirin “Ballin” si një organizëm politik e ushtarak, pra si një faktor pjesmarrës në luftën çlirimtare. Po ç’gjenden nëpër arkiva? Gjendet vetëm tradhëtia e paturpëshme e tyre. Po a bëri luftë “Balli”? Po bëri veçse bëri“luftë kundër luftës Nac-Çl” sepse arkivat thonë se ballistët si A.Këlcyra dhe N.Vlora paten nenshkruar një dokument me gjeneralin fashist Dalmzzo, nga ku keta perfaqsuese te ballit angazhohen perpara fashizmit se ata japin fjalën e nderit që do luftojnë kunder bandave te kuqe dhe sigurojnë gjeneralin në fjalë se asgje e keqe nuk ka për tu ndodhur bajonetave pushtuese sepse ata do të kujdesen për qetësinë në rajonet e jugut. Vet protokolli i nënshkruar binte ndesh jo vetëm me vendimet e Konferencës së Pezes por dhe me direktivën e leshuar nga aleatet per bashkimin e te gjithe forcve politike per te luftuar”nazi- fshistet”madje binte ndesh dhe vet me programin e “Ballit” që premtonin lufte kundr armikut, por ja që “Balli” gjatë tërë periudhes se luftës, ku në mënyrë të rafinuar e ku hapur, u bë shtojcë e bajonetve të tyre. Ja si eshte shprehur K/ministri englez W. Churcill ( një armik i egër i komunizmit): ..”Ç’do shtet e individ që do të luftojë kundër nazi-fashisteve do të ketë dhe ndihmën e përkrahijen tonë. Ata që do marshojnë krah për krah me ta, do të jenë armiqtë tanë. Kjo është politika jonë. Kjo nuk është luftë klasash, por është një luftë për ekzistence”( “The second war world” 2001 pg.622- 624) Edhe pse kështu, në kët rast, Çurçilli i paska mbajtur me hatër ballistët tanë, madje dhe kur ballistet me anë të Azis Biçakut kapën rob gjeneralin Devis dhe e ju u derguan gjermaneve. Mirë Alimadhi, Butka dhe “Çelo Pinxhua” që hidhet përpjetë si kaposhin kur e qëllojnë me gur, po Milo, Lala e Nika nuk e dinë se vet Hitleri e dekoroi Biçakun e ballit me “kryqin e hekurt “ në fillim te vitit 1944?! Dihet se ne dhjetorin e vitit 1942 fuqitë e mëdha Anglia, USA dhe URSS nëpëmjet notave zyrtare me në të ministrave të tyre të jashtëm njohin luftën Nac- Çlirimtare të popullit shqiptar në ballë të së cilës qëndronin njësitet dhe formcionet partizane të udhëhequra nga PKSH-ja pikerisht ky E. Hoxhë i cili rezultonte tre here i dënuar me vdekje nga nazi- fshistët, pikerisht ky Enver sëbashku me intelektualet atdhetare me rinine shkollore punëtoret dhe njezit e ndershëm që dolën ne demostraten e pare ne 28 Nëndor 1939 kundër fashizmit. M.Frasheri që çuditërisht dhe pse e mbante veten gjoja si një anti fashist e kafen e pinte te “Kursal” qetësisht si në kohë paqe duke nxjerrë dhe gazeten e tyre leglisht në mes të Tiranës. Ja si raportonte konsulli gjerman Schiliep i atshuar në Shqipëri, ministrit e vet gjerman J. Ribentrop dhe pse ne ende nuk ishim pushtuar nga gjermanët: “Nje burim i besuar vlerëson se“ Balli Kombëtar” shumë shpejt do të formoje tre banda, për të luftuar komunistët në jug të Shqipërisë nga ku një në jug..në zonën e Kurveleshit, një në Gjirokster dhe tjetra në Korçë.” “Balli” i Alimdhit, Butkës, dhe Çelos që kërcen përpjetë si kokodshkat në qebap, mund të mburren përpara socialistëve të sotëm, se ata qysh në kohën e luftës ishin kundër komunistëve dhe jo si PS-ja apo PD-j e sotme që janë të vonuar , VEÇSE ATA DUHET TA MARRIN VESH NJË HERË E MIRË, SE KURRË PËR TRADHËTINË E TYRE S’MUND TE MBURREN PËRPARA HISTORISË. Ballistët, s’mund të mburren sepse spiunuan komunisten Qeriba Derri në Vlore me 1944 të cilën e pushkatuan gjermanët, ishin ata që spiunuan “Këshilltarët e Hekalit”sikurse kanë spiunur me dhjetra e qindra të tjerë pa lenë në harresë masakrën e “4 shkurit 1944” e cila mba tëresisht vulen e tradhetisë se ballisteve të cilët kishin në “Regjencë” dhe 4 balliste antarë te Ballit. Pra e kundërta qëndron, sepse ka qenë Balli ai që i ka provokuar njesitet tona partizane, ka qenë “balli” ai që ka lënduar zemrat e popullit dhe jo PKSH-ja dhe Enver Hoxha te cilët denoncuan marrveshjen e Mukjes dhe pse vet te deleguarit e PKSH-se, kishin gabuar duke rënë në batakun e ballistëve të cilët, po sot, kët “marrveshje” ata e tundin dhe e kanalizojnë në drejtimin që u pëlqen si ”dokument” i cili i paska shërbyer dhe si preteks për të bashkuar armët me pushtuesit. Kësaj i thonë që për inat të PKSH-se unë do shkapërdhehem e do bëhem aleat me nazistët“. Balli” ka qenë një organizatë e cila prej fillimi e deri në fund, ngeli nën përkujdesjen e pushtuesve fashiste dhe si të tillë ata u bënë dhe shërbëtorë të zellshëm dhe mercenare të tyre. Ja si do shprehej kumandari i një çete balliste Xhevat Starova në një letër dërguar gjeneral Xaninit .. : “ Sipas marrveshjes së bëre, mblodha njerzit e mi dhe kam rënë në përpjekje me forcat partizane te Reshit Çollakut dhe sikurse konstatoni dhe ju z. gjeneral ,guximi e trimeria e tyre kalon çdo kufi …dhe ne kete rast po qe se nuk u japim një mësim të mirë ne do te humbasim dhe këto forca që kemi të cilat presin ndaj nesh. Me këtë rast ju lutemi na dërgoni të paktën për 10 veta të holla paradhënie ,që ti paguaj një herë në muaj si dhe ushqime e veshmbathje..” Besniku i juaj sekretari politik Xhevat Starova. ( Dhe na thone ballistet na qenkeshin vetem per pula…harrojne te thone se ishin dhe mercenare qe paguheshin nga armiku )(AQSH F.264 dt 75 faqe 59-60-61) Shtrohet pyetja se si mund te ketë luftë civile kur ajo, jo vetëm nga ana e e PKSH-se por dhe prej Shtabit te përgjithëshem dhe Keshillit Antifshist Nacional Çlirimtar (ku bënte pjesë dhe A. Kupi) ishte e drejtuar kundër pushtuesit ? Nëse korabolcionistët morën dhe u pajisen me armë, u financuan dhe u hodhën ne lufte kundër formacioneve partizane, ne atë perseri nuk e konsiderojme lufte civile, por bashkepunim të tradhetarve me armikun, sepse lufta ishe e drejtuar kundër armikut pushtues dhe me kete rast dhe kundër tradhtarve paçka se Mithat beu lëshonte qarkore ne vjeshtën e vitit 1943 për të mos e pritur me armë gjerman “agën”. Marrezia e ballistëve madje dhe e disa “profesorucëve” që mundohen të na mbushin mendjen me termin e “luftës civile” i kalon kufijte e paditurive historike e sidomos te analizave te ngjarjve e fenomeneve . Të mos i dinë ata këto gjëra ? Mendoj se i dinë por si duket u pëlqejnë bëmat e Ballit për të nxjerrë përfitime duke u bërë,me, apo dhe pa dashje ushtare besnike te M.Frasherit, që Rama i ngriti kokën prej bronxi diku në afërsi te kafe “Kursal” ku pinte kafen Tatja në Tirane… por që ca bij nënash ”kopukë e bij kopukësh” ja këputën këtij tradhëtari. Nëse ky fenomen, pra “luftë midis partizaneve dhe ballistëve “ (PKSH-se dhe Ballit) do të ndodhte mbas çlirimit, se kush e kush do të merrte pushtetin duke u ndeshur me armë me njeri tjetrin, ateherë po, atëherë do të të konsiderohej e tille, si një luftë civile, sikurse ndodhi dhe me Greqinë nga ku forcat partizane mbas lufte u përleshën dhe me ato qeveritare. Kjo nuk ndodhi thjeshtë për “tragji-komedinë” balliste, sepse ata ishin kompromentuar aq shume në popull, saqë dhe mbas lufte ja mbathën te kumbarët e tyre italianë. Pra Balli dhe pse ngeli në pozicion tradhëtie, përsëri tehu i luftes Nac- Çl dhe drejtimi kryesor i saj ishte e ngeli lufta pa kompromis kunder pushtuesit për çlirimi e vendit, teksa kolaborcionisteve me dhjetra herë u eshte bere thirrje që te largoheshin nga rruga e turpit. Nese një pjesë e madhe e tyre vazhduan me kokefortësi në krah te formacioneve fashiste, ishte e ngelet faji më i rëndë i historik i tyre që vet historia kurrë nuk ka për tja u falur dhe pse aktualisht përjetojnë të ashtuqujturen “demokraci perndimore” ( U menderofsha mu në kët demokraci ! )sikurse ënderronin “ballistët”, por që harrojnë se kushtrimin e parë kunder nazi fashizmit e dhane pikërisht këto vende që dhe formuan kolaicionin e madh të aleatëve… dhe nëse do kish triumfur fashizmi Tiku, Butka. e Çelua mundet dhe të ishin udheheqsa te “Evropes naziskine të bashkuar” teksa Milo, Lala, Nika me siguri sot do krenoheshine e do të bëheshin biografë të tyre.
Ylli Meçe – Botuar ne gazeten “Sot”- dt 27.11 . 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk