/Nga Arkivi/
Rilexim
“Baskët dhe Besët ilirë të Trakisë nuk janë popuj enigmatikë, siç i paraqesin studiuesit e derisotëm, por është enigmatike historiografia e frymëzuar me urrejtje e shovinizëm e qarqeve politike dhe shkencore të Evropës.”
– Abdulla Mehmeti
* Nga libri im në dorëshkrim: “BESËT ILIRË TË TRAKISË”
BASKËT DHE BESËT ILIRË NUK JANË POPUJ ENIGMATIKË
Popujt: Baskët – Besët; vendi, mali i Pirinit (Pirinejet) në Traki dhe mali i Pirinejeve mes Francës dhe Spanjës në perëndim të Evropës.
Baskët dhe Besët ilirë të Trakisë nuk janë popuj enigmatikë, siç i paraqesin studiuesit e derisotëm, por është enigmatike historiografia e frymëzuar me urrejtje e shovinizëm e qarqeve politike dhe shkencore të Evropës.
Si arritën Baskët ta ruajnë emrin e tyre të prejardhjes së etnisë dhe emrin e vendit, të malit nga kanë ardhur në lashtësinë e hershme parahistorike, nga Pirini (Pirinejet) i Besëve ilirë të Trakisë, të ngulitur nga përplasjet e jetës dhe rrethanave, në perëndim të Evropës (mes Francës dhe Spanjës)?
Kësaj radhe ju paraqesim vetëm dëshmitë përmes fotografive.
Shpjegime plotësuese:
1. Baskët edhe sot janë një popull prej së paku pesë milionë banorë, të cilët jetojnë në një territor kompakt mes Francës dhe Spanjës, ndërsa një pjesë e madhe janë shkapërderdhur gjithandej në Evropë dhe në vendet tejoqeanike.
2. Populli i Besëve ilirë të Trakisë, sipas shumë studiuesve të lashtësisë, mes shek. I – VII të erës sonë ka qenë populli numerikisht më i madh në Evropë. Ku janë sot pasardhësit e këtij populli, këtë përgjigje duhet ta japin historianët dhe studiuesit tjerë. Ne e dimë saktë, duhet ta dijë edhe opinioni. Nuk janë vetëm Baskët pasardhësit e tyre, por edhe shumë popuj të tjerë të sotëm të Evropës.
3. Alpet Besiane (Beskide), polonisht: Beskidy, çekisht: Beskydy, sllovakisht: Beskydy, Rusyn: Бескиды (Beskydŷ), ukrainisht: Бескиди (Beskydy) janë një seri vargmalesh në Karpate, që shtrihen nga Republika e Çekisë në perëndim. përgjatë kufirit të Polonisë me Sllovakinë deri në Ukrainë në lindje. Mali më i lartë në Beskide është Hoverla, me lartësi 2.061 metra. Alpet Besiane (Beskidet, sot Karpatet) kanë një sipërfaqe prej 600 km në gjatësi dhe 50 -70 km në gjerësi.
4. Studiuesit e sotëm, historianët, gjuhëtarët dhe të tjerët, duhet të japin përgjigje edhe për fenomenin në lidhje me gjuhët e sotme, si ka mundësi që populli LITUANEZ prej afërsisht 3 milionë banorëve, ka arritur ta ruaj identitenin e tij të veçantë dhe gjuhën mes popujve numerikisht shumë më të mëdhenj të Evropës. Si ka mundësi që një popull kaq i vogël të ketë fondin më të madh të fjalëve që edhe sot i përdor. Përderisa Fjalori i anglishtes i Oksfordit (OED) që ka rreth 273,000 zëra së bashku me 220,000 shprehje gjuhësore; Fjalori i tretë ndërkombëtar i Webster-it që ka rreth 470,000; Fjalori i gjermanishtes (DWB), leksikoni më i madh i gjuhës gjermane, që ka rreth 330,000 zëra; ndërsa Fjalori Akademik i Lituanishtes përmban rreth 500,000 zëra. Kjo është edhe një dëshmi më tepër për tezën tonë. Populli lituanez e ka krijuar edentitetin e tij kulturor, historik dhe gjuhësor në Alpet Besiane. Mjafton t’i shikoni stemat, atë të shtetit të sotëm të Lituanisë dhe të qytetit të lashtë të Besianëve, qyteti Siedlce të Polonisë, si janë kopje gati identike. Këtë fakt mos e harroni
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!