Banka “Lugina e Silikonit” falimentoi!

18
Mar
2023

Shkruan: Genta Petro Kaloçi
16-03-2023

E papritur?
Jo
E shmangshme?
Po
Kryelajmi i fundit është falimentimi i bankës Lugina e silikonit/ silicon vallley në SHBA. Interesante është sesi emri përcaktoi fryrje shfryrjen financiare të “gjigandit” teknologjik. Kjo bankë që nga momenti që e identifikoi veten me silikonin e kishte fundin e falimentimit të sigurtë u fry e u shfry si gjokse silikonato të bukurosheve të hollivudit.
Nëse shohim një skedar të krizave amerikane që nga 1930 Depresioni i madh kur FDR vendosi rregullator bankar e deri në 1980ën nuk kishte kriza të mëdha financiare. Por, në 1980 u shfuqizuan rregullat e kontrollit bankar dhe deri në 2010ën filluan krizat pothuajse çdo 10 vjet.
Pas krizës së madhe të 2008ës në 2010ën u vendosën rregullat DODD- Frank dhe nga 2010-2018 nuk kishte ndonjë krizë madhore.
Por, në 2018ën Trampi i shfuqizoi rregullat dhe u la hapësirë veprimi, investimi në formula të rrezikshme pavarësisht pasigurisë së lartë të tyre që tregonin shifrat në terren.
Shtojmë se dega e bankës në Angli u ble nga HSBC për 1£(1.2$) për ti shpëtuar kolapsit edhe më gjerë në një përpjekje që të shpëtohen konsumatorët dhe bizneset e firmave angleze.
Kjo flluskë që shpërtheu pikërisht një vit pas luftës në vazhdim midis ukrainë/rusi nuk është e rastësishme.
Megjithatë duhet të them një opinion timin se jeni bombarduar me shifra e analiza ekspertësh që nuk thonë asgjë dhe nuk zgjidhin problemin, por e thellojnë duke kërkuar ndërhyrjen e parave publike që të shpëtojnë bankat private. Një krizë e tillë ndodhi në 2008ën me krizën bankare që kapi të gjithë botën kryesisht vendet e dobra dhe në borxhe të bashkimit europian (spanjë, portugali, itali, greqi etj).
Në këto momente mungesa e likuiditetit është një tregues i arrogancës së pasanikëve të rinj siç janë krijuesit e patentave të shpikjeve të ndryshme dhe drejtuesit e kompanive teknologjike, të cilët gjatë ditës shfrytëzonin krahun e lirë të punës në vendet e treta (kryesisht në lindje kinë, azi, indi etj) pasdite krekoseshin me fryrjen e llogarive bankare të pasurimit të shpejtë dhe mbrëmjeve mbushnin hundët me pluhrin e bardhë të kokainës dhe mendonin në halucinacione se asgjë në botë nuk i prek.
Lugina e silikonit ashtu si bukuroshet e silikonit u shfry sapo shijoi vitet e para të shfrenimit monetar. Shumë prej drejtuesve me arrogancën e tyre në punë e në jetë përcillnin se kishin kapur zotin prej bolesh dhe se sistemi amerikan nuk do i prekte. E shisnin veten si mesia që do shpëtonte botën nga varfëria me patentat e tyre të dala boje që më shumë prodhonin mbetje toksike për ambjentin sesa ishin shpëtim prej teknologjisë ndërkoh që falimentuan me fryrjen e kërkesave për to në tregun e lirë. Parrallinjtë e rinj menduan se mund të rrëzonin kapitalin e vjetër, duke rrjepur shumëfish konsumatorët me çmimet e kripura, shtetin me patentat e mbipaguara, me vjeljen e shtetit nëpërmjet gjyqeve arbitrare që paguheshin nga buxheti dhe njëkohësisht duke fshehur kapitalin në parajsa fiskale mashtrime me taksat. Amerika frymon e ekziston vetëm nëpërmjet spekullimeve të Wall Street, të ashtuquajturën Ëndrra amerikane që bëhesh brenda natës milioner, por që ti marrin të gjitha bashkë me brekët në formulën spekullative të rradhës. Pasanikët e rinj të luginës së silikonit harruan se, paret, pasuritë, kolateralet i kishin nën kontrollin e sistemit të kapitalit të vjetër financiar e politik. Më pas shteti/buxheti rrënohet del politika me vendimet e saj (me kspitalin e vjetër pas) të kaloj masat e reja për të mbrojtur konsumatorin nga vetja dhe lakmia. Kështu dalin kapitali i vjetër dhe politika heronj të masave nga kolapsi i mëtejshëm. Pasi u mblodhën paret, floririn gjërat me vlerë dhe u lanë të hanë muret dhe pronat që s’kanë ç’tu bëjnë dhe do u’a marrin për 1lek/dollar siç bënë para dy ditësh me degën e bankës SV në Angli.
Kjo është ekonomia e kapitalit. Për aq kohë që këta spurdhjakët pseudopasanikët e rinj nuk e kuptojnë se sado që të “fitojnë” gjithmonë do të jenë nën lëmoshën e kapitalit të vjetër që lëviz gurët për aq kohë do vuajnë kriza të tilla.
Do thotë dikush aty mes jush, dmth t’u bë qefi që u rrënuan kaq e kaq familje, biznese, puntorë?
Aspak, përkundrazi po shpreh të kundërtën e asaj që duket si e tillë. Duhet ta kuptojnë edhe në amerikë e më gjerë se nuk mund ti luftosh duke u lënë në dorë të kontrollojnë buxhetin, financat, patentat ata që mundohesh ti rrëzosh. Gjithashtu nuk mund të jesh i sigurt në një vend superfuqi që gjeneron kriza financiare çdo dekadë dhe njerëzit të mos kuptojnë problemin, por vazhdojnë të gënjejnë veten se janë të pasur me pëlqime tiktoku e ndjeksa instagrami e miliona pasigurie bankare që humbin gjurmë e vlerë nga sekonda në sekond.
Gjithashtu me këtë falimentim doli në pah sesa injorantë, të paditur, naivë, budallenj janë njerëzit jo vetëm në amerikë nga njohuritë globale politiko ekonomike nga të cilat nuk ngelen pa u prekur as ata që konsideroheshin si lugina e të paprekshmëve. Këta gjenialë inovatorë në dekadën e fundit proklamonin se gjoja kishin çelsat e së ardhmes, çelsat e mbretërisë së zotit virtual mbi tokë dhe me demek gjithçka kalonte prej tyre këtej e tutje. Me demek kokat e teknologjisë, të zgjuarit, të mençurit me mbi 180 IQ ku ajshtajni e ku ata ranë pre e lakmisë së tyre në çarkun e kapitalit të vjetër dhe u hodhën në erë nga bomba e napalmit teknologjik.
Ku mi keni kokat e lesh inovatorëve që s’kemi parë asgjë të hajrit prej shpikjeve të tyre si njerëzim, përveçse na lanë mbikonsumin një njollë e shekullit të ri.
Megjithatë nuk mund të qahemi, u’a morën me lezet të drejtat e autorit nëpërmjet financës, pasi u’a dhanë me thasë e valixhe dekadën e fundit nëpërmjet të cilave u zunë sytë me perden e pangopjes që të mos shikonin atë që do u vinte me falimentimin në qendrën e shpikjes së tyre.
Këta të inteligjencës artificiale donin të dilnin më të fortë se të vjetrit të mekanikës manuale dhe ti mundin me asimilim kompjuterik, por harruan se u’a hoqën prizën superkompjuterit dhe hajt të përdorin algoritmet dhe konsolat në errësirën e mesjetës këta inovatorët e silikonit plastik.
Pikërisht kjo arrogancë tregon haptazi nivelin e ulët të botëkuptimit të tyre si individë, shoqëri të cilët frymojnë, jetojnë sesi t’ja fusin njëri tjetrit me formula spekullative për të jetuar në lluks të shfrenuar. Mbase e mbanin veten si lugina e gjenive me bustin e Teslas në qendrën e luginës, por harruan sesi vdiq, i vjedhur, i grabitur me marrveshje që vlenin sa një vakt ditor, i pavlerësuar në skamje e mjerim dhe i harruar për dekada të tëra nga bota shkencore dhe njerëzimi.
Ndërkoh që, harrojnë se lluksi i njërit është djersa, puna, mundi deri edhe gjaku i dikujt, disave të tjerë në vend ose diku në planet. Pikërisht këtë pikë nuk donin të mendonin lugina e silikonit ashtu si e gjithë shoqëria amerikane, prandaj do vuajnë dhe gjenerojnë kriza të tilla çdo dekadë.
Është për të qeshur e për të qarë të mendosh që pseudokokat e njerëzimit nuk kuptuan asgjë nga fundi i dhimbshëm i ideatorit dhe admiruesit të tyre Tesla që ia futi po ai sistem dhe po ata njerëz të cilëve u shërbejnë me kaq vrull e përkushtim. Të qash apo të qeshësh që pseudokokat e inovacionit e përparimit teknologjik të inteligjencës artificiale nuk arritën të parashikonin e të mbronin veten nga fundi tragjik.
Hajde të presësh prej tyre hajër e begati si shoqëri e njerëzim.
Me të drejtë lind pyetja e vetme, Kur ata nuk kanë arritur të kuptojnë se ku qëndron problemi i rrënimit të kësaj shoqërie politikoekonomie, atëherë çfarë mund të presi njerëzimi shpëtim prej shpikjeve të tyre që s’i mbrojnë dot nga grabitqarët e sistemit në të cilin jetojnë e punojnë?
Si do ndihmojnë shoqërinë në paqe, mirëqënie, bashkim, drejtësi me padijen e vetëdijshme dhe lakminë e qëllimshme?
Si mund të bëhesh pjesë e një kapitali qindravjeçar vetëm me fatin e fillestarit? Harrojnë se ai që shpërndan letrat (në poker/banka/dora) di edhe si ti fitoj ato në fund. Deri sa ta kuotoni sesi funksionon ekonomia politike do ju zhysin në forma të ndryshme si kriza financiare në amerikë ose si reformat (ligjore) në drejtësi në rajon, ose më keq akoma si reformat e përgjithshme si në afrikë e lindje deri ukrainë me kokrrën e plumbit.
Deri atëherë, zgjidhni e merrni, këto ka menuja!
Këto janë çështje për shqyrtim të tjerat varu bidonat ashtu siç thotë edhe piti, uji e solli, uji e mori.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk