1943 – 30 Korrik – 2023
80 vjetori i krijimit të
Vetëm 20 ditë nga krijimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, më 30 korrik 1943, nën drejtimin e Partisë Komuniste për Qarkorin, në Vorfë të Malësisë së Madhe, u krijua Batalioni Partizan “Përlat Rexhepi”, i pari formacion i organizuar i Ushtrisë Nacional Çlirimtare në Qarkun e Shkodrës.
Batalionin Partizan, shkodranët e pagëzuan me emrin e Heroit të Popullit, Përlat Rexhepi, njërit prej “TRE HERONJVE TË SHKODRËS” të 22 qershorit 1942, për të cilin poeti shkodran, Kol Jakova do të këndonte me vargje:
Hajde toska i vogël,
Dridhe mal e kodër,
Binde mbarë një Shkodër,
Oso Kukë tamam!
Përlat toskë vlonjaku,
Aty ku t’ra gjaku,
Lulëzoi zambaku,
Lule për mejdan!
Batalioni partizan “Përlat Rexhepi” u ngrit mbi bazën e tri çetave partizane të zonës. Një muaj më pas, batalioni do të përuronte me sukses luftën e tij të organizuar, në betejën e Reçit të Malësisë së Madhe, ku së bashku me vullnetarë nga popullsia e zonës, do të dërmonin repartet ushtarake të pushtuesit italian në këtë zonë.
Në tetor 1943 një pjesë e Batalionit kaloi në Plavë e Guci, ndësa pjesa tjetër, që mbeti në Rrethinat e Shkodrës, në nëntor 1943, i dha goditje të forta forcave armike në rrugën Shkodër – Koplik, si dhe zhvilloi luftime të ashpra me forcat gjemane e mercenare, që sulmuan fshatin Vorfë, bazën e batalionit.
Së bashku me Batalionin e dytë Partizan të Shkodrës, Batalioni Partizan “Përlat Rexhepi”, u rreshtuan në Grupin Partizan të Shkodrës, ku në përbërje të Divizionit të II S të UNÇSH mori pjesë në çlirimin e Shkodrës.
Pas çlirimit të Shkodrës, dhe gjithë Shqipërisë, në përbërje të formacioneve partizane, Batalioni “Përlat Rexhepi”, vijoi luftën për çlirimin e tokave shqiptare në Jugosllavi, deri në Vishegrad.
LAVDI LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE!
LAVDI BATALIONIT PARTIZAN “PËRLAT REXHEPI”!
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!