Shkruan: Genta Kaloçi Skënderi
Kjo tokë siç ka nxjerrë kokat pellazgoilirearbërore dhe shqiptarizmit ka nxjerrë dhe krimbat. Natyra kshu e ka, krimbin e shkel për së gjalli, por të ha për së vdekuri. Balancat e ekosistemit të ruhen mbi gjithçka. Mjafton të mos shndërrohesh në krimb, zvarranik për arsyet e gabuara.
Berishizmi ka zaptuar të gjithë pa përjashtim të madh e të vogël.
Berishizmi, ky fenomen degradues nuk i kishte fillesat e tij pas 90ës, por kjo tokë e ka mbartur prej shekujsh mbi vete dhe brenda saj në gen.
Të gjitha shkatërrimet e kësaj toke në mbi 30 shekuj i ka pasur nga ata që u hapnin dyert natën armikut dhe më pas e quanin b/punim për të mirën e vendit dhe të popullit.
Atë që historia e padrejtësive njerëzore në rrjedhën e saj e ka quajtur përherë si Tradhëti.
Në shumicën e rasteve së bashku me ta bëhej palë edhe populli i kësaj toke prandaj ka mbetur i strukur në një pëllëmb toke rrëzë Adriatikut.
Berishizmi dhe çirakët e romakëve, sllavëve, grekërve, arabo turqve i kanë rrënjët thellë mes jush. Pa ndihmën tuaj ata nuk do kishin sukseset që mbajnë mbi ju. Berishizmi ka pasur gjithmonë nevoj për brejtësit, urithët, çirakët e tij në të gjithë sektorët e shoqërisë si të artit, kulturës, medias, arsimit, mbrojtjes, sepse pa ta nënshtrimi juaj s’do ishte i mundur.
Ata ju paraqesin mashtrimin, gënjeshtrën, të vërtetën e copëtuar si fakte të dobishme e me vlerë në favorin tuaj, por që në afatgjatë veprojnë kundra jush.
Ashtu siç është në një fragment nga lashtësia “sesi Antinou dhe Theodoti deri në fund të jetës luftuan për të mbrojtur vendin e tyre në sulm kundër romakëve. Një djalosh u bëri thirrje popullit që tu dorëzoheshin romakëve dhe s’kishin përse të luftonin e të vdisnin vetëm sepse dy krerët e vendit ishin çmendur për të mbrojtur popullin, vendin e tyre. Kështu në fund, Antinou dhe Theodoti të tradhtuar nga populli luftuan kundër romakëve dhe vdiqën në sheshin e luftës.”
Këtë fragment jam e sigurt për arsyet e tyre mund ta përdori presidencopozita e sotme në favor të saj se gjoja po lufton për popullin. Ja pra sa thjesht manipulohet e vërteta nëse nuk di ta dallosh se kush ta thotë dhe për ç’qëllime e përdor atë.
Berishizmi u duk në çdo epokë, te ai djaloshi që struku qytete e vënde të tëra para 25 shekujsh dhe vazhdon deri ditët e sotme me të gjithë ju. Përgjatë mijra viteve Berishizmi gjente vend në mendjen dhe zemrat e të dobtëve dhe kështu nga një Pellazgji e madhe, e pushtetshme, me pasuri marramëndëse (dokumentet e lashtësisë e shfaqin më së miri, në fotot poshtë tekstit mund të lexoni për to) u mbyll në një Shqipëri të vogël. Kjo Shqipëri e mbrojtur nga luftëtarët e gjaku i atyre besuan te e drejta, liria, dhe e vërteta që mbrohen vetëm me gjak. Ky vend u krijua sërish shtet me të gjitha nishanet e një shteti sovran e të pavarur vetëm nga Kollosi Enver në shek e 20të.
Ndërkoh që Enveri zbatoi në mënyrë të përpiktë të gjithë praktikën e punës e të luftës së Pirros së madh. (Lexoni shënimet e lashta për Pirron dhe krahasoni që përputhen pothuajse 100% në mënyrën e veprimtarisë së tyre. Përmenda Pirron se ishte epoka e artë e kësaj toke, pas tij e mori peropia rajonin tonë).
Berishizmi në shekuj gjendte vend edhe përgjatë perandorive romake, bizantine, osmane dundjeve sllavoaraboturkogreke duke e bindur popullsinë të përqafojnë fetë e reja për ti shpëtuar gjoja taksave, vdekjes dhe zhdukjes së tyre, por në fakt u asimiluan dhe të gjitha ato treva që ishin dikur tonat, u bënë të sllavoturkogrekolatinëve, armiqve tanë shekullor.
– Sa e sa të mira ka parë kjo tokë nga berishizmi mijëra vjeçar që na ka ndjekur këmba këmbës deri në asimilimin e popullsisë sonë.
– Sa e sa të mira ka parë nga berishizmi zogist, toptanas, xoxe me shokë para, pas 44ës dhe pas 90ës.
Në tre dekada fara e berishizmit është përhapur marrëzisht dhe janë po ata si atëherë që u shërbenin me adhurim, admirim pushtuesve tanë për gjoja pseudokulturat e tyre ndaj romakëve bythgrisur, grekërve dinak, osmanllinjve genshartuar e të tjerë si këta.
Kur ata të admirojnë, adhurojnë, të mësojnë e të respektojnë gjuhën shqipe dhe Shqipërinë, të kërkojnë ndjesë për këto dhjetra shekuj krime mbase atëherë do kemë ndonjë grimcë admirimi, adhurimi edhe unë për ta.
Megjithatë mos harrojmë se të gjithë dykëmbshat shqipfolës janë në sulm për tu shërbyer sa më mirë për kotheren e rradhës në dëm të shqiptarizmës dhe zvogëlimin e tkurrjen e kësaj toke ashtu si likja, mona, edlulushi, pd, ps, lesheli shpk si edhe zogu, toptanajt, (i dënoi turkoserbogreku me marrveshjet e tyre të fshehta).
– Mitati, markagjonajt e me mijra të tjerë si këta i dënuan luftërat botërore.
– Xoxja (u dënua nga serbia), belishova (u dënua nga rusia), jakova (i erdhi dënimi nga Noli në amerikë), balluku me qindra të tjerë pas 44ës i dënoi vetja që u munduan t’ja fusnin kësaj toke nën rrogoz me b/puntor armiqtë në dëm të mirqënies dhe zhvillimit të saj.
– Ngjela, lubonja, kadare, kaloçi, myftaraj, dervishi e me qindra mijra si këta pseudoshkrimtarë, intelektuhalë, analë i dënoi servilizmi i tyre ndaj tutorit të rradhës në pushtet.
– Thaçi, veseli, haradinaj, limaj, mustafa, ahmeti, mehmeti, sela, thaçi (shkupit) pas 90ës e të tjerë të fshehur pas uniformës së pseudokomandantëve janë me shumicë në trojet tona. Këta i dënoi paaftësia dhe fiksimi me pushtetin pas luftës dhe shpërbërjes së jugosllavisë, të pickuar e të ndikuar nga emisarët e berishizmit në këto tre dekada dekadence.
Të gjithë këta pa përjashtim çuditërisht berishizmi i pas 90ës i shpalli heronj.
Gjoja paskan punuar me armiqtë tanë në të mirë të vendit dhe të popullit tonë, të cilët përherë na e kanë pasur me hile e të futme. Përgjatë tyre vetëm regres, humbje, depresion, mjerim, varfëri ka pasur ky vend. Faktet janë kokforta, përulen edhe zotat, sidomos për kohën e pushtimit mbi b/kombasit e tyre.
Nuk kam arritur kurrë të kuptoj e të pranoj faktin sesi mund ta duash e ti shërbesh popullit dhe tokës tënde duke u bërë lavde atyre që të kanë plaçkitur në mijra vite dhe të zaptuan tokat, detin në marrveshje të fshehta me çirakët e tyre në emër të gjoja stabilitetit në rajon dhe shpëtimit të kokave dhe pasurive të pushtetarëve të të gjitha kohërave dhe pushteteve në mijëra vjeçarë deri më sot?!
Unë nuk kam adhurimin dhe admirimin më të vogël ndaj kriminelëve të kësaj toke në shekuj pavarësisht se, kanë qënë të huaj apo vendas në shërbim të tyre. Bajga njëra palë dhe mbetje radioaktive pala tjetër.
As atëherë nuk i kam kuptuar, as të para 44ës, por as këta të sotmit pas 90ës sesi bëjnë kurban me marrveshje poshtë tavoline të humbasim rajone të tëra në dëm të faktorit shqiptar duke u fshehur pas patriotizmit të rremë. Ju janë veshur sytë dhe koka me bajgat e dhjerokracisë berishiste nuk mund të bëni dallimin mes patriotizmit real dhe atij të rremë.
Pseudopatriotizmi është më i rrezikshëm sesa nacionalizmi. Nëse njëra është molja që të gërryen, tjetra është krimbi që të shqyen.
Më tragjikja ju u shkoni nga pas, i duartrokisni, i përkrahni, i votoni, i mbroni, i mbështesni, vrisni, e vriteni për ta, drogoni, trafikoni, shisni, përdhunoni, xhvasni, mashtroni, grabisni, i admironi, adhuroni, u shërbeni, i lexoni, i shpërndani, i papagalizoni pa menduar me kokat që mbani mbi shpatullat tuaja.
Kjo me ju më habit marrëzisht.
Ka mundësi të jeni kaq të cekët, sipërfaqësor akoma edhe pas mijëra vitesh padrejtësie, krimesh që ju janë bërë në shtrembërimin e genit tuaj pellazgoiliroarbëror?!
Jeni vërtet zhgënjim i madh i kësaj toke larë me gjakun e padrejtësinë mijëra vjeçare.
Njeriu nuk mund të tradhtoj veten sado që mund ta shfaqi atë si një zgjidhje, kothere buke, të mbush zorrën apo barkun, gjoja taktikë shpëtimi afatshkrurtër, por me pasoja të mëdha në aspektin afatgjatë të interesit kombëtar.
Ah, sa rëndë jeni. Më e keqja është se nuk e dini, që ta kuptoni. Këto nuk vijnë bashkë në kokat tuaja të mbushura plot bajga nga berishizmi mijëra vjeçar antishqiptar.
Ju uroj shërim të mbarë, sepse siç thonë edhe ata librat tuaj fetarë, “nuk mund tu shërbesh dy zotave edhe kombit edhe parasë”!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!