“Ma merr Enverin, po ta fal”

15
Nov
2023
Nga: Enveristët E Bashkuar

Më kthe në atë gjendje ku isha më parë:
M’i kthe 500 uzinat që kisha,
M’i kthe fabrikat e kombinate,
M’i kthe fushat e mbjella, ashtu si i pate,
M’i kthe fermat bujqësore e blegtorale,
M’i kthe të pyllëzuara kodra edhe male,
M’i kthe kodrinat me brezare,
M’i kthe vreshtat, ullinjte, mollë e portokalle,
M’i kthe minierat e metalurgjikët,
M’i kthe arkitektet, inxhinierët e mekanikët,
M’i kthe shkollat, universitete e spitale,
M’i kthe mësuesit, profesorët, doktorë e intelektualë,
M’i kthe kufijtë ashtu si më parë,
M’i kthe të paprekur nga armiq e tradhtarë,
Më kthe rendin dhe qetësinë,
Më kthe nderin, dinjitetin dhe krenarinë,
Më kthe ashtu siç isha më parë,
Më kthe ndjesinë të ndjehem shqiptar,
Më jep të drejtën të kthehem në vendin tim,
Më jep të drejtën të dua Shqipërinë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk