1. LUTJA
– O Zot, më dërgo një burrë prej qiellit, se këta në tokë nuk më pëlqejnë! – kështu iu lut Zotit një grua e re.
– Në dallim me Tokën që jep njerëz të mirë e të këqij, qielli nuk jep asnjë fije bari, jo më burrë për ty, – ia ktheu Zoti.
2. BASHKËJETESA
– Me cilën kafshë dëshiron të bashkëjetosh? – e pyeti gazetari qytetaren në bulevard, duke menduar për qenin apo macen.
– Me burrin tim, i nderuar, – u përgjigj qytetarja.
3. PORTRETI I ZONJËS
– Zonjushë, a pajtohesh që në portret ta zbuloj gjoksin tënd? – e pyeti piktori zonjushën krokimodele.
– Piktor i nderuar, gjoksin e kam hapur për ty në atelie, jo për sytë e botës, – ia ktheu zonjusha.
4. GËNJESHTRA RUSE
– Shtypi botëror shkruan për një grup grash që kanë dalë të zhveshura në rrugë, – tregoi njëri që kishte lexuar lajmin.
– Të gjorat… kanë dalë të zhveshura, pasi që me rrobat e tyre të vërteta janë veshur diplomatët rusë, – ndërhyri një tjetër.
5. ERA NDOT
– Si thuhet me eufemizëm “Diplomacisë evropiane i vjen era ndot”? – e pyeti arsimtari nxënësin.
– Thuhet “Diplomacisë evropiane nuk i vjen erë e mirë”, – u përgjigj nxënësi.
6. KONTROLLIMI
– Duhet t’ju kontrollojmë mos keni armë me vete sikur Isa Boletini dikur, – u tha portieri në selinë e Bashkimit Evropian.
– Jo, krejt na i ka marrë Serbia, – thanë negociatorët duke hyrë në portën e madhe të Bashkimit Evropian.
7. PËR LARGIMIN
– Kujt i takon merita për largimin e një milion shqiptarëve në botën e jashtme? – e pyeti avokatin e popullit.
– Sali Berisha thotë që merita i takon Edi Ramës, ndërsa populli thotë që merita i takon babait të Partisë Demokratike – Sali Berishës, – u përgjigj analisti.
8. ËNDRRA TRONDITËSE
– Ç’do të bëje, po qe se në ëndërron se je duke pirë kafe me Sali Berishën? – e pyeti njëri mikun e tij në verandën e kafenesë.
– Zgjohem prej tronditjes, – u përgjigj miku i tij.
9. ATENTATI
– A e di për çka Gjykata Austriake i ka dënuar atentatorët shqiptarë në vitin 1931 në Vjenë? – e pyeti njëri kolegun e tij jurist.
– Për shkak se kanë bërë atentat ndaj mbretit Zog, – u përgjigj juristi.
– Jo, për shkak se në vend të Ahmet Zogut kanë vrarë adjutantin e tij, – u përgjigj juristi.
10 TRADHTARI
– A ka më keq se të jesh gjeneral dhe të kesh frikë prej luftës? – e pyeti njëri kolegun e tij.
– Më keq se kjo është kur atdhetari bëhet tradhtar, – ia ktheu kolegu i tij.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!