Bashkimi kombetar, arrihet me mireinformim e respekt midis shqipetareve ne pjeseve te ndara.

12
Apr
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Eshte kenaqesi te degjosh se sa mire te informuar jane shume nga vellezerit tane te anes tjeter te kufirit ne Kosove, per perparimin e Shqiperise para se te shkaterrohej keto 35 vjet, jo si disa qe pane Shqiperine e shkaterriar nga Alia dhe Berisha, dhe mbi bazen e tyre bejne komente larg realitetit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Miku dhe vellau im i nje gjaku shqiptar ne Kosoven SHQIPETARE, Nexhmedin!

Faleminderit shume miku im per respektin qe tregoni ndaj meje, dhe vleresimin tuaj. Me vjen jashtezakonish mire qe keni qene mire Informuar per Shqiperine e Enver Hoxhes, e cila u shkaterrua teresisht nga puna armiqesore e armiqeve te brendeshem, deri ne koken e shtetit shqipetar e te PPSH-si, si Rami Alia, Sali Berisha, e shume horra te tjere qe e nxorren koken pas permbysjes qe arriten t’i bejne Shqiperise. Une kam vendosur te mbroj vetem te verteten, edhe pse jo pak me ka kostuar deri me sot, e nje dite mund te me kostoje edhe me jeten.

Enver Hoxha e morri Shqiperine me gati 95 % analfabete, pa industri, pa bujqesi, ku malaria bente kerrine, pa infrastructure, pa sistem shendetesor dhe pa ekzistencen e mbrojtjes moderne. Ai e cliroj Shqiperine nga pushtimi dhe forcat reakstionare, kolaboracioniste me pushtuesin, me nje ushtri qe e ngriti nga hici, hap pas hapi, me bijte dhe bijte me te mire te ATEMEMEDHEUT, qe vune jeten e tyre te reja, ne themelet e lirise e te zhvillimit te gjithanshem te Shqiperise, ne nje shtet moderrn, qe ndertoj vete hidrocentrale gjigande, me inxhiniere shqipetare te pergatitur ne Shqiperi. Industria minerale, e naftes, e kromit, e heku-nikelit, e fosfateve, e bakrit, dhe cdo gjeje te fushes, u zhvillua ne permasa te paimagjinueshme dhe ishte ajo qe invesoj ndertimin e nje industrie moderne, qe prodhonte cdo gje, po, po, cdo gje ne Shqiperi. Industria mekanike shqipetare prodhonte makina bujqesore, traktore, makina transporti, anije metalike peshkimi dhe nje armatim te shume llojeve ne sherbim te mbrojtjes.

Mbrojtja e vendit e paisur me anije lufte te mbiujeshme dhe nendetese, me avjone luftarake, me me shume se 1300 tanke, me mijera gryka zjarri te artilerise bregdetare qe garantonin bregdetin shqipetar dhe kufijte tokesor, me nje fortifikim qe ishte i pathyeshem, si per forcat ushtarake, ashtu edhe per mbrojtjen e popullsise ne rast lufte. Institucionet shqipetare te projektimit projektonin fabrika, uzina, spitale, ura hekurudha, qe i rane atedheut kryq e terthor.

Dritat elektrike, sherbimi shendetesor, telefonik, rruget automobiliste, shkollat e detyrueshme te nivelit tete vjecar, ujet e pijeshem, shkuan ne cdo fshat, e deri ne zonat me te thella.

Po ja qe morri pushtet nje pusht i fshehur si gjarper Ramiz Alia, te cilit i ishte zene koka me dere nga Serbia e te tjere, i fshehur e maskuar me dekada me rradhe, sabotoj ekonomine, e paralizoj ate, e me ne fund ja dha pushtetin ne tavoline nje UDB-ashi tjeter, nje krimineli qe e shkaterroj Shqiperine me themel, Sali Berishes, i cili punon per ta djegur perseri Shqiperine, qe ka lyer duart me gjakun e mijera djem nenash shqipetare.

Je per te admiruar vellai im, sepse je mire i informuar per ate Shqiperi qe u clirua me gjak, u mbrojt me gjak e u ndertua me djerse e gjak bashke.

Cdo shqipetar, e ka detyre morale ta thote te verteten ashtu sic eshte. Koha e Enver Hoxhes kishte edhe te metat e gabimet e veta, por ato qe ishin mire duhen thene bashke me kritikat, jo te kalohet ne mohimin e gjakut e te djerses se derdhur. Ekstremiste si Alia, e Berisha, kane bere krime te panumerta, te hapura e te fshehura, per t’ja faturuar njerezeve vertete te ndershem te asaj kohe, duke krijuar fatkeqesi ne shume familje shqipetare, duke i bere armiq pa qene srmiq.

Ai sistem ne Shqiperi, u mund per shume aresye. Ishte jo vetem lufta e njerezeve karrieriste e burokratike, bashke me armiqte fqinje shoviniste, por edhe fakti se shqipetaret nuk kishin kaluar nga feudalizmi ne kapitalizem, e me pas ne Socializem. Kalimi ne socializem, behet pasi kalohet ne kapitalizem, ndersa shoqeria shqipetare u nis nga nje prapambetje e plote, e nje feudalizmi mesjetar, jo nga pozita e nje shoqerie kapitali te zhvilluar, dhe kjo ishte nje aresye tjeter qe nuk e ndergjegjesoj akoma me shume njeriun shqipetar, i cili beri shume, se kaperceu epoke, nga feudalizmi, ne socializem.

Mbrojtja e te vertetave, nuk ka te beje aspak me propagande per socializem e komunizem miku im.Interpretime te tilla te disave, kane per baze dy pozicione, njeri dashakeqesi per te varrosur te vertetat, dhe e dyta miopi, paaftesi per te percaktuar veten ne anen e perparimit.

Shoqeria socialiste ne Shqiperi, krahas te mirave per popullin, si shendetesi, e arsim falas, kishte edhe nje te mete, qe duhej te ishte zgjidhur, por jo e lehte per te gjetur rrugen se si, krijimi i njerezeve te privilegjuar partiake e shteterore, te cilet stimulan dembelizmin, sa puna arriti deri aty sa te tallej e percmohej njeriu punetor, i edukuar, qe punonte per shoqerine e nuk shikonte interesin e tij, e te vleresohej dembeli, hipokriti, kepucelepiresi.

Mrojtja e te vertetave, per mire apo per keq, drejton ne rruge te drejte ne te ardhmen brezat e shqipetareve, duke u lene atyre te dokumentuar drejte, e me ndershmeri, te pamodifikuar e te painflyencuera nga ideologjira te ekstremit te majte apo te djathte qofshin ato.

Tani, me shkaterrimin e thelle ekonomik, shqipetaret, si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, e cila pas clirimit ndoqi poliriken kunderkombetare te Berishes ne shkaterrimin e ekonomise, duhet te kaloje ne nje shoqeri te vertete demokratike, ku ligji te zbatohet njejte per te gjithe, ku korrupsioni te mos kete vend per askend. Demokracia e soteme, nuk eshte demokraci, eshte katrahure korrupsioni dhe e krimit te organizuar.

Do te jete fatmiresi, qe populli te jete ngritur ne shkalen e duhur te ndergjegjesimit, sa t’i fshije nga politika te gjithe politikanet e ketyre 35 viteve, e te zgjedhe njeres te rinj ne komande te jetes se vendit.

Faleminderit.

Gjithe te mirat!


10 Prill 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/04/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk